Nje ish-minatori ne Galles i eshte bllokuar profili ne Facebook sepse duke shfrytezuar kete rrjet social ka mundur te shkoje ne shtrat me 300 gra. 60-vjecari ne fjale, sic ben te ditur gazeta The Sun, ishte eleminuar edhe me pare por kthehej gjithmone duke ndryshuar identitet dhe duke u rregjistruar me emer femrash.
Sipas motivit zyrtar te dhene nga ana e rrjetit shoqeror me te madh ne bote, Facebook nuk eshte vendi per te gjuajtur, por eshte nje menyre per te qendruar ne kontakt me miqte.
Nese eshte keshtu, nese vertete Facebook nevojitet vetem per qenduar ne kontakt me miqte tane, atehere perse tek informacionet personale te kerkon se cfare po kerkon apo preferencat e tua seksuale? Jane gjera qe miqve te mi o nuk u interesojne ose qe tashme i dine.
Pervec kesaj, cfare rregulli ne kushtet e perdorimit ky person paska shkelur valle? Jo, sepse kjo ngjan shume me shprehjen e nje gjykimi moral – komplet falas dhe te padeshiruar – nga ana e Facebook. Te na e thote, pra: duhet ne ndalemi ne 250, 200? Cili eshte numri pertej te cilit per Facebook kthehemi ne don zhuane?
Me sa duket Facebook-ut nuk i mjafton te sjelle paqen ne bote. Tashme deshiron te mbroje te gjitha femrat – qe qartazi i gjykon te paafta per te kryer zgjedhjet e tyre ne menyre te lire – nga te gjithe ata meshkuj qe perpiqen te perfitojne prej tyre!
Artikuj te ngjashem:
Artikulli Origjinal