Hulumtimet e shumta kanë zbuluar se një përbërës i caktuar në rrush, manaferra dhe verë të kuqe mund t’ua rrafshojë barkun më mirë se çfarëdo tjetër.
Zbulimi sugjeron se dietat të cilat përmbajnë resveratrol, mund të ndihmojnë në luftimin e obezitetit.
Këtë substancë magjike e përmbajnë verërat e kuqe dhe, pavarësisht se studimi është kryer në minj, hulumtuesi i këtij studimi, profesori Min Du nga Universiteti Shtetëror i Washingtonit, thotë se substanca në fjalë i ka të njëjtat ndikime edhe te njerëzit.
Këto zbulime janë raportuar në Revistën Ndërkombëtare të Obezitetit.