Lajmet na thonë se ende pa u futur Lulzim Basha në zyrën e kryetarit të Bashkisë, Jozefina Topalli, apo qeveria, apo të dyja së bashku, kanë rivënë në lëvizje projektin e tyre për shkatërrimin e Piramidës dhe ndërtimin atje të godinës së Parlamentit të ri. Sikurse dihet, Lulzim Basha, kur është shprehur për këtë projekt gjatë fushatës elektorale, ka dhënë një përgjigje që mbështetësit e tij e kanë interpretuar se ishte kundër, jo pro këtij projekti. Dhe kjo kishte një kuptim: sepse ai e dinte se shumica e votuesve, për arsye të ndryshme, që nga ato të lidhura me ruajtjen e kujtesës historike e arkitektonike të kryeqytetit e deri tek ato të lidhura me faktin se një shpenzim i tillë është absurd për një vend që ka një mijë prioritete më të rëndësishme sesa ngritja e një Parlamenti super të shtrenjtë, do të votonin kundër tij. Por, dimë gjithashtu se Lulzim Basha na ka premtuar se do të bëjë një moratorium për lejet e ndërtimit, që do të zgjasë afro një vit, deri në hartimin e një plani urbanistik, të cilin, pastaj ka premtuar se do t’ia nënshtrojë një referendumi. Kurse kjo mënyrë sjelljeje e Topallit të bën të mendosh sikur ajo e ka planin urbanistik të Bashës dhe votën e këtij referendumi në xhep që tani.
Atëherë, si ta komentojmë këtë? E para përgjigje që të vjen është se kemi të bëjmë me mashtrimin e zakonshëm të elektoratit nëpërmjet premtimesh që dihet se nuk do të mbahen. Me fjalë të tjera, me arrogancën e atyre që, pasi kanë hedhur lumin, të thonë “të q… kalin”, ose me “mirësjelljen” e atyre më të moderuarave syresh që të thonë: ju e dini se ne jemi ajo çka bëjmë, jo ajo çka themi dhe e dini mirë se çfarë kemi bërë deri tani, ka qenë e kushtëzuar nga shumë faktorë, jo vetëm nga dëshira e mirë, prandaj na mirëkuptoni për mosmbajtjen e premtimeve.
Këtu, një pyetje e dytë që vlen të ngrihet është ajo nëse Basha bën pjesë në talljen direkte të Topallit & Co me zgjedhësit në Tiranë apo jo? Mendoj se duhet të ndalemi një moment për t’i dhënë përgjigje kësaj pyetjeje përtej nxitimit të atyre që menjëherë do të thonë: “Pse, kishe ndonjë dyshim ti për këtë?”; apo të atyre që, nga ana tjetër, do të mbrojnë Bashën dhe do të sulmojnë Topallin ose Berishën. Sepse, edhe kur flasim për mashtrim, ky nuk e përjashton inteligjencën njerëzore. Ky akt i Topallit dhe nxitimi që Kushtetuesja të hedhë poshtë padinë e socialistëve për shkatërrimin e Piramidës (që vërteton akuzat se Drejtësia shqiptare është nën diktatin e Berishës), duket shumë poshtë inteligjencës që ka treguar Basha në këtë fushatë elektorale. Boll për hir të gjithë atyre intelektualëve të shquar që e mbështetën Bashën në të ashtuquajturën “Iniciativa për Tiranën”, duhej pritur të paktën edhe ca. Personalisht, gjatë fushatës kam shprehur dyshimin serioz se shumëçka në premtimet e Bashës ishin pjesë e një shfaqjeje aktoreske që duhej luajtur sa më mirë, për të tërhequr sa më shumë vota spektatorësh.
Kjo, kryesisht, duke u nisur nga përvoja e së kaluarës me klasën tonë politike, por edhe nga pabesueshmëria e disa prej premtimeve. Është kjo arsyeja që kam deklaruar publikisht se nuk votoj asnjërën palë, pasi vota është edhe përgjegjësi. Pra, nëse ti i jep votën dikujt dhe nesër ai bën të kundërtën e atyre që i ka premtuar publikut, kjo të ngarkon me përgjegjësi edhe ty që i ke dhënë mbështetje me votën apo fytyrën tënde. E, megjithatë, edhe sikur ta marrim Bashën krejtësisht mashtrues, duke iu referuar inteligjencës që e drejtoi në atë lloj aktrimi, nuk besoj se Basha është ndjerë i kënaqur nga nxitimi i zonjës Topalli & Co për të shpallur fillimin e punimeve për Parlamentin e ri sipas projektit të hartuar për në vendin ku sot ndodhet Piramida, ndërkohë që ai ende s’ka hyrë në zyrën e Bashkisë. Jam i prirur më shumë të besoj se nxitimi i zonjës Topalli & Co kërkon, në fakt, t’i tregojë Bashës vendin: t’i thotë atij, pra, që ta ketë të qartë se ai është një marionetë në duart e udhëheqësve të vërtetë të PD-së, siç ka qenë qyshkur u thirr në KOP-in e famshëm dhe se në Bashkinë e Tiranës do të vazhdojë të luajë këtë rol e të mos e rrejë mendja, siç kanë sugjeruar disa, se ai është fytyra e re e PD-së, e ardhmja më demokratike e saj, numri 2 pas Berishës etj…
E, këtu pyetja tjetër që ngrihet është: po “Doktori”, që dihet se është promovuesi i Bashës e njëherësh më politikan se Jozefina, ç’thotë për këtë akt? Kjo lidhet edhe me një pyetje që është ngritur gjatë fushatës nga mjaft analistë: nëse ishte Basha që e la “Doktorin” jashtë fushatës së tij për Tiranën, në mënyrë që të fitonte më shumë vota, apo nëse ishte “Doktori” që e la Bashën të aplikonte strategjinë e mënjanimit të tij, pasi kjo bëhej kështu më kredibël. Unë gjykoj se “mënjanimi”, nëse mund të quhet kështu, s’bëhej dot pa miratimin e “Doktorit”, i cili ka mësuar nga përvoja që për pushtetin e tij duhet të bëjë edhe sikur shkel mbi veten e tij ndonjëherë. Por, ama, për pushtetin e tij, jo të Bashës. Dhe sërish për pushtetin e tij, mua më duket se nuk i intereson ta poshtërojë Bashën kaq shpejt. Aq më tepër, pasi, sikurse shkruante me të drejtë Shkullaku në “Panorama”, e ardhmja e pushtetit të PD-së vetë do të përcaktohet shumë nga suksesi apo dështimi i Bashës në Tiranë. Atëherë, nxjerrjen e lajmit për Piramidën pa e ulur Basha bythën në karrigen e marrë në mënyrë të padrejtë për gjysmën e tiranasve që kanë votuar Ramën (shtoi këtyre edhe dyshimet e shumicës së atyre që s’kanë votuar), e ka nxjerrë Jozefina me kokë të vet, apo ka dijeni edhe “Doktori”?
Unë që kam ngulmuar gjithmonë në idenë se teatri i politikës sonë luhet nga kukulla në skenë dhe oligarkë që tërheqin fijet e tyre në prapaskenë, do të ngrija edhe një pyetje tjetër: po ata në prapaskenë, të cilët presin lejet e ndërtimit e përfitimet e tjera për “investimet” që kanë bërë për PD-në e që janë për pushtetin e “Doktorit”, ndoshta edhe më të rëndësishëm sesa fytyra e freskët e Bashës, ç’rol kanë në këtë nxitim të zonjës Topalli & Co? Nuk mund të japësh një përgjigje të prerë për këtë pyetje. Por, ndërkohë që besoj se ata kanë dorë në këtë punë, dy gjëra më duken të sigurta: së pari, kush mendon se “Doktori” po përgatitet që t’ia lërë pushtetin Bashës e se ky mund të ndërtojë pastaj një parti më demokratike, që do të thotë edhe më në shërbim të njerëzve dhe jo të të fortëve dhe oligarkëve që respektojnë vetëm pushtetin e parasë, kam frikë se gabohet. Basha edhe mund të vijë në krye të Partisë Demokratike një ditë.
Por, ashtu si Edi Rama në krye të PS-së, do të vijë kur freskia e shkëlqimi i fytyrës së re të sapopërdorur t’i jetë zvetënuar krejt nga “rrudhat” e “thinjat” e një jete të vështirë nën hijen e së keqes që ka kapluar politikën tonë e që, në fakt, më duket se Basha e ka filluar prej kohësh. Së dyti, sepse është edhe më gabim të besosh se e keqja që ka kapluar politikën tonë mund të kurohet nga ata që vetë e gjenerojnë e se, prandaj shoqëria duhet të nxitojë të ndërtojë kundërtrupat për ta luftuar atë nëse nuk do të përfundojë nga gjendja e të përgjunjurit në atë të të shtririt përtokë.