Nëse Vaso Pasha do të mund të shihte festimet e këtij 100-vjetori, do të kishte konstatuar me habi se atë vargun “feja e shqiptarit është shqiptaria” bashkatdhetarët ia kanë marrë aq “ad literam”, saqë e kanë bërë vërtet shqiptarinë fe të shqiptarëve. Kulti i flamurit, kulti i shqiponjës, i bashkimit të të gjithë shqiptarëve rreth tyre; Ismail Qemali me dyzet apostujt, u celebruan kësaj here si kurrë ndonjëherë: madje të pastruar nga “ndotjet” e tjera si komunizmi apo europianizmi që kanë “njollosur” celebrimet e tyre të mëparshme.
Kryeministri, si i dehur nga festa e adhurimit të Zotit të vërtetë të shqiptarëve, nxori të tilla fraza nga goja, saqë u bë shkak i anulimit të vizitës së Presidentit të Maqedonisë dhe ministrit të Jashtëm të Greqisë. Kulmi ishte torta stërgjigante kuq e zi mbi të cilën turmat e shqiptarëve u vërsulën si në një liqen, për ta ngrënë, për të marrë kështu, si në një rit pagan, fuqi nga gjaku i kuq i flamurit dhe mishi i shqiponjës së tij të zezë.
Nuk e dimë se sa do t’i shijonte Vaso Pashës gjithë ky ritualitet, por një gjë është e sigurt: se kaq shumë shqiptarë nuk janë parë prej kohësh të mblidhen me vullnetin e tyre në qendrën e kryeqytetit. Disa komentatorë të huaj kanë mbetur të impresionuar nga këto festime. “Kombi optimist” e quante kombin tonë gazetari zviceran Andreas Ernst te rubrika Feuilleton e NZZ.
Ai shkruante se “ndërsa në Serbi bie në sy depresioni dhe fakti se parullat nacionaliste nuk kanë efekt, te shqiptarët, të ndarë në disa shtete, mbizotëron optimizmi”. Sipas tij, është një optimizëm që në pamje të parë të duket “i çuditshëm”, sepse “Kosova dhe Shqipëria janë dy vendet më të varfra të Europës: nuk prodhojnë dhe eksportojnë pothuaj asgjë, … shteti është në duart e karteleve të pushtetit, të cilët shkëmbejnë votat dhe bindjen e qytetarit me vende pune, drejtësia është e dobët dhe e korruptuar”, … por optimizmi në territoret shqiptare, gjithë sipas tij, ka arsye të forta: “sepse prej 1990-s po zhvillohet një shoqëri panshqiptare”. Shkurt, shqiptarët i motivon nacionalizmi i tyre, bashkimi, për të qenë optimistë për të ardhmen.
Pyetja që shtrohet është: a qëndron ky optimizëm, apo ai epiteti “i çuditshëm” që ka përdorur gazetari kërkon një zhbirilim më të thellë?
Në fakt, qenë të shumtë ata shqiptarë që konstatuan se kishte diçka që nuk shkonte në tërë këto celebrime, diçka të tepruar, për të mos thënë edhe të shëmtuar. Personalisht m’u desh të mendoj gjatë për t’i dhënë një artikulim konceptual së shëmtuarës që, së jashtmi, shprehej me shëmtinë e dekorit, me mbiteprimin në përdorimin e flamurit dhe të shqiponjës, me ngritjen e monumenteve që s’kishin asgjë nga fryma e kohës që jetojmë. “Jo, ka diçka që nuk shkon, – thashë me vete, – po si do t’ia vëmë emrin kësaj gjëje që nuk shkon?”
Mendimi më çoi te një thënie e Gëtes: “E shenjta është ajo që bashkon shumë shpirtra”. Vërtet flamuri, shqiponja mund të konsiderohen si të shenjta për besimtarët e fesë së shqiptarizmit. Por, kur flitet për të shenjtën dhe raportin e njeriut me të, nuk mund të mos kujtosh urdhëresën e dytë që i dha Zoti Moisiut: “Mos e përmend emrin e Zotit vend e pavend”. Duke parë flamurin të mbulojë fasada të tëra ndërtesash si qe ajo e hotel “Tiranës” apo ajo e selisë së Kryesisë së Kuvendit, shqiponjën në çdo rrotullame udhëkryqi; apo njerëzit dhe makinat të mbështjellë me flamur, për të mos folur pastaj për tortën-flamur, nuk mund të mos kishe ndjesinë se ato po “përmendeshin” vend e pavend.
Po ç’kuptim ka urdhëresa e mospërmendjes së Zotit vend e pa vend, që Krishti, tek Ungjilli, sipas Mateut, e thotë me fjalët: “Jo çdokush që më thërret Zot, Zot! do të hyjë në mbretërinë e qiellit”. Një nga kuptimet e kësaj thënieje është se nuk duhet ta instrumentalizosh “Zotin”, nuk duhet të tentosh ta “rreshtosh” në ushtrinë tënde për beteja në emër të interesit tënd apo të palës tënde. Po ashtu, premtimet që bëhen në emër të Zotit nënkuptojnë ndershmëri, besnikëri, vërtetësi; ato duhen mbajtur. Të mos i mbash ato do të thotë të abuzosh me emrin e Zotit; me fjalë të tjera, ta bësh Zotin një gënjeshtar. “Në mbretërinë e qiellit do të hyjë vetëm ai që e zbaton vullnetin e Atit tim…”, vazhdon Krishti.
Ja këtu, tek abuzimi me të shenjtën qëndron, sipas meje, shpjegimi i brendshëm i shëmtisë që pamë së jashtmi me abuzimet me flamurin dhe shqiponjën. Ato u shpërdorën vend e pa vend pikërisht sepse ata që i shpërdorën nuk i ndiejnë me të vërtetë si të shenjta. Madje, sipas disa “thashethemeve”, ky shpërdorim kishte motive deri fare banale: fitimin maksimal të parave nga të tenderuarit për zbukurime e shitje flamujsh.
Prandaj, ndaj pyetjes nëse flamuri dhe shqiponja dykrerëshe vërtet na bëjnë të ndjehemi kaq optimistë? – edhe në kuptimin e iluzionit se nacionalizmi mund të na nxjerrë në dritë, – gjykoj se duhet të japim përgjigje të kujdesshme. Sipas meje, nëse në Serbi ka një depresion pasi ka dështuar nacionalizmi apo se serbët janë të vetëdijshëm se as nacionalizmi nuk i nxjerr dot nga gropa, nuk është se te ne nuk ekziston kjo vetëdije, paçka se festimet e 100-vjetorit dhanë idenë se këtej nga ne ka optimizëm nacionalist. Kosovarët që paketojnë flamurin dhe nisen me entuziazëm për në Shqipëri duke i mbushur tumllas sheshet e Tiranës apo Vetevendosja që po fiton terren, mund dhe t’u japin idenë të huajve se diçka po ndodh andej kufirit. Por, sipas meje, zor se ka njerëz në botën shqiptare që kanë shpresë seriozisht te nacionalizmi. Celebrimet që pamë dhe monumentet e shumta butaforike janë pjesë e një teatraliteti që e kemi mësuar mirë në kohën e regjimeve ku kemi jetuar, e që askush nuk i merr seriozisht. Aleanca Kuqezi që duket se kërkon të zëvendësojë mungesën e plotë të lëvizjeve civile, por edhe shkatërrimin e çdo shprese që ka sjellë shndërrimi i dy partive politike që drejtojnë vendin në dy banda, është edhe ajo pjesë e këtij teatraliteti.
Ashtu siç ishte edhe filmi i koncertit të Pavarësisë me këngën që e bënte të qante Enver Hoxhën: “Për ty atdhe… shkëmb graniti vigan… s’u përkule nga çdo stuhi e tufan…”. Vini re: njeriu që i ka bërë më shumë se kushdo të qajnë shqiptarët, qante për atdheun. A ka përshkrim më elokuent se ky të teatralitetit tonë? Ky i yni është vërtet një “optimizëm i çuditshëm”. Në fakt, pasi bie perdja e festës, shqiptari i varfër u kthehet halleve dhe vuajtjeve të përditshme me nënshtrimin e skllavit që mallkon tërë ditën shtetin e tij të keq. Kurse shqiptari shtetar mendon se si të identifikohet sa më shumë me atdheun, duke organizuar ndonjë festë tjetër, pikërisht për ta shtypur atë sa më lehtë.
Në këto kushte, sipas meje, me një rritje të mëtejshme të krizës ekonomike, siç ka shumë gjasa të ndodhë, shqiptarët e varfër përsëri nuk do ta shohin shpresën apo shpëtimin te dashuria nacionaliste për granitin tek ikja prej “shkëmbit vigan” në shtetet që funksionojnë si shtete të së drejtës për të gjithë qytetarët e tyre. Nuk përjashtohet që në një situatë të tillë, grupimet nacionaliste të mund të marrin pushtetin, por jam i bindur se kurrsesi nuk do të mund të ngjallin besim e shpresë te shqiptaret për t’u kthyer. Aq sa ç’kanë ngjallur Ahmet Zogu, Enver Hoxha, Sali Berisha, Fatos Nano, Hashim Thaçi apo Ramush Haradinaj si këtej, dhe andej kufirit.
Prandaj gjykoj se, që optimizmi ynë të mos jetë “i çuditshëm”, siç qe në celebrimet e këtij 100-vjetori të pavarësisë, shqiptarët do të duhet të reflektojnë ca më shumë për atë se si është e mundur që, ndërkohë që flasin kaq shumë për dashurinë për atdheun, me veprat e tyre punojnë për ta bërë Shqipërinë vendin e urrejtjes së shqiptarit ndaj shqiptarit; se pse ndërkohë që flasin kaq shumë për bashkimin, janë aq të përçarë sa edhe festimet i bënë ndaras, se pse në këta 100 vjet kanë nxjerrë në krye të punëve të tyre vetëm kriminelë, vrasës, hajdutë që u kanë vrerosur jetën? Dhe, mbi të gjitha, se çfarë duhet bërë që të ndryshojë kjo gjendje përderisa duket sheshit se nuk mjafton përmendja e atdheut vend e pa vend.
“Nuk do ta gjesh kurrë të vërtetën nëse nuk je i gatshëm të pranosh edhe atë që nuk e pret”, thotë Erakliti. Që do të thotë, sipas meje, në kontekstin e çka po shkruaj, se ndoshta duhet ta fillojmë tjetërkund nga ritualet e dashurisë së rrejshme për atdheun që janë vetë jeta jonë – siç e pamë edhe në këtë 100-vjetor – për të arritur te dashuria e vërtetë për atdheun.
Panorama