Zbulohet një teatër i lashtë
Një ekip arkeologësh të Universitetit
të Bolonjës ka zbuluar në Shqipërinë e
Jugut murin perimetrik të një teatri të lashtë
ndërsa ishte në kërkim të mbetjeve nga qyteti
i Finiqit, pranë Sarandës. Zbulim mbahet me vlera të
mëdha
historike.
Fushata e gërmimeve që çoi në këtë
zbulim është e financuar prej tre vjetësh nga Ministria
Italiane e Punëve të Jashtme dhe është pjesë
e një projekti kompleks në ndihmë të zbulimit
dhe rivlerësimit të kulturës shqiptare.
Deri tani është zbuluar muri i jashtëm i teatrit,
që u jep shpresa arkeologëve të mund të arrijnë
të zbulojnë edhe orkestrën dhe shkallët e platesë.
"Kompleksi arketektonik të befason dhe të magjeps
për nga rëndësia dhe përmasat" ka pohuar
profesor De Maria, që udhëheq fushatën e gërmimeve
së bashku me profesore Shpresa Gjoncecaj, përgjegjëse
e Institutit Arkeologjik
shqiptar.
Teatri ka një diametër prej 100 metrash duke zënë
vend midis një kodre dhe liqenit të Butrintit që
ndodhet aty pranë.
Finiqi ka qenë kryeqendra e rajonit të lashtë të
Kanoiës, qendër kulturore veçanërisht e zhvilluar
në periudhën helenike, romake, dhe së fundi bizantine.
Ne këtë kompleks gjendet edhe një tempull, një
qendër termale, banesa private dhe një varrezë.
Midis zbulimeve të tjera të vlefshme të kryera në
zonë, disa pllaka me mbishkrime greke të shekullit IV
dhe III p.e.s.
Zona është shpallur 'e mbrojtur' nga Instituti për
Monumentet dhe Kulturën në Tiranë.
Më datë 11 nëntor do të mbahet në Universitetin
e Gjirokastrës seminari i tretë i organizuar nga ambasada
italiane në Tiranë, në bashkëpunim me Ministrinë
Shqiptare të Kulturës dhe të Shkencave, pikërisht
mbi temën e
bashkëpunimit të të dy vendeve në fushën
arkeologjike.