Ka ardhur koha që shqiptarët t´i bëjnë vetes një pyetje ekzistenciale: Përse nuk jemi aty ku janë sot estonezët? [...] një gjen vetëshkatërrues [...] Kjo është menjëherë e dukshme për shumë të huaj. Nocioni se për të fituar vetë duhet të shkatërroni armikun, se shkatërrimi është rruga e duhur, mendoj se është një mendësi tepër unike e klasës politike shqiptare, e cila po bllokon përparimin. Në shumicën e vendeve përparimi vjen nga ndërtimi mbi arritjet e së kaluarës; nga kuptimi i së mirës së përbashkët dhe interesit kombëtar; nga të pranuarit se, nëse kontribuoni për ta bërë tortën më të madhe për shoqërinë, edhe feta juaj do të jetë më e madhe. Megjithatë, koncepte të tilla, edhe nëse janë dëgjuar ndonjëherë, janë të rralla në debatet politike shqiptare…”
“Nëse Shqipëria nuk bën një ndarje me mentalitetin “klientelist” dhe të fokusohet te aftësitë, arritjet dhe meritat, unë shoh pak shpresë.”
Ambasadori danez, Karsten Ankjaer Jensen, këtë herë ka vendosur të na thotë disa të vërteta lakuriq mbi atë se si e mendojnë shumë të huaj realitetin shqiptar. Intervista është e fortë. Ajo meriton një reflektim të thellë jo vetëm të klasës politike, por të gjithë shoqërisë, pasi vjen në një moment ndjeshmërie të madhe dhe, njëherësh, sepse sintetizon një të keqe nga e cila vuajmë prej kohësh. Mungesa e reagimit nga maxhoranca dhe përdorimi i saj nga opozita thjesht për qëllime të ngushta të çastit qe një provë më shumë e asaj çka thotë ambasadori.
Interesantja për reflektim në intervistën e ambasadorit është se ai ka tentuar t’i japë përgjigje një pyetjeje që ngrenë shpesh shqiptarët e që duket se ia ngrenë edhe të huajt vetes, kur duan të kuptojnë se çfarë e dallon Shqipërinë nga vende të tjera, si Estonia p.sh: nga vjen ky mallkim, kjo e keqe? Ç’është ky “gjen” “vetëshkatërrues” që ka bërë që edhe komunizmin shqiptarët ta kishin më të tmerrshmin edhe kapitalizmin më çnjerëzorin që i bën gjithnjë e më shpesh të thonë: “ky vend nuk bëhet.” (Veçanërisht e kam dëgjuar këtë shprehje pas këtij konfliktualitetit të fundit për Bashkinë, që është shoqëruar edhe me një vakum pushteti rrënues mbi ambientin, territorin, institucionet dhe, në përgjithësi, mbi shpresën për një të ardhme më të mirë.)
Nga na vjen “gjeni vetëshkatërrues”?
Për afro një shekull shqiptarëve u është bërë një lavazh truri, duke u thënë se e keqja u vjen nga 500 vjet Perandori Otomane; se më parë kanë qenë të ndritur, por pastaj erdhën otomanët që u sollën errësirën me ferexhe; se kjo ka bërë që të jenë shumë të zotë për të qeverisur të tjerët, por jo për veten e tyre. Ka nga ata që u kanë thënë se e keqja u ka ardhur nga fqinjët e pabesë, serbët apo grekët. Enver Hoxha u shtonte këtyre edhe kishat dhe xhamitë si agjentura të armikut. Kësisoj, ideja e ngulitur thellë në ndërgjegjen shqiptare është se e keqja na ka ardhur nga jashtë, është instaluar në trupin tonë dhe ne tashmë ose jemi duke luftuar ta çrrënjosim me ndihmën e miqve (siç kanë pretenduar ata që kanë marrë përsipër të na udhëheqin), ose i jemi nënshtruar këtij «virusi» që jeton në trupin tonë në trajtën e politikanëve tanë, duke na bërë të lektisemi pa shpresë. Në një shkrim lexova një gazetar të shkruante, duke bërë analizat e zgjedhjeve në Shqipëri, se kush mendon se lufta kundër korrupsionit mund të ketë ndonjë ndikim në rezultat gabohet, pasi korrupsioni është një mënyrë jetese e ngulitur tek shqiptarët për pesëqind vjet nga Perandoria Otomane.
Ndërkaq, ky vështrim i të keqes jashtë vetes tek tjetri është një konstrukt kulturor që është aplikuar e aplikohet edhe brenda vendit. Dikur aplikohej në trajtën e «armikut të brendshëm në bashkëpunim me të jashtmin»: agjenti i të huajve ose shfaqjet e mbeturinave borgjeze të së kaluarës, sot merr trajtën e armikut politik që herë është i tillë pse ka qenë komunist, spiun i Sigurimit, herë pse i shërben grekut, herë serbit, herë tjetër sepse nuk është shqiptar, por grek, vllah, shule apo ku di unë. Në fakt, konfliktualiteti e shkatërrimi që sheh ambasadori mbështetet fort mbi paradigmën nacional–komuniste të projektimit të së keqes jashtë vetes tek tjetri, armiku, i keqi, që duhet ta luftojmë derisa ta çrrënjosim e që ka si anë tjetër të medaljes parimin: historia (e së mirës) fillon me mua.
Si provokim ndaj atyre që janë të bindur se «virusi» i të keqes na ka ardhur nga jashtë – më së shumti nga turqit – po sjell një fragment nga libri i Nathalie Clayer, ku tregohet se si përshkruhej shqiptari në teatrin e kukullave të Stambollit në fundshekullin e XIX. «Me mustaqe të trasha dhe ndonjëherë me mjekër të thinjur, shumë naiv, injorant në shkallën e fundit, jashtëzakonisht vulgar, ndonëse përpiqet të tregohet i sjellshëm, gazmor, ai flet gjithmonë si të shkrehë pushkën, si të thyejë, të presë dhe copëtojë. Kur ikën me të katra dhe merr dhenë, thotë se “e bëra t’ia mbathë”, kur ha mirë dajak, vetë thotë se “e zhdëpa”. Në fund të çdo fjale që nxjerr nga goja, ai fillon të kërcënojë atë që i kthen fjalën, duke vendosur dorën mbi kobure dhe figura e tij, gjatë pjesës teatrale, përqeshet në çdo lëvizje.»
Ja pra që edhe turqit, që me vetëmburrjen tonë nacional-komuniste i kemi konsideruar inferiorë duke thënë se jemi ne që i kemi qeverisur, na paskan përqeshur siç ndoshta na përqesh ambasadori danez për gjenin tonë vetëshkatërrues. Jo, e keqja duhet kërkuar gjetkë dhe ndryshe.
Gjykoj se kjo e keqja e vetëshkatërrimit nëpërmjet konfliktualiteit permanent, që në Shqipëri e gjejmë si një sëmundje endemike të rëndë, deri në atë shkallë saqë në nivel individësh edhe një kritikë racionale na e shndërron menjëherë mikun në armik, kurse në nivel politik i ka shndërruar dy partitë kryesore në gati ushtri mercenarësh, që paguhen për luftën që bëjnë kundër njëra-tjetrës, është një e keqe universale, jo shqiptare. Thjesht kemi të bëjmë me egoizmin njerëzor, që në formën më primitive është shfaqur si egoizëm individual kafshëror, pastaj si egoizëm klanor familjar e më pas në format e egoizmit të tribuve e të kombeve që kanë shkatërruar shumëçka për të fituar vetë. Problemi ynë është se ne nuk kemi mundur, në historinë tonë, të kapërcejmë përtej egoizmit individual dhe atij që mund të quhet egoizëm familjar, klanor e së fundmi i partive të shndërruara në tribu plaçkitësish. Deri tek institucioni i familjes, mirë keq, ne funksionojmë pak a shumë si të tjerët, përtej familjes ne nuk kemi ndërtuar dot thuajse asgjë të qëndrueshme pozitive. Në këtë kontekst, nëse do t’i referohemi metaforës së ambasadorit, them se nuk bëhet fjalë për një «gjen vetëshkatërrues», i cili nënkupton një trup të shëndoshë të cilin ky po e shkatërruaka, por për mungesën e shfaqjes së një «gjeni ndërtues», që e rrit aftësinë e lidhjes dhe bashkëpunimit të qelizave individuale dhe familjare me njëra-tjetrën, duke fuqizuar organizmin shoqëror.
Po të shikosh historinë e shteteve të tjera të quajtur të suksesshme, “kuptimi i të mirës së përbashkët dhe interesit kombëtar” sipas të cilit “nëse kontribuoni për ta bërë tortën më të madhe për shoqërinë, edhe feta juaj do të jetë më e madhe”, ka ardhur nga të tilla “mutacione” në organizimin kolektiv të jetës. Ato kanë ardhur nëpërmjet krijimit të komuniteteve fetare, kanë ardhur nëpërmjet ndërtimit të shoqërisë civile, të lëvizjeve kombëtare, të lëvizjeve sociale, që tek e fundit janë ngjizur në strukturat dhe institucionet e atij që quhet shtet-komb, nëpërmjet një dialektike zhvillimi jo pa dhimbje e probleme edhe në shtetet më të suksesshme. Në shoqërinë dhe shtetin tonë të pas 1912-s, «mutacioni» që do ta bënte shoqërinë tonë të ndërtonte “kuptimin e së mirës së përbashkët”, d.m.th një shtet, me institucionet e tij e një administratë publike që funksionon për shtetasit e tij dhe jo kundër tyre, nuk ka ndodhur ende. Sipas meje, tri janë arsyet kryesore historike të kësaj.
E para, sepse krijimi i shtetit shqiptar filloi nga një nivel gati zero më 1912-n, më shumë si dhuratë e të huajve, nëpërmjet bashkimit të gjysmërave të katër vilajeteve otomane pa shumë lidhje me njëra-tjetrën, pa një qendër e administratë të përbashkët; së dyti, për shkak të ndërtimit të lëvizjes sonë kombëtare mbi dobësimin deri eliminimin e komuniteteve fetare (për shkak të qenies shumëfish) dhe të mjaft nga çfarë trashëguam nga shteti otoman; së treti e më i rëndësishmi, për shkak të diktaturës komuniste 45-vjeçare që shkatërroi çdo institucion paraardhës e çdo komunitet në emër të krijimit të një regjimi çnjerëzor që, në fakt, ishte forma më e egër e shfaqjes së «gjenit vetëshaktërrues», denoncuar nga ambasadori danez, që ka si moto vepruese parimin «historia fillon me mua ».
Megjithatë, historia jonë nuk është shumë e ndryshme nga ajo e shumë vendeve të tjera për sa i përket thelbit të asaj që diskutojmë. Le të marrim fqinjët tanë më të dashur, italianët, që njihen si popull gjenial. Eugenio Scalfari, duke shkruar për shkakun kryesor të korrupsionit në Itali, e vë theksin në faktin se italianët ndihen të tëhuajtur nga shteti i tyre. Origjinën e këtij tëhuajësimi ai e gjen në faktin se shteti i bashkuar, pra ai që u krijua në shekullin e XIX, ka qenë i huaj, i largët për italianët, se historikisht ky shtet është përjetuar më shumë si shfrytëzues sesa si garant i paktit shoqëror; më shumë si autor dhune sesa si tutor i ligjshmërisë; se populli nuk ka marrë pjesë, por vetëm ka qenë i pranishëm në lindjen e këtij shteti, pasi 75% e popullsisë ishte fshatare, me fjalë të tjera jashtë institucioneve. Shteti – thotë Scalfaro – nuk ishte një simbol, as atdheu nuk qe i tillë. Për pjesën më të madhe, këto fjalë ishin të panjohura, pa kuptim. Kurse për shtresën e hollë të të privilegjuarve ishin thjesht mundësi për të zaptuar e ligjëruar pushtet në emër të përfitimit personal (shih edhe “Korrupsioni dhe ‘demokracia hibride’” F.Lubonja, Korrieri, 24 janar 2009).
Ja ku e gjemë të artikuluar shprehimisht atë tipar përmbledhës të së keqes, që i shkon fjalë për fjalë klasës tonë politike: shteti dhe atdheu thjesht si mundësi për të zaptuar e ligjëruar pushtet në emër të përfitimit personal. “Gjendja e mjerueshme e sektorit publik, pas 20 vitesh përpjekje ndërkombëtare”, për të cilën flet ambasadori danez, është bash rezultat i kësaj situate, që pa dyshim është shumë herë më e rëndë se ajo italiane për shkaqe kulturore e historike, analizimi i të cilave e tejkalon synimin e këtij shkrimi.
Problemi është: ç’duhet bërë që të ndodhë mutacioni që shoqëria të kalojë nga mendësia se “për të fituar vetë (duhet) të shkatërrojmë armikun» në “kuptimin e së mirës së përbashkët”.
Nëse mund të flasim për historinë e këtyre njëzet vjetëve, mund të thuhet se vendi ka pasur dy raste për të kryer mutacionin e mirëpritur: të parin më 1991 me rënien e komunizmit dhe lindjen e Partisë Demokratike, të dytin më ’97-n, pas rënies së piramidave vetëshkatërruese. Mirëpo, si në trajtën e asaj që prodhoi Sali Berisha në vitet e para, ashtu edhe në trajtën e asaj që prodhoi Fatos Nano dhe Edi Rama pas ’97-s, mund të flitet më shumë për një mutacion të virusit të vjetër të së keqes (për mbijetesë) në kushte të reja, sesa për një mutacion pozitiv. Jashtë metaforës, sipas gjykimit tim mund të thuhet se dëmi më i madh që i kanë prurë individë si Sali Berisha, Fatos Nano dhe Edi Rama me rrethet e tyre këtij vendi dhe kësaj shoqërie, është fakti se këta i kanë hequr edhe iluzionin e fundit kësaj shoqërie, se ajo mund të prodhojë nëpërmjet individëve të saj hopin kulturor e social në fjalë.
Kjo, mu pse këta konsideroheshin si pjesa më e shkolluar, më e edukuar, më e emancipuar e kësaj shoqërie. Dhe, mu pse këta kanë sot të gjitha pushtetet dhe e kanë përhapur në mënyrë kapilare në çdo qelizë virusin e së keqes, ndaj mundësia e mutacionit është edhe më e vështirë seç paraqitej më 1991 apo më 1997.
Megjithatë, ndërgjegjësimi për dëmin ka ardhur duke u rritur e këtu ndoshta duhet mbështetur shpresa. Në përpjekjet për të gjetur rrugët e mundshme të “mutacionit”, do të thosha se, që ky të ndodhë, duhet që shembujt më të avancuar të së mirës, që ka përftuar shoqëria, të mbijetojnë, dhe të vdesin ato që përsërisin të keqen. Roli i individëve më të zotë, më të iluminuar, i politikanëve më idealistë, është i rëndësishëm në këtë aspekt. Kur ambasadori thotë se “nëse Shqipëria nuk bën një ndarje me mentalitetin “klientelist” dhe të fokusohet te aftësitë, arritjet dhe meritat, (nënvizimi im FL)” ka “pak shpresë.” Këtë ka parasysh. Duhet guximi për t’i krijuar këta shembuj pozitivë e për t’i mbrojtur e kultivuar ata.
Deri më sot, shumë syresh kanë lindur dhe kanë vdekur, sepse i ka mbytur xhungla e krijuar nga më të këqijtë. Por, në një kuptim më të gjerë, është Shqipëria që po vdes nëpërmjet kësaj xhungle, për shkak se ajo nuk është kompetitive, mbijetuese. Ikja e më të mirëve jashtë atdheut, që vazhdon edhe sot për shkak të saj, mbushja e burgjeve të botës me të rinj që merren me trafik droge e prostitucioni, për shkak të saj, ashtu sikurse shikimi i vendit si plehërishte e Europës, po për shkak të kësaj xhungle janë një formë vdekjeje.
Por që të ndodhë një lindje e re momentesh pozitive që përgatisin mutacionin, gjykoj se duhet të ndodhë një ndryshim antropologjik, një ndryshim në paradigmat e kulturës mbizotëruese shqiptare, që sot për sot është e ndërtuar si shprehje e egoizmit individual kafshëror dhe atij klanor të xhunglës në fjalë. Kam parasysh këtu ato paradigma që i përmbledh bukur shprehja e Ekleziastit “Nëse nuk dua veten, si mund t’i dua të tjerët; por nëse dua vetëm veten, pse të jem fare?” apo principin moral kantian “Mos i bëj tjetrit atë që s’do të ta bëjnë ty”, të cilat në kohë të ndryshme janë shfaqur në forma të ndryshe e që sot për sot kanë gjetur shprehjen më të lartë në shtetin social e të së drejtës. Me fjalë të tjera duhet ngjizja e një fryme të re, që do të bënte që ajo që është e rëndësishme për komunitetin, të jetë në harmoni me atë që është e rëndësishme për individin e jo në kundërshti.
Si të arrihet kjo pa rënë në lëvizje komuniste apo nacionaliste të cilat, siç ka treguar historia, kur kanë marrë përsipër të bëhen garant të interesave të komunitetit, kanë shkatërruar interesat e individit? Personalisht shoh pak shpresë se shqiptarët, kështu siç i ka katandisur klasa e tyre politike, mund të gjenerojnë një frymë të tillë pozitive nga vetvetja. Kjo do të mund të vinte nga kontaktet me kulturën e vendeve të tjera, ku aspirojmë të bëhemi pjesë. E, në këtë kontekst, gjykoj se ndryshimi antropologjik duhet të sjellë edhe ndryshimin e paradigmës së gjetjes së armikut jashtë vetes (e ushqyer shumë nga nacionalizmi dhe komunizmi shqiptar, që ka si faqe tjetër të medaljes vetëmburrjen dhe vetëglorifikimin shterpë) në favor të zhvillimit të paradigmës së një vështrimi vetëkritik mbi shoqërinë dhe vetveten.
Por, këtu nuk mund të mos vë në dukje se gazetari shqiptar duhet t’i bënte një pyetje që nuk ia ka bërë ambasadorit danez: mirë shqiptarët, por a ka ndonjë përgjegjësi edhe Europa që, megjithëse ka shpenzuar sipas tij kaq kohë e energji e ka dhënë 40 milionë që Shqipëria të zhvillojë e forcojë sektorin publik, këto kanë rezultuar pa sukses? E shtroj këtë pyetje ngase gjykoj se, përveç sfondit historik e kulturor për të cilin bëra fjalë, një nga shkaqet e “vetëshkatërrimit” shqiptar është edhe fryma e triumfit të neoliberizmit që na erdhi nga Perëndimi pas komunist, e sintetizuar në shprehjen e Thatcherit: “shoqëria nuk ekziston, ekziston vetëm individi.”
E them këtë pasi, ndonëse është e vërtetë që është shpenzuar shumë nga Perëndimi për të ndërtuar në Shqipëri demokracinë, shoqërinë civile, për të mbrojtur dhe disa vlera themelore të njeriut, s’duhet harruar edhe një faqe tjetër e Perëndimit: ajo se politikat ekonomike të tij nuk e kanë parë Shqipërinë me filozofinë, sipas së cilës, nëse kontribuoni për ta bërë tortën më të madhe, edhe feta juaj do të jetë më e madhe, por, përkundrazi me atë të fetës së çdokujt që vihet përmbi interesat e tortës së të gjithëve. Shtoji kësaj edhe faktin se neoliberizmi ka prodhuar një sistem vlerash, atë të konsumizmit e të përfitimit maksimal individual, që edhe në Perëndim i ka gërryer e minuar jo pak arritjet e shtetit social e të së drejtës, e jo më në një shoqëri shqiptare, që e aplikoi si një ideologji pushteti me një stil totalitar.
Si përfundim do të thosha se intervista e ambasadorit ishte edhe një si paralajmërim i fortë se po të vazhdoni kështu, ne s’jemi të gatshëm të ndajmë fatin me ju, dyert tona do t’i gjeni të mbyllura e do t’ju duhet të trokisni në dyer të tjera. Kjo do të ishte me pasoja tejet të paparashikueshme e të rrezikshme për shqiptarët. Por, mua më duket se për mirë apo për keq kemi arritur në një pikë kur mbyllja e dyerve mund të sjellë më shumë probleme për të gjithë, sesa lënia hapur e tyre. Prandaj, gjykoj se sfida që kërkon ambasadori ashpërsisht e me të drejtë nga ne: ajo e kontributit për ta bërë “tortën” më të madhe në emër edhe të “fetës” së gjithsecilit është një sfidë që, tek e fundit, është edhe sfidë europiane.