Erion Veliaj behet sot kryebashkiaku i ri i Tiranes

Erion Veliaj behet sot kryebashkiaku i ri i Tiranes

Me shumë mundësi, Erion Veliaj brenda javës së ardhshme do hyjë në Bashki. Kjo pasi sot ai pritet të certifikohet fitues nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ndërsa më pas, duke lënë edhe hapësirën kohore të ndonjë ankimimi të mundshëm në Kolegj të ndonjë subjekti zgjedhor, ai mund të zyrtarizohet si kryetar i Bashkisë së Tiranës javën tjetër.

Kështu, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka parashikuar të miratojë sot tabelën përmbledhëse të rezultateve për të gjitha ZAZ-të e kësaj njësie, për të nxjerrë rezultatin e votimit për zgjedhjen e kryetarit të Bashkisë Tiranë.

Po ashtu, KQZ-ja ka parashikuar që po sot, në të njëjtën mbledhje të miratojë edhe vendimin për nxjerrjen e rezultatit të votimit për zgjedhjen e këshillit të Bashkisë Tiranë.

Çka do të thotë që me këto dy vendime kompletohet edhe përcaktimi i fituesve të zgjedhjeve të 21 qershorit për Bashkinë Tiranë. Më pas, në bazë të ligjit zgjedhor, subjektet zgjedhore kanë të drejtë që brenda 3 ditëve të ankimojnë në Kolegj vendimin e KQZ-së për miratimin e tabelave të rezultateve.

Por nisur nga fakti se edhe në fazën e ankimimit administrativ ishte vetëm një kërkesë ankimore për tabelën e rezultateve për Këshillin Bashkiak, pritet që në këtë fazë të ankimimit gjyqësor të mos ketë pretendime nga forcat e ndryshme politike, çka krijon mundësinë që në një rast të tillë Veliaj të shpallet fitues zyrtar brenda kësaj jave nga KQZ-ja.

Ndërsa, në rast se PAD që kishte ankimuar edhe në fazën e parë, do i ngrejë pretendimet edhe në Kolegj, atëherë zyrtarizimi i Veliajt mund të bëhet javën tjetër.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama