Të premten, më 4 shkurt, ora 19.00, Instituti Italian i Kulturës organizon në Teatrin e Operës dhe Baletit një koncert, i cili kthen në Tiranë, pas , flautistin e -ës ë 2008 t suksesit famshëm M° Andrea Griminelli, të shoqëruar këtë radhë nga Ensemble Rossini Virtuosi. Në pjesën e parë të këtij koncerti do të ekzekutohen pjesë “virtuoze” të Antonio Vivaldit, Alessandro Marcellos dhe Saverio Mercadantes, ndërsa në pjesën e dytë, do të luhen “Medley” i E. Morricones dhe M. Rotas, pjesë të Bachut, “La Czarda” e Montit dhe në mbyllje, “Fantasia brillante sulla Carmen” e Bizet, firmosur nga Borne. Andrea Griminelli i vlerësuar nga kritika dhe publiku për interpretimet plot ndjenja dhe për teknikën e tij mahnitëse, është renditur nga New York Times “ndër tetë artistët në zhvillim të viteve ’90”.
Griminellin e gjen të luajë, si solist, me Orkestra prestigjioze të drejtuara nga dirigjentët më të famshëm, si orkestra English Chamber drejtuar nga J. P. Rampal, Camerata Salzburg drejtuar nga Sir Roger Norrington, Quartet Keller, si dhe Bacalov, Morricone dhe këngëtarët Sting, Dalla, Deborah Harry, ku në sajë të bashkëpunimit me të, është incizuar disku “Andrea Griminelli’s Cinema italiano”. Ensemble Rossini Virtuosi, i përbërë nga solistë, që të gjithë të orkestrave më të mira italiane, është krijuar me qëllimin për të thelluar repertorin e muzikës së dhomës, ku spikat bashkëpunimi me solistë të mëdhenj si M° Griminelli. Veçantia e këtij grupi qëndron në faktin se punohet në “pjesë reale”, domethënë me organikë të kufizuar, një instrument për çdo zë ndryshe nga partitura origjinale.