Besoj se pakkush e vë në dyshim se e gjithë skenografia e grevës dhe e aksionit politik të opozitës rreth kësaj greve ishte drejtuar kryesisht për nga ndërkombëtarët. Edhe vend-ndodhja e grevës edhe grumbullimi i manifestantëve në numër sa më të madh, vëmendjen e tyre synonte më së pari, t’u tregonte se ata kanë një ushtri të madhe protestuesish që duhet respektuar. Edhe kërcënimet për përshkallëzimin me ngjarje të dhunshme që u shfaqen e u zhduken në tribunën e grevës synonin të krijonin, më në fund, një situatë që të kërkohej ndërhyrja e tyre. Edhe kundërpërgjigjet e Berishës me manifestantë e mbështetës, si dhe me durimin e tij ndaj sfiduesve që i rrinin poshtë dritares, kryesisht atyre u drejtohej. Madje madje, meqenëse tërheqja e ndërkombëtarëve në politikën tonë është një zakon i hershëm i paskomunizmit tonë, pakkush e ka vënë në dyshim apo parë me sy kritik këtë lloj teatri politik.
Ndërkaq do të thosha se ka ekzistuar një kontradiktë themelore midis këtij teatri, që synonte t’u tregonte ndërkombëtarëve se sa keq janë punët tek ne dhe kërkesës së artikuluar shpesh herë këto kohët e fundit nga opozita që ata të zbatojnë, kur gjykojnë Shqipërinë dhe veçanërisht punën e votës së lirë, të njëjtat standarde që kërkojnë për veten e tyre. Kontradikta qëndron në atë se vetë fakti që kjo kërkesë u drejtohej/t atyre, që të ndërhyjnë, pra, që në Shqipëri të zbatohen standardet evropiane provon se ne nuk i kemi arritur këto standarde. Sikur ne të kishim standarde evropiane, nuk do të kishim nevojë për ndërkombëtarët si arbitër dhe fakti që kërkojmë ndërkombëtarët si arbitër tregon se nuk i kemi këto standarde.
Nuk ka matës më të mirë për të gjykuar papjekurimin e demokracisë në Shqipëri sesa niveli i thirrjeve që u janë drejtuar ndërkombëtarëve për të ndërhyrë si nëna e baba ynë në këtë konflikt që po kulmon me ndërprerjen e papritur të grevës, në një kohë kur po grumbulloheshin forca të freskëta grevistësh dhe takimin e Berishës me Ramën në Strasburg për një “darkë pune”. Dhe s’ka dyshim se të dhënat e këtij matësi, që është sot e kësaj dite në veprim e sipër, janë diskredituese për klasën tonë politike dhe për foshnjërinë e institucionet tona, ku përfshihet edhe kjo opozitë që ka qeverisur për tetë vjet e që sot ka shumicën e pushteti lokal në dorë. Nuk mohohet se shqiptarët gjatë gjithë kësaj kohe kanë vuajtur ngulshëm gjuhën “e paqartë” të ndërkombëtarëve lidhur me këtë konflikt. Me kë janë; ata duhet të shprehen qartë se cili është fajtori – thonin njerëzit shpesh edhe nga pozita të kundërta me njëri tjetrin – pse nuk shprehen? Sipas meje, ndërkombëtarët nuk e kanë mbajtur dhe nuk e mbajnë këtë qëndrim të qartë e të prerë, siç e kanë dashur dhe e duan shqiptarët, për disa arsye:
Së pari, pasi ata nuk kanë tagër ligjor për këtë. Shqipëria është një vend sovran dhe për fatet e një vendi sovran duhet të vendosin shqiptarët, me fjalë të tjera arbitrat shqiptarë, institucionet shqiptare dhe jo ata. Në një farë kuptimi qëndrimi i tyre “i paqartë” është edhe një thirrje për t’u rritur; bën pjesë në procesin e ndihmës e shoqërimit të Shqipërisë në arritjen e standardeve të botës ku aspiron të bëjë pjesë, por edhe një vënie në dukje se këta nuk janë arritur ende.
Së dyti, sepse duke parë përgjegjësitë e kësaj krize, ata gjykojnë se nuk mund të akuzojnë ekskluzivisht vetëm njërën palë, ndonëse, sipas meje, kanë dhënë disa sinjale të qarta se janë kundër përshkallëzimeve me bojkot dhe grevë që kanë bërë socialistët.
Së treti, ndërkombëtarët nuk kanë ndërhyrë prerazi edhe pse janë të ndarë mes veti. Nuk ka një ndërkombëtar të vetëm, por shumë ndërkombëtarë, varësisht nga përkatësia e majtë apo e djathtë, apo vendet të cilëve ata u përkasin e interesave që kanë në Shqipëri.
Por prap, ndërkohë që, me një anë, politikanët tanë vazhdojnë të sillen me ndërkombëtarët sikur të kërkojnë dashurinë e pakushtëzuar të mamasë, si e vetmja që vazhdon të të dojë çfarëdo që të bësh, pasi të sheh gjithmonë si fëmijën e saj të vogël, njerëzit, me anë tjetër, ngulmojnë që ndërkombëtarët të bëjnë babain pajtues apo ndëshkues.
Kur do të ndërhyjnë ndërkombëtarët, ka qenë pyetja që kanë shtruar njerëzit gjithnjë e më mosbesues se politika shqiptare do të mund të jetë në gjendje ta kapërcejë këtë krizë që ka gjeneruar. (Pa e mohuar se përparim kemi bërë, pasi zorr të gjesh sot nga ata që të kërkojnë ndërhyrjen e tyre ushtarake, siç ndodhi më 1997). Dhe më në fund, ata duket se ndërhynë: e bindën Ramën të tërheqë njerëzit nga greva dhe Berishën të takohet me të në Strasburg për një marrëveshje. Por prap, sipas meje, qëndrimi i tyre do të mbetet “i paqartë”.
Sipas gjykimit tim, ndërkombëtarët mund të ndërhynin qartazi vetëm në rastin kur njëra nga palët do të shkelte në dërrasë të kalbur. Me këtë kam parasysh, për shembull, atë që ndodhi më 1998, kur Berisha dhe të tijët sulmuan Kryeministrinë dhe detyruan Kryeministrin e atëhershëm Nano të arratisej në Maqedoni. Shkelje në dërrasë të kalbur do të ishte edhe një dhunë policore nga ana e Pushtetit Qendror kundër protestuesve. Për fat të mirë, këto gjëra nuk ndodhën dhe nuk duket se kanë gjasa të ndodhin, jo vetëm pse shqiptarët janë pjekur sadokudo - dhe kjo është për t’u quajtur përparim në rrugën tonë të gjatë drejt demokracisë - por ndoshta edhe për shkak të sjelljes dhe gjuhës “së paqartë” të ndërkombëtarëve.
Në këto kushte gjykoj se takimi i Berishës me Ramën në Starsburg për të bërë një marrëveshje politike është një rrugëdalje për Ramën, që nuk i bindi dot ndërkombëtarët të mbajnë anën e tij, një lëshim i pamjaftueshëm që u bën Berisha këtyre dhe një lehtësim për ndërkombëtarët, por edhe provë e foshnjërisë së institucioneve në Shqipëri. Dhe përderisa institucionet i kemi në këtë gjendje foshnjërie pak shpresa ka që të kemi ndonjë zgjidhje të qëndrueshme. Gjykoj se më shumë kemi të bëjmë me një ulje të etheve të krizës, por strategjia e opozitës do të vazhdojë të jetë mbajtja e vendit në krizë politike nëpërmjet formave të tjera të protestës; ajo e maxhorancës durimi deri në fashitjen e këtyre protestave si kësaj here, kurse ajo e ndërkombëtarëve thirrja për dialog e bashkëpunim në të mirë të interesave të vendit dhe jo të pushtetit të palëve. Shqiptarët do ta paguajnë këtë, por ndoshta ky është çmimi i paevitueshëm i daljes nga faza foshnjore e demokracisë.