Shpikjet myslimane qe i dhane forme botes moderne

Shpikjet myslimane qe i dhane forme botes moderne

Ka një vrimë në njohuritë tona: ne kërcejmë si bretkosa nga Rilindja tek ndaj grekët e lashtë, thotë për CNN, profesori Salim al-Hassani, kryetar i Fondacionit për Shkencë, Teknologji dhe Civilizim dhe redaktor i librit “1001 Shpikjet”. Hassani cek për CNN 10 shpikjet më të jashtëzakonshme të botës myslimane:
Kirurgjia

Rreth vitit 1000, mjeku i njohur El Zahrawi botoi një enciklopedi me 1.500 faqe të ilustruar të kirurgjisë, e cila është përdorur në Evropë si një referencë mjekësore për 500 vitet e ardhshme. Ndër shpikjet e tij të shumta, Zahrawi zbuloi dhe përdorimin e zorrëve të shpërbërshme të maces për të qepur plagët. Përpara kësaj bëhej një operacion i dytë për të hequr penjtë. Ai gjithashtu thuhet se ka kryer operacionin e parë cezarian dhe se krijoi picetat operatore.

Kafeja

Ajo u prodhua në Jemen për herë të parë, rreth shekullit të 9IXtë. Në ditët e tij të hershme, kafeja ndihmoi sufitë të qëndrojnë pa gjumë netëve vonë gjatë përkushtimit. Më vonë ajo u soll në Kajro nga një grup studentësh, por lëvizja e kafesë kaploi shpejt gjithë Perandorinë. Deri në shekullin e XIII-të ajo ka arritur në Turqi, por në Evropë nuk erdhi më herët se në shekullin e XVI-të ku u soll nga një tregtar prej Venediku.

Makina Fluturuese

“Abbas ibn Firnas ishte personi i parë i cili bëri një përpjekje të vërtetë për të ndërtuar një makinë fluturuese. Në shekullin e IX-ë ai projektoi një aparat me krahë, të ngjashëm me puplat e një zogu. Në gjyqin e tij më të famshëm pranë Kordobës në Spanjë, Firnas fluturoi lart për disa çaste, para se të bjerë në tokë ku theu pjesërisht shpinën. Planet e tij padyshim kanë qenë një frymëzim për artistin famshëm italian dhe shpikësin Leonardo da Vinçi.

Universiteti

Në vitin 859 një princeshë e re me emrin Fatima al-Firhi themeloi të parën diplomë universitare që u dha në Fez-Marok. Motra e saj, Miriam, ndërtoi një xhami të bukur dhe ngjitur me të u ndërtua kompleksi Qarawiyyin. Këto janë ende në funksion sot pas 1.200 vjetësh. Hassani thotë se shpreson se përkujtimi i veprës së motrave al-Firhi do të frymëzojë gratë e reja myslimane në mbarë botën sot.

Algjebra

Algjebër Fjala vjen nga titulli i famshëm i traktatit të një matematikani persian që jetoi në shekullin e IX-të: “Kitab el-Xhabr Wa l-Mugabala” e cila përkthehet përafërsisht si “Libri i arsyetimit dhe i hesapeve”. E ndërtuar mbi rrënjët e sistemeve greke dhe hindu, rendi i ri algjebrik ishte një sistem unifikues për numrat racionalë, numrat irracionalë dhe madhësitë gjeometrike. I njëjti matematikan, Al-Khwarizmi, ishte gjithashtu i pari që futi konceptin e ngritjes së një numri në fuqi.

Optika

“Shumë nga përparimet më të rëndësishme në studimin e optikës vijnë nga bota myslimane”, vijon rrëfimin e tij profesor Hassani. Rreth vitit 1000, Ibn el-Haitham ka vërtetuar se njerëzit shohin objektet nga drita e reflektuar jashtë tyre, e cila hyn në sy, duke hedhur kështu poshtë teoritë e Euklidit dhe Ptolemeut që thoshin se drita emetohet nga vetë syri. Ky fizikan i madh mysliman gjithashtu zbuloi fenomenin e dhomës së errët, e cila shpjegon se si syri sheh imazhe vertikale për shkak të lidhjes midis nervit të shikimit dhe trurit.

Muzika

Siç shpjegon Hassani, muzikantët myslimanë kanë pasur një ndikim të thellë në Evropë, që datojnë nga epoka e Karlit të Madh, i cili synonte për të konkurruar me muzikën e Bagdadit dhe Kordobës. Në mesin e shumë instrumenteve që mbërritën në Evropë përmes Lindjes së Mesme janë harpa dhe rahab, një paraardhës i violinës. Shkalla moderne muzikore janë nxjerrë si derivat i alfabetit arab.

Furça e dhëmbëve

Profeti Muhamed popullarizoi përdorimin në masë të furçës së parë të dhëmbëve, rreth vitit 600. Duke përdorur një degëz nga pema Meswak, Ai pastronte dhëmbët dhe freskonte frymën. Substanca të ngjashme me Meswak janë përdorur në furçat e dhëmbëve moderne.

Maniveli

Shumë nga bazat e automatikë modernë janë vënë për herë të parë në përdorim në botën myslimane, duke përfshirë sistemin revolucionar manivelë. Nga konvertimi i lëvizjes rrotulluese në lëvizje lineare, shumë objekte të rënda lëvizeshin lehtësisht. Kjo teknologji e zbuluar nga Al-Jazari në shekullin e XII, shpërtheu në të gjithë globin duke çuar në prodhimin e çdo gjëje: nga biçikleta tek motori me djegie të brendshme.

Spitalet

Spitalet siç i njohim sot, me reparte dhe katedrat universitare, vijnë nga shekulli IX-të në Egjipt. E para qendër e tillë mjekësore ishte spitali Ahmed Ibn Tulun, i themeluar në vitin 872 në Kajro. Spital ka ofruar kujdes shëndetësor pa pagesë për të gjithë ata që kishin nevojë, një politikë e bazuar në traditën myslimane të kujdesit për të gjithë ata që janë të sëmurë. Nga Kajro, spitale të tilla u përhapën në mbarë botën myslimane.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama