Njoftim per shtyp 8 Qershor 2015 - Gjergji Bojaxhi

Njoftim per shtyp 8 Qershor 2015 - Gjergji Bojaxhi

Kandidati për Bashkinë e Tiranës, Gjergj Bojaxhi denoncoi sot mënyrën se si u harrua dhe kërkohej të zbatohej projekti për bulevardin e ri të Tiranës. Ai theksoi se projekti u hartua për t’i shërbyer klientëve dhe jo qytetarëve. Projekti parashikon që me paratë publike do të ndërtohet bulevardi dhe do të shpronësohen me tarifa qesharake pronarët e tokave, ndërkohë që ky investim publik rrit dhjetra në mos qindra herë vlerën e tokave anash bulevardit. Këtu hyjnë në lojë edhe klientët e kryetarit Basha dhe partisë së tij të cilët me informacionin paraprak kanë bërë kontrata parablerjeje përreth vijës ku do kalojë bulevardi.

Zoti Bojaxhi tha: “Kostot për ndërtimin e bulevardit i paguajnë qytetarët, pronarët e pafat të cilëve u ra lapsi për shpronësim do paguhen shumë pak, ndërsa fitimet dhjetra milionë euroshe do t’i vjelin klientët e kryebashkiakut njëkohësisht kryetar partie. Aq shumë ka qenë në shërbim të klientëve projekti i bulevardit sa në të nuk janë planifikuar objekte publike e sociale, përfshi ato që lidhen me sigurinë si polici e zjarrfikëse, apo shëndetësore, objekte kulturore e sportive, për të cilat qyteti ka kaq shumë nevojë.

Qasja e z. Gjergj Bojaxhi si kandidat për Bashkinë e Tiranës është që kjo zonë duhet zhvillohet si një projekt i vetëm dhe jo me konceptin që qytetarët të paguajnë të gjitha kostot kurse zhvilluesit të marrin të gjitha fitimet. E vetmja mënyrë për të zhvilluar Tiranën është që zhvillimi të harmonizohet me plotësimin e kushteve minimale për sigurinë dhe cilësinë e jetës.

 

Zyra e Shtypit


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama