Pas më shumë se dy vite kërkime duke përdorur teknologjinë e fundit të skanimit me anë të rrezeve kozmike, shkencëtarët kanë arritur të konfirmojnë prezencën e një dhome sekrete në zemër të Piramidës së Keopsit.
Dhoma është rreth 30 metra e gjatë dhe ndodhet mbi Galerinë e Madhe, 21 metra nga sipërfaqja e tokës, në zemër të një prej monumenteve antike më të mëdha të ndërtuar nga njeriu.
Piramida e Madhe u ndërtua gjatë Dinastisë së Katërt nga Faraoni Keops. Ajo është më e madhja e monumenteve të ndëruara në fushën e Gizas, në periferi të Kairos, 139 metra e lartë dhe 230 metra e gjerë.
Funksioni i dhomës sekrete dhe çfarë mund të ketë brenda saj mbeten ende mister. Struktura e saj është ende e paqartë.