Bojaxhi lajmeron parti te re Levizja do vazhdoje

Bojaxhi lajmeron parti te re: Levizja do vazhdoje

Ashtu siç ishte paralajmëruar, Gjergj Bojaxhi, kandidat i pavarur në zgjedhjet e Tiranës, tha se lëvizja për një politikë ndryshe do të vazhdojë.

Duke falenderuar ata që e votuan në këto zgjedhje, Bojaxhi tha: “Së bashku kemi treguar se kemi thyer monopolin e partive të mëdha, me transparencë, pa mbështetjen e biznesve klientelistë.

Qytetarët e Tiranës kërkojnë një politikë ndryshe, kemi mundur t’i japim shpresë qytetit dhe Shqipërisë. Ka ardhur koha që të vazhdojmë dhe të tregojmë se Shqipëria ka nevojë për një alternativë ndryshe”.

“Falenderoj fituesin dhe konkurrentët në garë. Do shihemi së shpejti,” theksoi Bojaxhi.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama