Ide gjeniale nje ure e jashtezakonshme ne Holande

Ide gjeniale, nje ure e jashtezakonshme ne Holande

Në botë ka shumë gjëra të mrekullueshme sa ndonjëherë nuk di kë të veçosh. Por, gjenialiteti njerëzor në këtë urë të ndërtuar në Holandë të lë pa frymë. Në 2002 bota mundi të admironte urën e ujit Veluwemeer, një kryevepër e inxhinierëve me të mirë, që lidh Holandën me Flevoland, një ishull artificial.

Në atë kohë u diskutuan shumë ide, duke përfshitë një tunel nënujor dhe një urë të zakonshme. Por këto projekte ishin shumë të kushtueshme dhe do të merrnin shumë kohë. Ideja ishte që të lejohej njëlloj qarkulli tokësor dhe ujor, i automjete dhe trageteve, pa krijuar pengesa në asnjë prej tyre.

Më në fund u mor vendimi më i pabesueshëm; një urë uji. Sigurisht që nuk u lanë në harresë as këmbësorët, pasi ura tokësore është e pajisur edhe me trotuare. Sot më shumë se 28 mijë makina udhëtojnë në këtë urë dhe anijet kalojnë të qeta përmes ujit mbi të.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama