Të dashur qytetarë të Tiranës, veçanërisht të dashur artistë, piktorë dhe skulptorë të Tiranës. Besoj se të gjithë e keni parasysh një pemë lisi gjigante, hijemadhe në lulishten përballë Galerisë së Arteve, të cilën shumë prej jush me siguri e kanë komentuar si gjënë më të bukur të atij vendi. Nëse ju kujtohet në vitet ’90, nën hijen e kurorës së tij kanë pirë kafe shumë qytetarë të Tiranës, veçanërisht artistë, pasi aty përbri ka pasur një kioskë. Kur u rregullua lulishtja, ai lis mbretëronte aty edhe më i bukur me kurorën e vet të plotë e gjigante.
Po ju jap një lajm të zi. Lisin e kanë prerë, e kanë rrafshuar. Ndoshta s’jua ka zënë syri këto ditë zhegu mungesën e tij. Edhe unë e mora vesh vetëm një ditë më parë nga dikush që kishte lexuar shkrimin tim mbi një tjetër masakër mbi pemët, atë të Parkut të Tiranës.
Pasi ju solla kumtin, po ju tregoj pak për historikun e kësaj peme. Ai lis ishte aty që në kohën kur është ngritur xhamia e Et’hem Beut, pra që në shekullin XVIII. Thuhet se Et’hem Beu mbolli aty lisa dhe jo rrape, sepse rrapet kanë nevojë për më shumë ujë dhe Tirana nuk ka edhe aq shumë, e ky ishte një lloj peme që s’ka shumë nevojë për ujë. Madje lloji i këtij lisi njihet si lis i Valonës (Vlorës). Në Jug e quajnë valonidh. Ky ishte i vetmi lis që kishte mbetur prej kohës kur Et’hem Beu e mbolli me këtë lloj lisi atë zonë. Kur është ngritur Galeria e Arteve, në vitet ‘70 të shekullit të kaluar, tregojnë se inxhinierët dhe arkitektët zbatues të projektit e kanë spostuar katër metra ndërtimin, nga ku ishte parashikuar, që ky lis historik të binte mu në mesin e aksit të saj. E them këtë për të treguar se ai ka arritur t’u imponohet me historinë dhe bukurinë e vet edhe pasardhësve shpirtërorë të këtyre barbarëve që na qeverisin sot, që e urrenin aq shumë botën e vjetër, ngase donin të linin kudo vetëm gjurmën e tyre.
E prenë, e vranë, të dashur miq, më të vjetrin banor të Tiranës. Dhe asnjë zhurmë nuk u bë. Duket sikur të jetë një njeri që e kanë vrarë natën, hajdutshe, pasi e kanë grabitur dhe e kanë hedhur në ndonjë kanal dhe familjarët s’bëzajnë se kanë frikë nga vrasësit.
U interesova të marr vesh shkaqet, pasi m’u duk akti më absurd në botë, ngase aty – thashë me vete – nuk besoj se ka ndër mend kush të ngrejë ndonjë pallat. Variantet që dëgjova ishin disa. Më i rëndi ishte ai sipas të cilit para një viti, te Galeria paska bërë festën e 4 korrikut Ambasada Amerikane dhe se këtë vit duket se duan ta bëjnë përsëri aty dhe njerëzit e sigurimit të Ambasadës paskan shkuar të bëjnë verifikimin e vendit. Aty atyre u paska tërhequr vëmendjen se lisi dyqind-e-ca-vjeçar i Et’hem Beut ishte duke u tharë dhe u paska shkuar në mendje se prej tij mund të bjerë ndonjë degë, dhe kaq mjaftoi, të dashur miq, që servilët e servilëve të servilëve të marrin vendim ta presin. Vajmedet i bie ndonjë degë e tharë mbi kokë ambasadorit, ku të futemi ne pastaj, që për mikun tonë, për aleatin strategjik, presim koka shqiptarësh e jo më një pemë?
Të them të drejtën unë nuk e besova këtë histori. S’ka mundësi, thashë, se edhe ata të sigurimit të Ambasadës kafshë nuk janë – veç në qofshin shqiptarë. Prandaj u thellova në kërkim të shkakut. Një variant tjetër që dëgjova, edhe më djallëzor, ishte ai se barbarët ia kishin vënë syrin lisit sepse atje duan të vendosin një nga ato monumentet absurde të konkursit për 100-vjetorin e pavarësisë, dhe kanë shfrytëzuar amerikanët për qëllimet e tyre. Më thanë po ashtu se pema fisnike qe tharë vërtet dhe se shkaku i tharjes ishte ngaqë atje shkonin natën dhe pshurrin njerëzit. Prapë m’u duk e pabesueshme. Ky zakon i vjetër i shqiptarëve që pshurrin rrëzë pemëve nuk më duket kaq vrastar. I telefonova një mikut tim, për të cilin më thanë se kishte qenë atje me dy specialistë të Ministrisë së pyjeve, për ta parë lisin të rrëzuar përtokë. Sipas tij, specialistët kishin thënë se qe bërë gabim prerja aq shpejt, se Bashkia nuk ka ekspertë pyjesh, madje se kishin vënë re në degët e tij sythe dhe se trungu brenda ishte i shëndoshë. Po ashtu kishin thënë se edhe nëse ka vdekur, kjo ka ndodhur nga pakujdesia apo padija, pasi këto pemë jetojnë shumë më gjatë. Një tjetër që pyeta, më shumë me hamendje, më tha se lisin kanë nxituar ta presin ata që u është dashur druri i tij për ta përdorur për parket a për mobilie për shtëpinë e ndonjë bosi. Nuk mungoi edhe varianti i dikujt që më tha se ka gjasë që atje të planifikojë ndonjë mik i Bashës a i Berishës ndonjë parkim, dhe kjo pemë historike i prishte punë.
Nuk marr përsipër të gjej shkakun. Di të them se fakti që shpjegimet që jepen për prerjen e këtij lisi janë të kësaj natyre flasin shumë për klimën e raporteve që kemi me institucionet tona publike. Di të them po ashtu se Bashkia, që e ka pasur në administrim, ka për detyrë të sqarojë qytetarët e vet dhe se një gjë të tillë nuk e ka bërë. Edhe Instituti i Monumenteve edhe Galeria e Arteve, si institucioni që e kishte kurorën e këtij lisi në oborrin e vet, duhet t’u thoshte një fjalë qytetarëve, e veçanërisht artistëve. Ndoshta këta të fundit mund të kishin edhe ndonjë ide se ç’duhej bërë me këtë pemë historike nëse ishte tharë vërtet. Po ashtu them se edhe Ambasada Amerikane, për të cilën qarkullon akuza se u bë ajo sebepi i prerjes shpejt e shpjet të lisit, duhet të sqarojë nëse e ka kërkuar ajo një prerje të tillë apo jo. Aq më tepër që vetëm një ditë më parë, ambasadori Arvizu organizoi një aktivitet të lavdërueshëm për të sensibilizuar aktivitetin qytetar me titull “Act now” (Vepro tani) dhe fakti që një bashkëqytetar dyqindepesëdhjetëvjeçare i kryeqytetit pritet kësisoj, pa asnjë njoftim, flet shumë për atë se sa përfillet qytetari në këtë vend. E po qe e vërtetë se kanë nxitur ata prerjen në këtë mënyrë, uroj që ambasadori “të veprojë tani” duke mos e bërë festën e këtij viti atje. Sepse mendoj se, për të hequr çdo dyshim se lisi ishte i pashpresë, Bashkia mund të kishte pritur që njerëzit ta shihnin të tharë përfundimisht gjatë verës apo edhe që ekspertë, si ata për të cilët fola, të ishin thirrur për të dhënë mendimin e tyre.
Sidoqoftë, ishte i tharë lisi apo e kanë prerë pa u tharë, një gjë është e sigurt sipas meje: se vdekja apo vrasja e kësaj peme nuk është një punë e rastësishme natyrore, por ka lidhje me agoninë shpirtërore të shoqërisë shqiptare. Dihet se një lis nuk jeton dyqind vjet, por shumë më tepër, po të kesh kujdes mbi të. Para një viti kam parë në Greqi një lis 800-vjeçar. Për të mbajtur një degë të tij që varej kishin ngritur dy kolona betoni. Dhe ky ishte në një fshat të gadishullit Pilion, jo në qendër të Athinës. Një mikja ime zvicerane ka hedhur në gjyq Bashkinë e Zyrihut në mbrojtje të disa pemëve të vjetra që janë rreth njëqind metra larg shtëpisë së saj, dhe ka shpenzuar deri tani disa mijëra euro nga kuleta personale për gjyqin. Të dyja palët kanë sjellë ekspertët e tyre për të parë gjendjen shëndetësore të pemëve. Ajo ka fituar shkallën e parë, Bashkia të dytën dhe çështja vazhdon ndërkohë që ajo ka mbështetjen e mediave.
Lisi ynë dyqindepesëdhjetëvjeçar i Et’hem Beut ishte njëherësh edhe shumë i ri për të vdekur, edhe shumë i vjetër dhe i vyer. Ai, siç thashë, ishte ndoshta i vetmi dëshmitar i mbetur i jetës së kryeqytetit thuajse që nga krijimi i vet. Një pemë e tillë duhet të ishte ruajtur si sytë e ballit, si ato gjërat e shenjta që bashkojnë të shkuarën me të ardhmen, individin me shoqërinë. Pse është bërë aq pak për ta ruajtur? Si është e mundur që s’pati asnjë reagim kur u pre, asnjë ndjeshmëri për t’u shpjeguar qytetarëve se prerja ishte një gjë e paevitueshme; asnjë zi për vdekjen e tij nëse ajo ishte natyrale? Përgjigjja ka lidhje me mjerimin shpirtëror të barbarëve që e kanë kryer prerjen. Vdekja apo vrasja e atij lisi dhe heshtja që e rrethoi këtë akt është një kumt i zi që u shtohet kumteve të përditshme të zeza të arrogancës që prodhon realiteti ynë i udhëhequr nga babëzia e individëve që nuk shohin dot përtej barkut dhe pushtetit të tyre. Zhdukja e kurorës së gjelbër të atij lisi dhe e hijes së saj është metaforë e vdekjes apo vrasjes te ne të qenies sonë shoqërore, që po humbet përditë sensin e përkatësisë, sensin e së shkuarës dhe sensin e së ardhmes, hijen e paqes shpirtërore dhe ngjyrën e shpresës.