Shqiperia.Com Portali me i madh Shqiptar
Email Falas @shqiperia.com
Miqte, krijoni komunitetin e miqve tuaj
Chat #shqiperia, vajza djem shqipetare
Dyqani Virtual Shqiptar
Lojra ne Internet
Albania
Hapesira
Artikull Lajm
 



Zbulohet një teatër i lashtë
Liqeni i Ohrit - në të vdekur
Ora biollogjike e burrit rreh

Rrezitja: jetësore
Çanta e duhur
Rrobebanjot
Ditët e Pushimit
Kopshte çatie
Kripa mbron këmbët
Njoftim
 

 


Ora biollogjike e burrit rreh

Gjasat e meshkujve për të pasur fëmijë pakësohen pas mbushjen së 35 vjeçëve, kjo sipas studimeve të fundit.

Studiuesit, nga Universitit i Washington'it (Uashingtonit) në Seattle (Sietëll), kanë zbuluar se shkalla e dëmtimit të materialit gjenetik që përfshin qelizat e spermës rritet me moshën.

Ndryshe nga pjesa më e madhe e qelizave të trupit, qelizat e spermës janë të pazonja të ndreqin këtë dëmtim.

Më tej, studiuesit zbuluan se ndërsa burri moshohet ai humb aftësinë natyrore të përzgjedhë tutje qelizat e pashëndetshme pëgjatë procesit të apoptozës.

Kjo do të thotë se qelizave të dëmtuara të spermave u rriten gjasat për të arritur të mbarësojnë vezën e femrës, që nga ana tjetër do të thotë se edhe rreziku që fëmija të dështojë rritet, apo që fëmija të zhvillojë të meta të vogla si dhëmbë që nuk rriten njësoj apo buzë josimetrike.

Grupi i studiuesve që kishte për udhëheqëse Dr Narenda Singh hetoi cilësinë e spermës në 60 burra të moshave midis 22 dhe 60 vjeç. Të gjithë kishin pasur dikur sperma të shëndetshme.

Studiuesit zbuluan se burrat 35 vjeçarë e sipër kishin një përqëndrim më të lartë spermash me fille të prishura të DNA-së.

Në përgjithësi, sperma e burrave të vjetër ishte më pak aktive pra ata kishin më pak gjasa të mbarësonin vezën.

Është e njohur se pasja e një mënyre të shëndetshme jetese mund të sjellë një ndikim pozitiv në pjellshmërinë e burrave.



Pėrgatiti Alvin Ekmekēiu
Vė re! Respekto punėn tonė ! Mos pėrdor shkrimet e kėsaj reviste pa lejen tonė dhe pa vėnė nė dukje se puna e kujt ėshtė ! © Revista Rruzull & Shqipëria


ShqiperiaCom Toolbar Install

  Faqe në rrjetin tonë: Krijo miqesi, vajza dhe djem shqiptare Lajme, Shtypi i Dites, Gazeta Komuniteti me i lire shqiptar ne internet Sporti Shqiptar, Kategoria Superiore dhe Kategoria e Pare Chat Shqiptar
ShqiperiaCom Sh.p.k
Copyright © 2008 ShqiperiaCom. Të gjitha te drejtat e rezervuara.
Kompania | Konfidenca | Vende Pune | Reklamo tek ne | Adresa