Nuk ishte i papritur për mua numri i madh i reagimeve të atyre lexuesve që, pas shkrimit “Drejtësi – Demokraci”, m’u drejtuan duke më thënë se nuk rregullohet me paga të larta korrupsioni në Drejtësi, se 2000 euro në muaj nuk bëjnë punë, pasi këta janë mësuar me shumë më tepër, e më përmendnin pastaj, kush faktin se mjafton të shikosh se çfarë makinash kanë gjyqtarët e prokurorët tanë, kush se këta shpenzojnë deri 100 000 euro në vit vetëm për pushime, kush duke më treguar vilat e tyre e me radhë e me radhë. Nuk ishte e papritur edhe një ndjenjë nënshtrimi total ndaj këtij realiteti që shprehej në shumicën e këtyre reagimeve, ku, si ekstrem që puqet me nënshtrimin do të fusja edhe reagimet e egra të atyre që propozonin si zgjidhje efikase jo rritjen e pagave, por “dajakun”, “burgun”, “gijotinën”, duke harruar se në një demokraci “burgun” do të duhet ta vendosin po të akuzuarit në fjalë.
Nuk ishte e papritur, po ashtu, heshtja nga ana e politikës, që dihet se ka axhendën e vet, në të cilën vetëm propozim i dobësimit të pushteti të tyre në favor të pushteteve të tjera nuk mund të bëjë pjesë, siç nuk ishte e papritur edhe heshtja e shumicës së gazetarëve të llogoreve, që më provoi edhe një herë se çështja e pavarësisë së gjyqtarëve nga partitë politike është në thelb e njëjtë me çështjen e pavarësisë së gazetarëve.
Megjithatë, duke qenë se çështjen e pavarësisë së Drejtësisë e konsideroj më të rëndësishmen për momentin, po e rimarr edhe një herë temën duke replikuar me ato argumente kundër propozimit tim, që më duken të rëndësishmet.
Së pari, dua të ve në dukje se thelbi i shkrimit tim nuk ishte thirrja për t’i ngritur rrogat prokurorëve dhe gjyqtarëve, por thirrja për të çliruar Drejtësinë nga “prangat ekonomike” – siç komentonte një lexues, – ku propozimi për rrogat merrte një vlerë përtej shumës së parave që propozoja. Le të ndalemi pak këtu. Kam ngulmuar dhe ngulmoj se pas vitit 1997 sistemi i ndërtuar në Shqipëri, që shumë e kanë quajtur herë oligarki, herë kleptokraci, herë shkërdhatokraci, herë klientelokraci, herë postdemokraci, por kurrë demokraci, e ushtron sundimin e tij jo nëpërmjet burgjeve, as nëpërmjet policisë apo shërbimeve sekrete, por nëpërmjet “prangave ekonomike”. Nuk ka pikë dyshimi se këtyre prangave i shtohet edhe injoranca, edhe shpëlarja e truve, por, kur bëhet fjalë për elitën, ku do të hynin pa dyshim edhe prokurorët e gjyqtarët, elementi kryesor janë prangat ekonomike.
Çfarë e karakterizon këtë sistemin tonë të prangave ekonomike, që është sui generis në egërsinë e tij, siç ka qenë edhe komunizmi ynë? Në një rreth vicioz, ky sistem më një anë ka vendosur në qendër të vet paranë jo vetëm si nevojë mbijetese, por edhe si të vetmin burim lumturie dhe, më anë tjetër, duke mos krijuar dot mundësi që ta shpërndajë atë në mënyrë të ligjshme, i shtyn njerëzit drejt korrupsionit, kriminalitetit etj. Me fjalë të tjera, në një rreth vicioz, sa më shumë nevojë për para kanë njerëzit në këtë sistem, aq më shumë shtyhen në krim e paligjshmëri.
Kur bëhet fjalë për Drejtësinë, në terma thjeshtëzues do të thuhej se prokurorët dhe gjykatësit tanë janë përpara alternativës: ose të mjaftohen me rrogën që nuk mund t’u kënaqë as nevojat e tyre materiale dhe jo më ato të “lumturisë”, ose të shiten te mafia dhe krimi që i paguan shumë më tepër. Shumica ka bërë zgjedhjen e dytë, çka implikon edhe korruptimin e tyre nga politika, pasi marrja e një vendi të tillë pune në sistemin tonë klientelar për shumicën nënkupton të kesh dorën e ngrohtë të partisë. Kur arrijnë në këtë pikë të analizës së realitetit tonë, të gjithë i kap dëshpërimi, duke të thënë se të gjithë kanë bërë këtë zgjedhje, duke filluar që nga Presidenti dhe Kryeministri, e duke shtuar: mirë prokurorëve e gjyqtarëve, po administratës, po deputetëve, po policëve, po mësuesve, po mjekëve, a nuk u duhen rritur rrogat, dhe ku t’i gjejmë këto para? Dikush më ka kujtuar se edhe vetë kam shkruar se këtu bëhet fjalë për një flotë që duhet të ecë e tëra, jo për një anije të vetme që shkëputet përpara. Dhe më në fund kryeargumenti kundërshtues është ai se çfarëdo rroge t’u vësh gjyqtarëve dhe prokurorëve, kjo s’mund t’i çlirojë nga varësia prej politikanëve që i emërojnë, që me ndryshimet kushtetuese i kanë bërë edhe më të varur nga pushteti i politikanëve.
I quaj shumë të rëndësishme këto kundërargumente. E quaj shumë të rëndësishëm edhe argumentin se një ndryshim i madh do të vinte nga ndryshimi kulturor: d.m.th. kur në sistemin e vlerave të njerëzve nuk do të siguronte vetëm paraja, por edhe vlera të tjera të ashtuquajtura “shpirtërore”, që te prokurorët dhe gjyqtarët do të përktheheshin, veçanërisht, në dashuri për drejtësidhënie dhe krenarinë e të qenit i drejtë.
Por, në këtë pikë unë shtroj pyetjen: a duhet filluar diku? A po themi se një nga këqijat më të mëdha që na lë prapa është konfliktualiteti i dy bandave dhe korrupsioni i tyre, si dy anë të së njëjtës medalje: a po flasim përditë për reforma: a kemi një prezencë ndërkombëtare që asiston Shqipërinë në rrugën e saj drejt demokracisë, me fjalë të tjera, a shpenzohen përditë energji për ta ndryshuar gjendjen? Askush nuk e mohon dot këtë, ndonëse, ç’është e vërteta, shumica janë të mendimit se ajo që bëhet është një teatër, sipas të cilit, lëviz gjithçka për të mos ndryshuar asgjë. Por, s’mund të mohohet, po ashtu, se e gjithë kjo klimë e imponon nevojën e një Drejtësie të pavarur edhe atyre që më pak se kushdo do ta donin një gjë të tillë, siç janë politikanët tanë.
Kujtoj me këtë rast se fakti që me ligj në sistemin ku jetojmë ndarja e Drejtësisë nga pushtetet e tjera është parim themelor, e prandaj askush nuk guxon ta kundërshtojë, e lehtëson këtë punë. Ndërkohë që po shkruaja këto radhë, lajmet e TV Klanit transmetuan një akuzë të rëndë, se një biznesmen i lidhur me socialistët paska shtyrë/paguar disa nga ata njerëz që kanë bërë dhunë më 21 janar të hedhin në erë shtyllat e tensionit të lartë në Lezhë, për ta futur vendin në terr ditën e 31 janarit. Nëse është kështu, krimi është shumë i rëndë; nëse nuk është kështu, ky lajm të kujton akuzat e fabrikuara për sabotim në kohën e Hoxhës. Kush do ta ndajë të vërtetën: të dënojë fajtorët për sabotim, apo fabrikuesit për fabrikim akuzash të rreme? Apo do të vazhdojmë me akuza ekranesh që i shërbejnë vetëm teatrit elektoral të partive, apo me pretendimin se Drejtësia na sigurohet kur këta kontrollojnë njëri-tjetrin? Unë them se jo. Këta duhet të gjejnë urgjentisht rrugët për t’ia lënë këtë pushtet Drejtësisë së pavarur prej tyre. Siç shkruaja edhe në shkrimin paraardhës, njerëzit janë tejngopur dhe me këtë teatër, dhe ka ardhur koha të fillohet diçka serioze, që vërtet të ndryshojë diçka.
Le të rendis disa arsye shtesë nga ato të artikullit paraardhës pse, sipas meje, çlirimi i njerëzve nga sistemi i “prangave ekonomike”, që, e përsëris, nuk janë të vetmet, duhet të fillojë nga Drejtësia.
Së pari, sepse puna e prokurorit dhe gjyqtarit është e një përgjegjësie sipërore në mbarëfunksionimin e shtetit dhe të një shoqërie. “Një vendim i padrejtë (gjyqësor), – thotë Fracis Baconi, – bën shumë herë më keq sesa shumë shembuj të këqij, sepse nëse këta ndotin lumin, ai ndot vetë burimin”.
Së dyti, sepse ekonomikisht, nëse një mjeku, një mësuesi, qoftë edhe një njeriu të administratës mund t’ia pranosh (duke pasur parasysh vështirësitë), edhe një punë të dytë me të cilën të plotësojë rrogën, është e vështirë që një prokurori apo një gjyqtari t’i thuash të gjejë kohë të hapë një aktivitet tregtar.
Së treti, sepse numri i prokurorëve dhe gjyqtarëve është më i vogël në numër sesa ai i mësuesve mjekëve, njerëzve të administratës etj., etj.
Në një koment të tij mbi shkrimin tim, një lexues që dukej se ishte njeri i së drejtës, pasi thoshte se “kurrsesi nuk mund të presësh të marrësh drejtësi nga dikush që nuk ka mjetet për ta dhënë atë, që janë minimalisht statusi i gjyqtarëve/prokurorëve: duke përfshirë, garancitë ekonomike, sociale deri edhe fizike për ata dhe familjen e tyre”, shtonte edhe faktin se në raportin e EURALIUS-it është thënë prerazi që para 4-5 vjetëve, se: “Është e rrezikshme për sistemin e drejtësisë shqiptare të ketë paga më të ulëta se 1000 euro në muaj për gjyqtarët dhe prokurorët e shkallës së parë”.
Përsa i përket argumentit – shumë serioz – se edhe një gjyqtar apo prokuror i mirëpaguar mund të mbetet i varur e në shërbim të politikës, unë gjykoj se nëse akti i mirëpagimit do të shoqërohej me disa rregullime shtesë në ligj, që do ta bënin zgjedhjen e gjyqtarëve edhe më të pavarur nga ç’është prej politikës, do të rritej shumë më tepër mundësia që Drejtësia të varet te ligji, dhe jo te partitë politike.
Si përfundim, duhet pranuar se “malli” që marrim ne prej njerëzve të Drejtësisë nuk është i krahasueshëm as me ushqimet që blejmë në treg, as me cilësinë e mësimeve në shkolla, as me atë të shërbimeve mjekësore dhe as me atë të shërbimeve gazetareske, politike apo administrative. Të gjitha këto që përmenda janë tejet të rëndësishme, pa dyshim, por për të gjitha ato mund të flasësh për procese përmirësimi që vijnë me kohën. Për të gjitha ato mund të flasësh edhe për “blerjen” e tyre “sipas takatit”, pra, për ushqime më cilësore dhe më të dobëta, për mësues më të zotë dhe më pak të zotë, për gazetari më profesionale dhe më pak; edhe shërbimin e politikanëve e të administratës mund ta relativizosh, por kurrsesi Drejtësinë. Sepse ajo, sikurse liria, është e drejtë themelore që ka të bëjë me thelbin e jetës, para së cilës duhet të ndjehen të barabartë të gjithë, të pasur dhe të varfër, të fortë dhe të dobët, kriminelë dhe të ndershëm. Prandaj dhe për këtë “mall” duhet të paguajmë më shumë se për çdo mall tjetër. Dhe jam i bindur se do të ketë shumë prokurorë dhe gjyqtarë që do ta ndiejnë peshën e përgjegjësisë që do t’u jepte një akt i shoqërisë që do t’i vendoste ata në qendër të shpresës për të ndërtuar një shoqëri të drejtë.
Një thënie arabe thotë: “Mjerë ata breza, gjyqtarët e të cilëve meritojnë të gjykohen”. Ka disa breza shqiptarësh që e vuajnë këtë mallkim. Është koha për të thënë mjaft.