Ja pse leximi ju ben te lumtur

Ja pse leximi ju ben te lumtur

Leximi ndryshon në mënyrë të thellë funksionimin e trurit

Në veçanti, ata që lexojnë romane zhvillojnë një nivel ndjeshmërie më të lartë, cilësi që është vënë re te fëmijët (në të kundërt, ata që shikojnë televizor për një kohë të gjatë, janë më të mbyllur në vetvete). Jo rastësisht praktika e biblioterapisë është në gjendje të kurojë disa çrregullime emocionale.

Ceridwen Dovey, në një artikull për The New Yorker, shpjegon se si na ndihmon leximi në 10 pikat e mëposhtme.

1.Dikush ju dëgjon


Biblioteraupeuti ju dëgjon. Një nga kënaqësitë më të mëdha të leximit është ndarja e emocioneve e ndjesive të provuara në faqet e librit me dikë që është vërtet i interesuar në atë që keni lexuar.

2.Përballja me veten


Midis lexuesit dhe librit lind një dialog i heshtur, ku përfitimi është reciprok. Lexuesi reflekton mbi veten, ndërkohë që përjeton ngjarjet e personazheve në libër.

3.Spiritualitet i thjeshtë, por jo banal


Shpesh, temat që lidhen me shpirtin trajtohen me terma shumë fisnikë, ose në anën tjetër, në nivele metafizike ose predikuese. Të lexosh emocionet e tua në një libër do të thotë t’i shikosh ato nga perspektiva të ndryshme pa rënë në përsëritje dhe reflektime banale.

4.Përjetimi i përvojës personale


Në çdo libër janë të pranishme ngjarje e situata shpirtërore që na çojnë të kujtojmë përvojat personale. Kjo është një mundësi për lexuesin që të kthehet pas në të kaluarën e të mendojë e meditojë mbi veprimet e tij.

5.Çfarë libri më këshillon?


Biblioterapeuti është një person me një kulturë të gjerë, që gjithnjë e di, në varësi të gjendjes suaj shpirtërore, çfarë libri t’ju këshillojë në një moment të caktuar.

6.Të udhëtosh përtej


Të lexosh një libër do të thotë të zvogëlosh hapësirën që ndan Unin nga pjesa tjetër e universit. Virginia Woolf thoshte: “Libri na ndan në dy pjesë”, pasi leximi eliminon egon dhe siguron bashkimin e përjetshëm me një mendje tjetër.

7.Çdokujt të tijën


Biblioterapia nuk është e vetmja terapi. Për shembull ekzistojnë qarqe leximi për të burgosurit, të moshuarit e prekur nga demenca, ku diskutimi mund të zhvillohet mes dy a më shumë personash.

8.Një traditë mijëvjeçare


“Ky vend shëron shpirtin” është një mbishkrim i gjetur në një bibliotekë në Tebë, në kohën e grekëve të lashtë. Një shprehje e Ciceronit thotë se “një shtëpi pa libra është si një trup pa shpirt”. Sigmund Freud, shekuj më pas, i bazoi studimet e tij edhe në analizat psikologjike të romaneve të shekullit të 19. Dekada më vonë, William Menninger përhapi për herë të parë metodat e biblioterapisë në komunitetet shkencore.

9.Libri i duhur në momentin e duhur


Zakonisht lexohet edhe kur çdo gjë shkon mirë. Por në momentet më të errëta, në periudhat më të vështira të jetës, libri i duhur në momentin e duhur mund të ofrojë zgjidhje të papritura të problemeve që ju shqetësojnë prej kohësh. Gjithsesi, kurdoherë, leximi ka një funksion ngushëllues.

10. 10, 100, 1000 libra


Së fundi, përjetimi. Leximi aktivizon të njëjtat gjëndra të trurit që aktivizohen kur jeni duke përjetuar një përvojë drejtpërdrejt. E nëse ndokush që është alergjik ndaj librave mund të jetojë një jetë të vetme, të vetën, ai që lexon do të njohë mijëra njerëz të ndryshëm që jetojnë në qindra botë të ndryshme.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama