Kush i ndjek lajmet shqiptare nëpërmjet medias së shkruar dhe elektronike, nuk mund të mos verë re se propaganda (kështu meriton të quhet) e maxhorancës është e lidhur kryesisht me heqjen e vizave. A thua se heqja e vizave do të ishte kusht i mjaftueshëm që shqiptarët të bindeshin se në këtë republikën tonë, nën udhëheqjen e saj, çdo gjë shkon si në më të mirën e botëve. Duket se edhe opozita ka qenë dhe është mjaft e shqetësuar për këtë "heqje" sepse e përjeton si një "shtesë" fuqizimi të maxhorancës, duke na lënë të kuptojmë se i vetmi shans i saj për të ardhur në pushtet nuk ndërtohet mbi një alternativë, edhe më e mirë që na ofron, por thjesht dhe vetëm te dështimi sa më i shpejtë e më i rëndë i maxhorancës.
Nuk mohohet se heqja e vizave është një gjë e mirë përtej luftës politike midis dy partive. Së pari ajo është një çlirim psikologjik për tërë ata shqiptarë që ndjehen ende si në një lloj burgu, pa një nga të drejtat themelore të njeriut aq të reklamuar nga Perëndimi në kohën e Luftës së Ftohtë, atë të lëvizjes së lirë. Po ashtu ajo do të lehtësojë një numër jo të vogël njerëzish në lidhjet me familjarët e tyre. Për një pjesë ndoshta do të jetë edhe një mundësi punësimi në të zezë për dy tre muaj, ndoshta edhe për të mbetur klandestinë në Europën Perëndimore. Por nga kjo deri te shitja e heqjes së vizave, si realizim i ëndrrës shqiptare për Europën e Bashkuar, sipas meje, ka një hendek të madh dhe, të mos e shohësh atë, më duket sa jo serioze aq edhe një shpëlarje e pastër trush.
Në këtë shkrim nuk dua të ndalem në tema që i gjen tashmë, sadokudo, në shtypin tonë si stërfryrja e meritave dhe e avantazheve të heqjes së vizave, ndërkohë që e vërteta është se meritat nuk janë ashtu dhe aq të mëdha dhe se nuk do të ndryshojë ndonjë gjë e madhe; tema e servilizmit ndaj Perëndimit bashkë me atë të vënies së vlerësimit të të huajve mbi atë të shqiptarëve, apo tema e shitjes me çmim të lirë të Shqipërisë të huajve për të marrë mbështetjen e tyre politike. Nxitoj të them këtu (pak si jashtë teme, por brenda shqetësimit më të thellë që do të shprehë ky artikull) se dhënia e 300 hektarëve pyll të Krastës për një megafabrikë çimentoje është një krim i paparë në historinë e Shqipërisë që nesër do të futet në listën e të zezë të krimeve më të mëdha që i kanë bërë politikanët shqiptarë këtij vendi.)
Në këtë shkrim dua të cek një çështje që, pikërisht për shkak të demagogjisë që bën politika ditë e natë, mungon thuajse krejt në debatin shqiptar mbi Europën.
Nuk mohohet se heqja e vizave mban gjallë edhe atë që mund të quhet ëndrra e shumicës së shqiptarëve, për tu bërë pjesë e Europës së Bashkuar. Ajo konsiderohet si një hap më tej drejt kësaj ëndrre. Por ndërkohë që abuzohet aq shumë duke e përdorur në mënyrë emocionale këtë fakt, vë re se lihet krejtësisht jashtë informacionit e debatit politik jo vetëm kostoja që do të ketë për shqiptarët kjo anëtarësi, ku përfshihen edhe detyrimet që përfshihen në këtë anëtarësim, por edhe fakti se në Europë sot po flitet gjithnjë e më shumë për rrezikun e dështimit të projektit evropian, që tek ne mendoj se do të duhej të fokusohej në kontekstin e asaj se shkaqet e këtij dështimi janë të lidhura, përveç të tjerash, me përvojën e keqe të integrimit në Europën e Bashkuar të vendeve problematike, siç është edhe Shqipëria.
Një nga treguesit më të rëndësishëm të atij që e quajta rrezik i dështimit të projektit europian janë rezultatet e zgjedhjeve në shumë vende europiane. Nuk do shumë vëmendje për të parë se partitë e ashtuquajtura të ekstremit të djathtë, që mbështesin politika kundër projektit europian, kundër futjes së "mishit të huaj në Europë, madje deri edhe projekte separatiste brenda vetë vendeve europiane, janë në fuqizim e sipër. Para pak javësh në zgjedhjet në Belgjikë partia separatise (e moderuar) flamande doli parti e parë në Flandër. Dhe, po të vesh re programin e saj, ai synon ndarjen nga Belgjika frankofone e Flandrës dhe është i mbështetur në ndjenjën popullore të atyre flamandëve (gjithnjë e më të shumtë) që i quajnë belgët frankofonë dembelë dhe të korruptuar. Në Itali, Lega Nord gjithnjë e më e suksesshme në elektorat, aq sa në zgjedhjet e fundit vendore ka fituar thuajse gjithë veriun, akuzon pjesën e jugut të Italisë për hajdutëri dhe korrupsion e kërkon edhe ajo (në mitingje hapur, kurse institucionalisht nëpërmjet reformave federaliste), ndarjen nga Italia të asaj që ajo e quan Padania. Në Hollandë ekstremi i djathtë vazhdon të përparojë mbi programe që i japin rëndësi sigurisë së hollandezëve ndaj rrezikut të të huajve. Po ashtu, në shumë vende të rëndësishme europiane shihet se fuqizimi i partive të tilla ka vënë në rrezik qeverishmërinë, për të mos folur për orientimin për kah qëndrime gjithnjë e më afër këtyre partive të partive të mëdha.
Kriza ekonomike e financiare që lindi në SHBA ra mbi Kontinentin e Vjetër, duke e thelluar këtë problematikë. Ajo që bie në sy në të gjithë këtë panoramë është refuzimi i më të pasurve të Evropës, që të ndajnë fatet e tyre me më të varfrit të cilët, në kushtet e krizës, nënkuptojnë për ta më shumë sakrifica, më shumë pasiguri, më shumë papunësi. Mjaft të kesh parasysh debatet e ashpra që lindën mbi Greqinë deri me propozimet për përjashtimin e saj nga zona Euro. Vetë Euro është në vështirësi, aq sa po flitet deri edhe për nevojën e rikthimit, paralel me ekzistencën e saj, të monedhave kombëtare. Pas dështimit të Kushtetutës Europiane e pas kalvarit që kaloi Traktati i Lisbonës, në sytë e shumë analistëve perëndimorë duket se Bashkimi është në rrezik shpërbërjeje. Në këto kushte, ndërtimi i një qeverie të përbashkët të ekonomisë së Evropës, që monopolet e konomike duket se nuk e kanë shumë qejf, po bëhet gjithnjë e më i vështirë. Ndërkaq, analistët venë re se prania e europianëve në skenën botërore është reduktuar në minimum. Obama preferon marrëveshjet me Kinën. Turqia, që një herë e një kohë lutej të futej në BE, kërkon një rol të vetin autonom në Mesdhe. Rusia e trajton Europën sikur ta ketë nën vartësi, veçanërisht duke pasur parasysh burimet e gazit, pa të cilat kjo nuk jeton dot. Izraeli i injoroi protestat e Europës për sulmin ndaj anijeve turke, që ishin drejtuar në Gaza duke parë edhe se, në Kombet e Bashkuara, europianët u ndanë në tre pjesë ndaj mocionit që e dënonte këtë: në favor, kundër dhe abstenues.
Në fakt sot e gjithë ditën në Europë flitet për një klasë politike mediokre, në nivele kombëtare që po kërkon të kompensojë mungesat në ide dhe frymëzim duke braktisur projektin europian. Projekti i Europës së Bashkuar ka qenë i vetmi propozim politik serioz në gjysmë shekullin XX pas Luftës së Dytë. Mbi atë u ndërtuan sukseset e partive demokristiane që e krijuan, të partive liberale që e mbështetën, por edhe ato të social demokratëve, që e përqafuan me vonesë, por me entuziazëm më të madh. Tani që ky projekt duket i varrosur, i harruar, i ndryshuar, forcat politike tradicionale nuk kanë më një propozim të besueshëm dhe legjitim për elektoratin. Dhe qytetarët, të gjendur përballë kësaj paqartësie e vështirësive që përmenda, kanë filluar të rizbulojnë shijen e atdheve të vegjël, të separatizmave, të populizmave të votave të protestës.
Nuk do shumë mend se ne nuk duhet të bëjmë sikur nuk e shohim këtë dramë që po përjeton projekti europian e të ndërgjegjësohemi edhe për përgjegjësitë tona, edhe për vendin tonë, edhe të ardhmen tonë në të, edhe për faktin se, paradoksalisht, projekti europian vihet në rrezik pikërisht nga ata që flasin më shumë për të, siç bëjnë politikanët tanë. Realiteti është se klasa jonë politike, ndërkohë që europianëve ua shet punën për projektin europian vetëm në letra dhe shqiptarët me heqjen e vizave, realisht punon kundër tij në shumë aspekte. Me konfliktualitetin ekstrem dhe miop që i buron nga babëzia për pushtet dhe para, me korrupsionin dhe klientelizmin e pafre, me lidhjet me krimin e organizuar, me politikat që e katandisin Shqipërinë në një kosh plehrash të të huajve, me premtime iracionale për megaprojekte e të tjera e të tjera, ajo, kur u premton shqiptarëve Europën e Bashkuar të kujton atë anekdotën që qarkullonte në kohën e komunizmit, sipas së cilës kur e pyetën dikë "si e imagjinon ti komunizmin?" ai u përgjigj: "si horizonti, që sa më shumë i afrohesh aq më shumë largohet."
Ka qarkulluar prej kohësh edhe një anekdotë e pas komunizmit për Europën e Bashkuar, sipas së cilës në momentin kur në të hyjnë të gjithë shtetet që parashikohen d.m.th. edhe Shqipëria, vendet themeluese kërkojnë njëri pas tjetrit të dalin. Gjykoj se për Shqipërinë humbja e shpresës për të vazhduar ky projekt do të ishte një gjë shumë e rëndë; fati i shqiptarëve do të bëhej shumë i errët, me pasoja të paparashikueshme madje. Por kjo sdo të thotë që të besohet në këtë projekt në mënyrë të verbër dhe jokritike dhe aq më pak që të manipulohet me të. Gjykoj se më e keqja mund të evitohet vetëm nëse do të shohim përgjegjësitë tona, në kontekstin e ruajtjes së këtij projekti dhe do të punojmë për të seriozisht, duke synuar ndryshimin e gjendjes brenda vendit dhe jo nëse do të vazhdojmë të lëkundemi në demagogjinë e politikanëve tanë, por edhe europianë, që me heqjen e vizave na premtojnë një Europë që nuk ekziston.