Ndryshimi i gjuhës së Berishës kohët e fundit përsa i përket rritjes së retorikave nacionaliste, është komentuar shumë së bashku me përpjekjen për të gjetur origjinën e këtij ndryshimi.
Me gjithë përpjekjen nga të tijtë për ta paraqitur këtë gjuhë si në koherencë me çka Berisha ka thënë më parë, janë disa deklarime që s’lënë dyshim se kemi të bëjmë me ndryshim gjuhe, madje të vetëdijshëm, veçanërisht po të kemi parasysh mënyrën se si ka folur ai jo shumë kohë më parë për bashkimin e shqiptarëve në një shtet etnik të vetëm. Pra, ndërsa para ndonjë viti ai është shprehur se ka qenë ndër ata që dikur ka aspiruar për bashkimin e Shqipërisë me Kosovën, por se kjo tashmë është një aspiratë nga e cila duhet hequr dorë në favor të integrimit europian – gjithë duke ruajtur dykuptimësinë e shprehjes “bashkimi nëpërmjet Bashkimit Europian”, që ka qenë karakteristikë e qëndrimit të politikës shqiptare gjatë këtyre njëzet vjetëve - së fundmi Berisha foli hapur e qartë për padrejtësi që duhet ndrequr.
Edhe ballafaqimi me deklaratat e ministrave të Jashtëm të kohëve që Berisha është në pushtet e provojnë këtë ndryshim të qëndrimit të Kryeministrit.
Interpretimet/hipotezat e ndryshimit të kësaj gjuhe kanë qenë disa. Më së shumti i është mëshuar idesë se Berisha i ka theksuar tonet nacionaliste për të mos lejuar rrëshqitjen e elektoratit te Aleanca Kuqezi. Një hipotezë tjetër është ajo, sipas së cilës, dora-dorës që i rritet paranoja e pushtetit, Berisha e mendon gjithnjë e më shumë veten si udhëheqës të të gjithë shqiptarëve dhe, me rastin e 100-vjetorit, duke parë entuziazmin e madh patriotik, veçanërisht atë kosovar, iu rindezën llambat e nacionalizmit vetvetiu.
Ka një hipotezë tjetër se kjo thirrje nacionaliste është produkt i vështirësive ekonomike brenda vendit. Shkurt, është ilustrim i thënies “Nacionalizmi është streha e fundit e horrave”.
Por, të gjitha këto hipoteza ngrenë, megjithatë, një pikëpyetje. A e ka llogaritur mirë Berisha që ndërkombëtarët nuk e duan një gjuhë të tillë? Pse ai, që ka qenë gjithherë i kujdesshëm me ta, ia lejoi vetes këtë lajthitje? Këtu duhet vënë në dukje se, mu si rezultat i reagimit ndërkombëtar, ai nxitoi ta korrigjojë disi drejtimin e qitjes ditët e fundit duke thënë se Shqipëria nuk ka pretendime territoriale dhe se shqiptarët kanë një nacionalizëm me fytyrë njerëzore jo si nacionalizmat e tjerë në rajon. Po pse lajthiti ai duke mos na dhënë aspak siguri se nuk do të lajthisë përsëri?
Në këtë pikë vjen e ngrihet një hipotezë tjetër që më duhet të them se nuk e kam parë të artikuluar në shtyp dhe as që e kam nga mendja ime, por që qarkullon nëpër tryeza diplomatësh prej nga e kam dëgjuar edhe unë. Sipas kësaj hipoteze, deklaratat e Berishës u drejtohen pikërisht ndërkombëtarëve, jo shqiptarëve. Shkurt, i lodhur apo zhgënjyer me ndërkombëtarët që ia refuzojnë statusin – që do të thotë ta pranojnë kështu siç është – ai ka zgjedhur t’i shantazhojë ata: ju nuk doni të më pranoni në Europë, atëherë unë kaloj në planin B dhe ju krijoj probleme më të mëdha nga ç’mund ta mendoni.
Pra, sipas kësaj hipoteze, termin “albanofobia” ai e ka përdorur jo thjesht për të përshkruar frikën e vendeve fqinje ndaj shqiptarëve, por edhe frikën e Europës për të pranuar shqiptarët në gjirin e saj. Është një hipotezë që, në një farë mënyre, është edhe pasqyrë e frikërave europiane.
Nëse do t’i besojmë kësaj hipoteze, nuk mund mos të të shkojë në mendje se ai ka dashur, në një farë mënyre, të imitojë Kryeministrin turk Erdogan, i cili, i lodhur edhe ai me pritjen e pranimit të Turqisë, ka ca kohë që flet për “islamofobi” dhe kërkim alternativash të reja ndaj asaj europiane. (Grupi i Shangait).
Përtej asaj nëse është apo jo e vërtetë kjo hipotezë, çështja që ajo ngre është, megjithatë, e madhe për fatet e ardhme të Shqipërisë dhe të botës shqiptare në përgjithësi. Nuk ka pikë dyshimi se në momentin e sotëm projekti postnacionalist i bashkimit europian po njeh ditët e tij më të vështira. Ka rryma të forta brenda shteteve europiane që flasin për dështim të tij dhe për kthim në interesa kombëtare, për dalje nga euroja, për krijime të grupimeve të tjera (p.sh. vendet e Veriut europian së bashku) dhe se kjo krizë nënkupton edhe shtyrje të afateve të integrimit për vende si Shqipëria. Pyetja që shtrohet është: a duhet të bëhen shqiptarët promotorë të një dështimi të tillë, a kanë ata interes për një dështim të tillë, apo përkundrazi, ata nuk duhet të bëjnë ç’është e mundur që të mos e braktisin këtë projekt? Sipas gjykimit tim, nëse shumë vende mund t’ia lejojnë vetes luksin që ta mendojnë veten jashtë projektit europian, shqiptarët do të ishin më të humburit me këtë.
Dhe me “shqiptarët” kam parasysh edhe ata në Kosovë, që duket sikur do t’i tërhiqte me vete plani B i Berishës. Kjo jo vetëm pse në kushtet që ndodhen sot, përsa i përket ndërtimit të institucioneve demokratike, një shteti të së drejtës, shqiptarët kanë nevojë të jenë të lidhur me vendet demokratike – për lirinë dhe të drejtat e tyre më së pari – por edhe pse, e larguar nga Europa, bota shqiptare do të mbetej sot thuajse edhe pa miq. I vetmi vend mik që do të mund t’i jepte mbështetje diplomatike dhe ekonomike do të ishte Turqia, në kuadrin e rritjes së ndikimit e të fuqisë ekonomike të saj në rajon. Por, një skenar që do ta çonte Turqinë jashtë Bashkimit Europian dhe që do të acaronte marrëdhëniet me vendet fqinje të Shqipërisë në Ballkan, si Greqia, Serbia apo Maqedonia, do ta largonte Turqinë edhe nga Shqipëria, edhe nga shqiptarët që banojnë në Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi.
Prandaj gjykoj se projekti që duhet të mbështesë Shqipëria dhe shqiptarët kudo ku janë është një hyrje edhe e Turqisë në Europë, shoqëruar kjo me një proces demokratizimi të brendshëm që do të krijonte edhe një tjetër marrëdhënie me vendet fqinje. Një Shqipëri vërtet demokratike dhe e integruar në Bashkimin Europian do të ishte një Shqipëri që do të kapërcente edhe urrejtjet e vjetra ndëretnike në rajon.
Kurse një Shqipëri që shkëputet nga projekti europian dhe bubrron për të gjetur mbështetje politike dhe ekonomike te shtete me standarde demokratike më të ulëta, mund t’u shërbejë vetëm qëllimeve të errëta pushtetesh jodemokratike e mund të çojë edhe në aventura nacionaliste. Duket një aventurë e pamundur, por, edhe në qoftë e mundur, s’do të ishte tjetër veçse një reminishencë e së kaluarës së errët të Enver Hoxha, kur ky, për pushtetin e tij, izoloi shqiptarët duke i lënë kaq prapa.
Burimi: http://www.panorama.com.al/2013/02/26/cqendron-pas-termit-albanofobi/#ixzz2M13aMkUi