A i ke ndjekur puntatat e telenovelës ‘Kacafytje në Frontin Demokratik: kryetarja Nexhmije Hoxha krihet me nënkryetarin Ismail Kadare për peshqeshe dhe favore të asaj kohe’?” - ishte një e-mail që mora nga një e njohur.
Nuk i kisha ndjekur për shkak të impenjimeve të tjera, por u futa nëpër internet t’i kërkoja. E para gjë që më erdhi të them pasi “pashë” disa “puntata” ishte: vërtet kjo histori merituaka të quhet telenovelë. Madje, në kuptimin më negativ që ka marrë kjo fjalë për shkak të atyre subjekteve që synojnë ta mbajnë mendjen e telespektatorit të ngrehur në suspens thashethemesh e gjërash të kota, të bardhë e zisë banale, me të mirin dhe të keqin që ndërrojnë role, të superficalitetit të trajtimit që nuk të shtyn të mendosh e që, mbi të gjitha, nuk tenton ta fusë spektatorin brenda përjetimeve të veta, por pikërisht ta mbajnë jashtë tyre.
Në telenovelën tonë jepeshin variante se si ishte dhuruar apo marrë dorëshkrimi, disa rreshtoheshin me Nexhmije Hoxhën, disa me Kadarenë, tregoheshin përgjigje arrogante të shkrimtarit ndaj gazetarëve, kurse ajo që mungonte dramatikisht ishte përpjekja për të kuptuar atë kohë, kompleksitetin dhe dramacitetin e saj. Dhe nëse protagonistët e ish-Frontit Demokratik mund të justifikohen për këtë, pasi janë peng të asaj kohe dhe asaj kulture, kjo nuk u lejohet gazetarëve të kohës që jetojmë.
Këto shënime morën nxitje nga ky zhgënjim që na bën ne, që kemi jetuar atë kohë, të ndiejmë si detyrë ta sjellim atë ashtu siç ka qenë, dhe jo ashtu siç gatuhet në këto telenovela banale.
Mbi librin
Kush do ta lexojë sot librin “Dimri i vetmisë së madhe”, i ribotuar pastaj si “Dimri i madh”, do të shohë se është një libër i turpshëm përsa u përket elozheve që i bëhen diktatorit dhe falsifikimit që i bëhet së vërtetës historike të prishjes me Bashkimin Sovjetik, e cila, nga një akt që solli varfërimin, izolimin dhe skllavërimin e mëtejshëm të shqiptarëve, për qëllimet e pushtetit të një klike kriminale, trajtohet si një akt i lartë i bërë në emër të lirisë dhe pavarësisë së atdheut dhe besnikërisë ndaj marksizëm-leninizmit. Të tjerat, duke përfshirë edhe talentin e derdhur, edhe vlerësimet e shtypit perëndimor për Shqipërinë që si Davidi sfidonte Goliadhin, janë detaje që mbushin këtë turp.
Vetë Kadareja e ka cilësuar pak a shumë me fjalët mallkimi dhe bekimi i tij. Mallkimi sepse ka shkruar ato që ka shkruar; bekimi sepse, ndoshta, po të mos kishte qenë kjo vepër që u përgatit për të promovuar Shqipërinë socialiste dhe diktatorin Hoxha në Perëndim, shkrimtari edhe mund të kishte rënë në vitin 1973 viktimë e luftës kundër liberalizmit dhe të kishte përfunduar keq.
E vërteta është se ky libër u shkrua në kohën e të ashtuquajturit liberalizëm, kur Enver Hoxha kishte lëshuar në fjalimin e Matit dhe takimin me Agim Meron një numër kritikash ndaj kuadrove të vjetra që nuk e kuptonin rininë duke lëshuar pe edhe për do eksperimente në art, letërsi e muzikë, që pastaj i dënoi me fushatën e famshme kundër liberalizmit. Në këtë frymë, edhe libri “Dimri i vetmisë së madhe” propagandonte vijën e partisë përsa i përket luftës kundër revizionizmit, i shërbente kultit të Enver Hoxhës dhe paraqiste një Shqipëri kartolinë – ku varfëria dhe mungesa e lirisë as që duken në horizont – dhe kishte edhe pasazhe ku flitej për ndonjë kuadër të vjetër koçixoxist apo për djemtë e Broduejit. Në fushatën kundër liberalizmit, që nisi tamam në kohën kur sapo ishte botuar libri, këto u konsideruan si devijime liberale.
Nga sa kujtoj, në atë kohë u tha edhe se një nga arsyet pse u sulmua libri ishte mëria e disa udhëheqësve të tjerë xhelozë pse për Enver Hoxhën libri kishte 80 faqe, kurse për Mehmet Shehun, p.sh. kishte vetëm një gjysmë faqe apo për Hysni Kapon vetëm një paragraf. Kështu, libri u kritikua në gazetën “Zëri i Rinisë”, por ndërkohë duket se shkruesit, ose ata që i nxitnin ata, nuk e dinin se libri kishte kaluar kapitull më kapitull në duart e Ramiz Alisë, i cili, pas shumë gjasash, ia kishte kaluar edhe Enver Hoxhës. Këtë fakt e di nga im atë, Todi Lubonja, mik me Kadarenë dhe me Ramiz Alinë, i cili, kur i thashë një ditë pranvere përpara Plenumit IV (1973) se flitej se do ta “hante” edhe Kadareja për shkak të “Dimrit”, m’u përgjigj: “Nuk do t’i ndodhë asgjë, sepse librin e ka lexuar kapitull më kapitull Enver Hoxha, ngaqë duhet t’ia ketë dhënë Ramizi”. Që librin e ka kaluar kapitull më kapitull nëpër duar Ramiz Alia përpara se të botohet, këtë ma ka pohuar në një rast edhe ky vetë pas viteve ‘90.
Dukej qartë se shkrimtari, me nuhatjen e tij ndaj pushtetit, e dinte mirë se në dorë të kujt varej fati apo fatkeqësia e të tjerëve, çka e vërtetoi edhe ajo që ndodhi më pas. E vërteta është se Enver Hoxha e mbrojti pasi atij i duhej talenti i shkrimtarit për t’i shërbyer si propagandues i figurës dhe veprës së tij në Perëndim, kurse, përsa u përket “çikërrimave” si ato që acaronin brenda vendit besnikët e tij më fanatikë (shih për “çikërrimat” intervistën që dha Agim Mero te “Shekulli” me këtë rast), ai kishte armën e tij të bekuar, Sigurimin e Shtetit. Megjithatë, libri u pastrua edhe nga do “çikërrima” të tilla dhe u ribotua pas një apo dy vjetësh me titullin “Dimri i madh”, duke ia hequr edhe fjalën “vetmi”, sepse ne, sipas propagandës, nuk ishim vetëm, por kishim me vete revolucionarët e vërtetë të të gjithë botës.
Pra, krijimi i këtij libri është një histori e shëmtuar, do të thosha, bashkëpunimi regjim – shkrimtar, ndoshta e rrallë në të gjitha diktaturat e Lindjes, kur ke parasysh jo vetëm çfarë është shkruar, por edhe kalimin kapitull më kapitull të dorëshkrimit në duart e Ramiz Alisë apo ndihmën e madhe që i ka dhënë Nexhmije Hoxha vetë për të konsultuar arkivat e Komitetit Qendror, që sipas saj, ishte edhe motivi se pse ia dhuroi shkrimtari. Megjithatë, sipas meje, nuk ishte ky motivi i vërtetë.
Mbi dhurimin e dorëshkrimit
Kush e ka jetuar atë kohë, nuk e ka vështirë të besojë se dorëshkrimi është dhuruar e nuk është marrë me përdhunë, siç pretendon shkrimtari. Nga ana tjetër, ne që e kemi jetuar atë kohë, nuk e kemi po ashtu të vështirë të kuptojmë se dhurimi nuk ka qenë një akt i sinqertë, por një akt servilizmi dhe frike, që ishte mënyrë jetese e njerëzve në atë kohë, veçanërisht e atyre që synonin të bënin karrierë apo të ruanin postet dhe statusin që gëzonin. Të mos harrojmë se në ato vite pakkush mendonte se ai regjim do të binte ndonjëherë.
Koha kur thotë Nexhmije Hoxha se i është dhuruar dorëshkrimi (1975), është koha e terrorit, kur njerëzit po arrestoheshin dhe po çoheshin në gjyqe e dënoheshin me pushkatim pa qenë aspak fajtorë. E tregon edhe dënimi i Pashallarëve të Kuq që, kush e lexon sot, e gjen të një zelli revolucionar të skajshëm dhe me një mburrje të Enver Hoxhës të paparë. Por, humori i keq i diktatorit, i turbulluar si nga krimet e shumta, edhe nga paranojat pas një infarkti që e kishte mbajtur në koma për disa ditë, mund t’i çonte njerëzit në burg e deri në pushkatim për pako gjë.
Ne kemi dy versione të përkundërta lidhur me posedimin e dorëshkrimit nga Nexhmije Hoxha. Ata që e kanë jetuar atë kohë e kujtojnë se vizita është bërë në kohën e liberalizmit dhe ka qenë një vizitë kortezie, që synonte mbajtjen afër të shkrimtarit, dhe jo një vizitë shantazhi e grabitjeje, dhe se Nexhmije Hoxha madje i ka kërkuar t’ia kthejnë vizitën për të cilën Kadareja ka shkruar gjerë e gjatë me superlativa për diktatorin. Dimë po ashtu që Agim Mero, i cili ka qenë së bashku me Nexhmije Hoxhën, thotë se kanë qenë aty për ta uruar për futjen në Parti dhe se nuk kanë dalë nga shtëpia e tij me dorëshkrim.
Dhe kjo është logjike, sepse, sikur të donte të të merrte ndonjë gjë diktatori, nuk të dërgonte gruan, por të dërgonte ndonjë nga ata të vetët, dhe po të kishte ardhur puna deri aty, libri nuk e shihte dritën e botimit. Aq më tepër që në vitin 1971, kur është bërë vizita e vetme e gruas së diktatorit, libri ende s’ishte botuar. Është shumë e besueshme, prandaj, që Kadareja, i frikësuar se mund të humbte përkrahjen e diktatorit në ato vite kur ai po pushkatonte edhe njerëzit më të afërt, për të treguar edhe një herë besnikërinë e tij, ka kryer këtë akt dhurimi. Të paktën shumë herë më e besueshme se sa skenari që na tregon ai se i paska shkuar Nexhmija në shtëpi dhe ia paska marrë gati përdhunisht me njerëzit e saj që dinin edhe se ku e mbante ky. (Shih për disa numra te “Shekulli” shtator-tetor 2012).
Prandaj, sipas meje, kemi të bëjmë me një akt dhurimi – që s’bën përjashtim në dhuratat e shumta që i blatoheshin “shokut Enver” asokohe – që meriton të analizohet për të kuptuar atë regjim, si dhe për të kuptuar edhe marrëdhëniet e njerëzve në përgjithësi dhe të intelektualëve e krijuesve të asaj kohe në veçanti me figurën që e kishin ngritur në kult.
Morali i kësaj historie
Ajo që bie në sy në telenovelën tonë janë disa momente që meritojnë reflektim. Bie në sy fakti se Nexhmije Hoxha po luan deri në fund rolin e njeriut që po tradhtohet nga një ish-bashkëpunëtor dhe mik i dashur i familjes, i cili vetëm të mira paska pasur prej saj dhe që po tregon karakterin e tij prej njeriu shpirtvogël, por që megjithatë, Nobelin e meriton (a thua se shpirti i vogël dhe shkrimtari i madh të mos kenë ndonjë lidhje me njëri-tjetrin).
Bie po ashtu në sy roli i mundimshëm që ka kohë që kërkon të luajë Kadareja sikur nuk ka qenë shkrimtari i zgjedhur i diktatorit, por një kundërshtar i diktaturës, e cila i paska hyrë deri me përdhunë në shtëpi për t’i marrë dorëshkrimin e romanit. Bie në sy heshtja e tërë atyre intelektualëve të asaj kohe që kanë qenë kolegë të Kadaresë, që e dinë shumë mirë se cila është e vërteta, por që nuk prononcohen. Që të tria janë shenja të një shoqërie që vazhdon të jetojë në një hipokrizi dhe gënjeshtër të madhe, që ta kujton jo pak atë kohë.
Njeriu pyet: Si ka mundësi që zonja Hoxha nuk paska reflektuar asnjë çast mbi marrëdhëniet njerëzore që kishte imponuar ai regjim: të një hipokrizie, frike dhe mosbesimi të njeriut te njeriu, për të cilën i shoqi punonte sistematikisht? A ka harruar Nexhmije Hoxha se me gjithë dashurinë e madhe që tregonin anëtarët e Byrosë Politike ndaj burrit të saj, tek e fundit ai i çoi shumicën e tyre në plumb? A e ka harruar Nexhmije Hoxha se njerëzit detyroheshin të divorconin e të mohonin deri familjarët e tyre për të shpëtuar lëkurën? A mos mendon ajo se këta donin më shumë partinë dhe shokun Enver, sesa familjen e tyre?
A mendon ajo se do t’i kishte thënë Kadareja këto fjalë tani për të dhe të shoqin sikur të mos kishte qenë e gjitha një hipokrizi? Pse atëherë pretendon të mbajë një dorëshkrim që pa dyshim i është dhuruar si një akt hipokrizie dhe frike? Le të mbajë fotokopjen dhe le të mendojë ca më shumë për gënjeshtrën e madhe historike që është shkruar aty, e cila, edhe ajo, është diktuar përdhunisht nga i shoqi i saj. Nëse Nexhmije Hoxha dje ka qenë e verbuar nga pushteti dhe sot beson se Enver Hoxhën e kanë dashur vërtet jo vetëm Kadareja, por edhe vetë ata që para pushkatimit bërtisnin “rroftë Enver Hoxha”, ne s’na falet që të mos i shohim këto akte si kulmin e deformimit që i ka bërë njeriut ai regjim mizor.
Nuk na ndihmon aspak për të kuptuar atë kohë. Përkundrazi, na konfondon, edhe shkrimtari Kadare, i cili prej kohësh na thotë se ka qenë i lirë në diktaturë dhe bile se ka qenë kundër regjimit që në fillim fare. Mirëpo përpjekja e tij për të na vërtetuar këtë kur ndeshet me faktet (edhe si ato që nxori Nexhmije Hoxha për të së fundi) na ngjan si ajo e dikujt që kërkon të arnojë një xhaketë të kalbur keqas, së cilës sapo i vë dorën në një anë për ta qepur, shqepet në anën tjetër. Sepse kush lexon 80 faqet që i dedikohen Enver Hoxhës në atë kohë, do të thotë se dhënia e një dorëshkrimi dhuratë nuk është asgjë përpara ngritjes së monumentit që i ka bërë diktatorit me atë libër. Mirë se dorëshkrimi i qenka marrë me përdhunë, po ato që janë shkruar në atë dorëshkrim (e shumëkund tjetër në veprën e tij) si janë shkruar, me përdhunë? – pyesin lexuesit. Po anëtar të PPSH, po deputet dhe pastaj edhe nënkryetar të Frontit Demokratik me përdhunë e bënë?
Na e shtojnë edhe më konfuzionin edhe ata që na thonë se këto ishin kompromiset që ka bërë shkrimtari për të bërë disidencë, apo se disidencë ishte edhe t’i këndoje diktatorit me varg të lirë, dhe jo varg me rimë. Na e shton edhe heshtja e shumë intelektualëve të djeshëm që nuk thonë të vërtetën e kësaj historie, edhe pse e dinë shumë mirë atë, ndonëse e shohin se Kadareja po shkon shumë larg me akuza paranojake ndaj njerëzve që nuk konformohen me “të vërtetat” e tij. Madje ka nga ata që të thonë se s’duhen thënë këto që të mos e dëmtojmë Kadarenë për çmimin “Nobel”, a thua se ky çmim qenka më i rëndësishëm edhe se e vërteta.
Mbi gjyqin
Juristët të thonë se ishte barra e akuzuesit (në këtë rast Kadaresë) të provonte se dorëshkrimi i ishte marrë dhe nuk e kishte dhuruar, dhe jo barra e të akuzuarit (në këtë rast e N. Hoxhës) të provonte se ky send i ishte dhuruar. Sepse kësaj i thonë që nesër të të vijnë në shtëpi dhe të kërkojnë të provosh se nuk i ke vjedhur sendet që ke aty. Po ashtu ata thonë se një send që posedohet prej një kohe që i kalon dhjetë vjet pa u denoncuar, konsiderohet si posedim i parashkruar.
Sidoqoftë, di të them se vendimi i gjykatësit mban shumë erë nga pikëpamja juridike dhe duhet të na bëjë të gjithëve të mendojmë se kultura e gatuar nga vetë Enver e Nexhmije Hoxha, kur gjykatësit vendosnin në emër të më të fortit dhe të pushtetshmit për fatet e njerëzve dhe jo në emër të së drejtës, ashtu siç u kthye kundër këtyre sot, mund të kthehet nesër edhe kundër kujtdo që s’është me më të fortin. Kush ankohet sot për gjyqet që i fiton Sali Berisha në sajë të pushtetit që ka, duhet ta hetonte mirë edhe këtë vendim dhe, sipas meje, ta denonconte edhe këtë gjyqtar, i cili, kam shumë frikë se, po të kishte qenë në një regjim si ai i Enver Hoxhs, do të kishte dhënë dënime si ato të asaj kohe me dëshmitarë dhe akuza të rreme.
Ky vendim gjyqësor mua më tingëllon si një akt frikësimi për të gjithë ata që luftojnë që e drejta të jetë sovrane dhe që të gjithë qytetarët të jenë të barabartë përpara ligjit. Ky gjyqtar u thotë njerëzve: bëhuni me pushtetin që të mos keni telashe edhe me mua. Ai dhe tërë kjo histori tregon se ne nuk kemi mësuar nga e kaluara, prandaj dhe se siç vazhdojmë të kultivojmë modelin e intelektualit apo të gjyqtarit që kërkon të bëjë karrierë nëpërmjet lidhjes dhe shërbimeve ndaj pushtetit, do të vazhdojmë edhe të pësojmë dhunën dhe padrejtësinë që sjell kjo kulturë.