Bojaxhi Basha justifikon mos berjen e puneve gjate kater viteve me faktin se maxhoranca e ka bllokuar

Bojaxhi: Basha justifikon mos berjen e puneve gjate kater viteve me faktin se maxhoranca e ka bllokuar

Fushata ka filluar zyrtarisht dhe kandidatët kanë ashpërsuar gjuhën ndaj njeri-tjetrit. Gjergji Bojaxhi e ka parë të frytshme për fushatën e tij gjuhën e ashpër ndaj dy kandidatëve rivalë nga e majta dhe e djathta si edhe partive të tyre.


I ftuar në emisionin “Opinion”, Bojaxhi ka akuzuar Veliajn se e ka të pamundur që të ndalojë në të vërtetë ndërtimimin e pallateve pranë digës së Liqenit të Tiranës. Ndërkohë, ai i ka mëshuar faktit se Lulzim Basha nuk ka bërë asgjë për Tiranën gjatë katër viteve të qeverisjes së tij në kryeqytet.


Të njëjtën linjë ai ka mbajtur edhe ndaj Halim Kosovës duke e cilësuar atë një biznesmen të suksesshëm se sa politikan.


“Halim Kosova më mirë të thojë që është një biznesmen i aftë se sa një kandidat për kryebashkiak. Të shkojë te merret me klinikën e tij. Lulzim Basha justifikon mos bërjen e punëve gjatë këtyre katër viteve me faktin se maxhoranca e ka bllokuar. Fondet për Bashkinë e Tiranës nuk kanë qenë më të pakta gjatë dy viteve. Bashkia e Tiranës nuk arrin të shpenzojë të gjithë fondet e veta. Ajo harxhon vetëm 70 për qind të buxhetit total të saj”, – tha ai.


Bojaxhi theksoi gjithashtu se do të organizojë një referendum në Tiranë për të vendosur mbrotjen e hapësirave të blerta të qytetit.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama