Instituti i Statistikave (INSTAT) ka prezantuar rezultatet e një anketë ku bie në sy fakti se Shqipëria krahasuar me vendet e BE mbetet pas edhe për përdorimin e internetit.
Kështu, sipas kreut të INSTAT, Mirela Muça, përdorimi i kompjuterit nga ndërmarrjet shqiptare është 3 % më i ulët se vendet e Bashkimit Evropian ndërkohë që vetëm 48.8% kanë një faqe web ku prezantojnë kompaninë dhe shërbimet e tyre, transmeton Albeu.com.
91.4% e ndërmarrjeve shqiptare përdorin internetin krahasuar me 95% të ndërrmarjeve në vendet e rajonit, ndërkohë që në vendet e BE-së ky nivel ëshë 99%.
Rezultatet janë të vrojtimit të realizuar vitin e kaluar nga INSTAT mbi “Teknologjinë e Informacionit dhe Komunikimit” pranë ndërmarrjeve ekonomike me mbi 10 të punësuar.
Lidhur me aktivitetin ekonomik, përqindja më e ulët e punonjësve që përdorin kompjuter vërehet në aktivitetin e Industrisë përpunuese (7,4%) dhe në aktivitetin e ndërtimit (19,0%).