Në 29 dhe 30 janar, ora 20.00 në sallën “Çehov” të Teatrit të Metropolit në Tiranë shfaqet komedia “Le të bëjmë seks” vënë në skenë nga regjisorja e re Elma Dorezi nën interpretimin e aktorëve Devis Muka, Klodian Hoxha, Marsela Lena, Cubi Metka dhe Ermela Ruri. “Le të bëjmë seks” është një pjesë teatrale me dy akte e shkruar nga dramaturgu i njohur rus me banim në Izrael, Valentin Krasnogorov. Personazhet e pjesës janë burri, gruaja, një profesor, një vajzë dhe një motër. Të gjithë personazhet e kësaj komedie të çuditshme absurde flasin vetëm për një gjë: për seksin.