Çanta e duhur për udhë të
mbarë
Çanta
e shpinës mund të kthehet në shokun më të
ngushtë kur je duke udhëtuar. Por nëse zgjedh llojin
e gabuar mund të të prishë tërë kënaqësinë
e rrugës.
Një çantë e mirë shpine është ajo
që është e përshtatshme për rrethana të
ndryshme. Prandaj është me leverdi të blihet një
çantë më e mirë që mund të
kushtojë pak më tepër, por që e din se ka për
të të rrojtur gjatë. Sot ka gjithsej rreth 20 firma
që prodhojnë çanta të mira shpine. Përparësia
me zgjedhjen e një
marke të njohur është ajo që firma që e prodhon
këtë prodhim ka përvojë të gjatë dhe
se kjo firmë kujdeset të mos humbasë namin e mirë.
Nëse do të udhëtohet me javë të tëra
do të ishte mirë të zgjidhej një çantë
shpine 80 litërshe. Nëse udhëtimi është vetëm
disaditësh do të mjaftonte me një
çantë 60 litërshe.
Sot e kësaj dite ka edhe çanta të tilla shpine për
gra. Modeli për gra i ka rrypat të prera në mënyrë
të tillë që të mos rëndojnë mbi gjoksin
dhe i është
përshtatur trupit të femrave duke pasur parasysh që
këto kanë shpinë më të ngushtë dhe kofshë
më të gjëra se meshkujt.
Pėrgatiti Alvin Ekmekēiu
Burimet: Metro suedeze.
Vė re! Respekto punėn tonė ! Mos pėrdor shkrimet
e kėsaj reviste pa lejen tonė dhe pa vėnė nė dukje se puna e kujt
ėshtė ! © Revista Rruzull