Të shtunën, datë 29, ore 19:00, në skenën e Akademisë së Arteve në Tiranë do të ngjitet një dance teatër kritik. Koreografia moderne e Gjergj Prevazit dhe teksti i Kim Mehmetit tentojnë me këtë shfaqje të depërtojë në mendjet e njerëzve si një mënyrë reagimi dhe ironie ndaj fenomeneve që shqetësojnë sot shoqërinë. Shfaqja përgjithësisht ka një sens kritik të komunikuar drejt për drejt . Ky dance teatër ndërthur gjuhën e trupit me atë të shkruar e të folur. Një pjesë e subjektit është shkruar dhe do të interpretohet nga aktorja Ema Andrea dhe çdo fjalë e saj do të shoqërohet nga lëvizjet koreografike të balerinëve.