Ishte shqetësues fakti se sa pak e tërhoqën vëmendjen kritike të shoqërisë sonë dy deklarata publike të para disa ditëve: njëra e Berishës dhe tjetra e Kishës Katolike në Shkodër, në të cilat i pari kërkoi ndryshimin e Kodit Penal, në mënyrë qe të sanksionohet me ligj dënimi me burgim të përjetshëm ndaj vrasësve të njerëzve të policisë, kurse e dyta, e mbështetur edhe nga disa intelektualë, shpalli se do të shkishërojë ata që kryejnë vrasje për gjakmarrje.
Janë deklarata që tregojnë se sa e rëndë është gjendja e krimit në vend. Por, deri këtu nuk ka ndonjë gjë të re shqetësuese, përveç asaj se këtë e pranon indirekt edhe vetë Kryeministri, thirrja e të cilit tingëlloi kontradiktore me deklarimet e tij të përditshme që e paraqesin vendin si i vetmi që s’po njeh krizën, si një vend ku, ndryshe nga vendet e tjera, rritet mirëqenia. Për mua ishte shqetësuese sepse këto deklarata, në thelbin e tyre, bëjnë thirrje për shtim të dhunës, frikësimit, përjashtimit, si metoda të luftës kundër krimit – kujtoj se nuk kanë munguar këto kohë edhe thirrje për rikthimin e dënimit me vdekje – dhe se mosreagimi, heshtja e mendimit kritik të shoqërisë ndaj tyre flet për një shoqëri që punon shumë me kulturën e dhunës, pa e kuptuar se kjo në thelb nxit edhe krimin.
Së pari, duhet thënë se këto deklarata ishin reagime më shumë instrumentale, sesa të ndjera dhe të menduara thellë e me përgjegjësi, që synonin thjesht të tregonin se institucionet janë të shqetësuara dhe po i përgjigjen nevojës emocionale të popullit për luftë ndaj krimit. Dhe rruga më e lehtë për ta bërë këtë është duke iu drejtuar një ndjenje revoltimi në rritje të shoqërisë me përgjigjen më emocionale që i vjen njeriut përpara kësaj ndjenje: mbrojtjes me çdo mjet dhe sa më shpejt. Jo vetëm, por kështu u duket se lajnë edhe duart e ndërgjegjen. Madje, Berisha në fjalën e tij e hodhi gati si sfidë ndaj opozitës propozimin e tij – duke thënë se pret që ajo ta aprovojë – dhe opozita nuk reagoi; gati sikur u tremb se mos, duke i dalë kundër, do të humbte pikë, përveçse do të vërtetonte akuzën se nuk punon për të mirën e popullit, por për pushtetin e vet.
Së dyti, s’mund të mos vesh re se ajo që mungoi dramatikisht në këto deklarata ishte reflektimi mbi shkaqet e rritjes së kriminalitetit. Në to thjesht propozohej ndëshkimi maksimal i kriminelëve. Dhe kjo mungesë, sipas meje, vë shumë në diskutim edhe qasjen ndaj krimit dhe kriminalitetit që na u propozua me këto deklarata.
Njihet se ka dy qasje ndaj luftës kundër krimit në shoqëri, që madje, kur bëhet fjalë për mendimin politik, konsiderohen si njëra më së shumti qasje e së djathtës, konservatorëve, dhe tjetra e së majtës, progresistëve. E para e vë më shume theksin te nevoja e mjeteve të forcës, të masave të sigurisë e të ndëshkimit, të forcimit të policisë, pasi është e prirë të ruajë më shumë statuskuonë dhe vlerat tradicionale, kurse e dyta e sheh shumë më tepër krimin si pasojë e situatave social-ekonomike në vend dhe e fokuson luftën kundër krimit në ndryshimin e realitetit social ekonomik që i çon njerëzit edhe në krim.
Ndërkaq, përsa i përket Kishës, ajo, ndonëse konservatore në mjaft aspekte, problemet që çojnë te krimi i sheh të lidhura me largimin e njeriut nga ato vlera që janë për të themelore, “rruga e Zotit”, prandaj i mëshon më shumë predikimit kundër rendjes pas vlerave materiale, veseve në emër të vlerave shpirtërore. “Falua At se s’dinë se ç’bëjnë!” e Krishtit është një thirrje për dashuri ndaj njeriut, dhe jo për ndëshkim e frikësim, kurse shkishërimi të çon në një kohë që Kisha vetë sot e ka dënuar si devijim ndaj mësimeve të Krishtit. Duke e lexuar atë deklaratë më erdhi të them: Mirë Berisha, po Kisha ç’pati!
Nxitoj të vë në dukje se në botën demokratike qasja e propozuar nga Berisha për të luftuar krimin, nuk tingëllon as si qasje e qendrës së djathtë, por si qasje e ekstremit të djathtë, kurse ajo e Kishës Katolike është një qasje që na kthen në periudhat e saj mesjetare. Të dyja bëjnë ferk se vijnë nga një vend i banuar nga njerëz që kanë kaluar një gjysmë shekulli duke u mburrur se janë një rast i veçantë në këtë botë dhe janë tepër kontradiktore me deklaratat e përditshme për integrimin në Europë.
Për mendimin tim, jo vetëm opozita dhe intelektualët që e konsiderojnë veten pranë së majtës, por edhe demokratët liberalë, siç u pëlqen ta quajnë veten shumica e atyre që janë rreshtuar në krahun e PD-së si parti e qendrës së djathtë, duhej të reagonin kundër këtyre dy deklaratave populiste duke denoncuar faktin se ato u shkojnë atyre regjimeve gjysmëdiktatoriale me polarizim të thellë, ku të pasurit mbrojnë statusin e tyre me forcë, që rrethohen me mure në lagje të pasurish e mbrohen me polici private. Por, edhe faktin se sa më shumë e shton shteti dhunën dhe frikën, aq më e dhunshme bëhet një shoqëri në tërësinë e saj, krahas asaj se mosfunksionimi si duhet i drejtësisë, policisë, nuk mund të kompensohet me rritjen e masave të dhunës.
Lufta ndaj krimit nuk duhet parë jashtë kontekstit se ku dhe se pse ka lindur. E në këtë kontekst, nuk mund të mos vësh re se krimi hyn në panoramën e gjerë të jetës sonë dhe kurrsesi s’mund të shihet sikur i përket një bote të ndarë që është objekt vetëm i policisë. Fakti më elokuent i kësaj është edhe vetë rasti që e inspiroi Kryeministrin të lëshojë propozimin fatkeq. Na doli se dy punonjës të Policisë ishin vetë, në një farë mënyre, bashkëpunëtorë me kriminelin që vrau komisarin, e jo vetëm, por doli edhe se me vrasësin na paskan qenë të lidhur edhe politikanë të lartë dhe gjyqtarë e avokatë. Unë nuk e di të them se kush e meriton më shumë dënimin me burgim të përjetshëm: ky injorant i egër që mund të quhet edhe fatkeq, apo banditët me kollare që kanë bashkëpunuar me të, për të marrë ndonjë lek, për të vjedhur ndonjë votë apo për ndonjë arsye tjetër të ulët kësisoj? I sigurt jam se nuk mund t’i ndash nga njëri-tjetri duke i çuar disa në burgim të përjetshëm, kurse të tjerë në pushtet e pasurim të përjetshëm.
Duke e përgjithësuar problemin do të thosha se kudo në vendet ku aspirojmë të bëjmë pjesë bie në sy se stabilitetin, rendin, demokracinë e garanton ekzistenca e një shtrese të mesme që shërben si kolonë kryesore mbajtëse. Kjo shtresë e mesme përbëhet nga armata e arsimtarëve, e administratës, e ushtrisë, e policisë e shërbimit mjekësor. Le t’u hedhim një sy rrogave të këtyre, për të cilat flet aq shumë Kryeministri. Nuk do shumë mund për të konstatuar se ne e kemi këtë shtresë në kushtet e nevojës për të kryer krim për të mbijetuar, pasi rrogat e tyre janë nën nivelin e minimumit jetik. Sigurisht, këta nuk janë vrasës, por nuk mundet kurrsesi ta shohësh krimin e vrasjes sot të palidhur me krimet e tjera që kryhen në shoqërinë tonë.
Shkolla p.sh., që është vendi ku plazmohet njeriu më së shumti, nuk mund ta luajë këtë rol kur paratë publike për të ndërtuar shkolla vidhen nga politikanët për të bërë vila apo kur mësuesit e keqpaguar janë të detyruar të marrin lekë nga nxënësit e tyre për të mbijetuar. Kjo gjendje e shtresës së mesme s‘mund të çojë veçse në një shoqëri si kjo e jona, ku sistemi i vlerave është tronditur rëndë, ku respektohet më shumë trafikanti i drogës, sesa profesori i letërsisë, ku pasurimi me mjete të pandershme në vend që të ndëshkohet, inkurajohet, ku paret e krimit shfrytëzohen nga politikanët për të mbushur xhepat e tyre dhe ku kriminelët dhe lidhjet e tyre me krimin shfrytëzohen për fushata elektorale dhe mbështetje politike. Pra, nuk mund të presësh që të mos ketë edhe vrasje dhe vrasës në një shoqëri si kjo, ku po bëhet gjithnjë e më e pamundur të mbijetosh si njeri i ndershëm. Edhe fenomeni i vrasjes për hakmarrje apo gjakmarrje nuk mund të shihet i shkëputur nga ky kontekst, prandaj gjykoj se edhe qasja ndaj këtij krimi të shëmtuar nuk mund të jenë shkishërimet, por me shumë punë e dashuri, edhe nga Kisha, për t’i edukuar njerëzit dhe kthyer ata në ato vlera që i kanë humbur dhe po i humbasin përditë.
Krimi që po lulëzon në mënyrën më tronditëse në shoqërinë tonë tregon se shoqëria ka nevojë për një riformatim të rëndësishëm të sistemit të vlerave. Nuk mund të jap këtu një recetë se si arrihet kjo – sepse nuk është aq e thjeshtë në gjendjen e rëndë që është i sëmuri – por me siguri di të them se kjo kërkon një punë të gjatë dhe të vështirë, dhe jo paliativa si ato të deklaratave të Berishës dhe Kishës.