Në datën 2 shkurt, ora 19.00, në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar në Tiranë, piktori Leonard Voci organizon ceremoninë e hapjes së një ekspozitë vetjake të arteve moderne. Piktori Voci, i cili ndër të tjera ka studiuar dhe ushtruar veprimtarinë e tij edhe në Gjermani , është cilësuar nga shtypi vendas edhe si mjeshtër i ngjyrave. Për piktorin nga Bajza e Shkodrës shtypi gjerman ka shkruar jo pak herë me notën e kritikës së pikturës dhe herë me nota spektakolare biografike.