Pranimi i rezultatit të zgjedhjeve të 21 qershorit shihet si një shenjë pozitive nga europarlamentari Eduard Kukan. Në profilin e tij në Twitter, Kukan thotë se megjithatë duhet pritur raporti final.
"Vendi ishte në pozicion të vështirë vitin e kaluar me bojkotin e Parlamentit. Arritja e një marrëveshje të përbashkët ishte shumë e rëndësishme. Shenjë pozitive: pranimi i rezultatit, por duhet pritur për raportin final", shkruan Kukan.