Neper gjurme tujkut orjental (Kristo Maloki)

Nëpër gjurmë tujkut orjental (Kristo Maloki)

Orjentalizma shqipëtare asht pa dyshim një system mendimesh, ndjenjash dhe instiktesh – si çdo sistem tjetër jeteset – me një botë kuptim dhe filozofië të tijen. Dhe si dallohet dhe veçansohet secila filozofië dhe secili botëkuptim nëpër disa principe karakteristike, po njashtu dallohet dhe karakterizohet edhe orjenjtalizma shqiptare nëpër disa shprehje symtomatike dhe jetëfilozofike.

Si ma të paren karakteristikë t’ujkut orjental shqiptar duhet t’a e marrim proverbin e çdo çelerpirxhiu të pashpirt:

Haja qenit, pija qenit

Edhe bjer’karadyzenit:

një bonmot, mjerisht, që asht bam bilem fjalë popullore:

Orientali shqiptar i pret të gjitha të mirat – per vehte! – çelepir nga të tjerët; bota rreth e perçark asht per te një burim i
pashterrun mjetesh, qejfesh dhe lezetesh, të cilët aj i shfrytëzon me çdo mëndyrë dhe methodë, pa pyetë se ku nget dhe ku vret. Detyrë të ndershme apor sakrifica vetmohuese karshi botës peranë s’njef kurr jo, orjentali shqiptar. Perkundrazi ushujza orjentale, gjithmonë e pangishme, i ngjitet trupit kolektiv dhe shoqnor dhe ja thithë gjakun
pa asnjë droje a skrupullë. Dhe në vend që t’u turpnonte per veprën shkatrimtare të vetën, orjentali shqiptar bahet edhe ma kryenalt, ma kapadaji, ma qejfli… dhe i bje karadyzenit….

Orjentali s’njef turp a mare, a ma mirë: aj s’ka cipë që t’i nxihet a faqe që t’i skuqet. Prandaj karakterizohet edhe nga thanja pothue popullore:

Atje posht, nër ata ripa,

Her’ m’a hipe, her’ t’a hipa!

Orjentali shqiptar asht i zoti per të gjitha… turpet. Shet bab’ e nanë, din e iman, per mos me thanë: shpirtin dhe trupin e vet; vetëm e pervetëm që t’i shkoj kungulli mbi uj, vetëm që mos t’i prishen telat e karadyzenit.

Idealet e orjentalit shqiptar jan kulltuku dhe llokma. Per të ja sigurue vehtes këto të mira perdor aj çdo mjet: bahet, kur e do nevoja, edhe patriot dhe tradhëtor, monarkist dhe bolshevik, perparimtar dhe reakcjanor…. dhe bilem edhe shok i fort me të tjerë. Porse në shpirtin e tij, orjentali shqiptar asht kryekëput renimtar, asht destruktiv…. dhe bashkohet me të tjerët si njata ujqt që vehen së bashku në preë…. porse edhe si njata ujqt që e shkyjn shokun e vet kur dobsohet apor plagoset udhës.

Sepse orjentali shqiptar i ka instiktet e ujkut monoambulant, t’ujkut tek. Dhe deviza e tijë karakteristike – që e percjellë nër shtegtime të jetës – asht një thanëje – pothue prap popullore:

Kudo rafsha, mos u vrafsha!

me kuptimin: Ubi bene, ibi patria! Vendi, ku yshqehet dhe majet orjentali shqiptar asht atdhe, asht vatan per te. Jo sepse e don, por sepse e shfrytëzon. Dhe e shfrytëzon pa pikë turpi, dhimbje dhe skrupullë. “Sepse po shprishet Shteti, sepse po shkatërrohet Kombi, sepse po rënohet një botë e tërë…. çë ka?…. Après moi le déluge!”

Dhe e kerkon e verteta të deklarojm me kambëngulëja që: kësi farë orjentalash gjinden si ner pleq si edhe ner të rinj shqiptarë….

Porse e verteta na detyron edhe per një konstatim tjetër per kah orjentalizma shqiptare!

Asht gabim i trashë kur thohet shumë herë që orjentalizma na ka ardhë sefte nga Azija apor nepër religjonin muhamedan apor edhe nga populli tyrk. Jo, kurrsesi, orjentalizma e jonë asht kryekëput një dhantië (darovë) fatale e kristjanizmit, me gjithë që e një kristjanizmi të degjeneruem euro-aziatik.

Po spjegohemi! -Në të VIII-in shekull mbas Krishtit, – aty kah vjeti 740, – d.m.th. 600 vjet para se me shkelë Tyrku në Vendin t’onë, u ba Shqipnija provincë e Byzancës nën Leonin III., të quejtun Isaurios. Dhe nga ky dhespo i mnerrshëm u ngushtuen gjithë shqiptarët me u ndae nga kisha okcidentale (romake) e me u fundosë nër labyrinthet e errëta të kishës byzantine (orientale) s’atëherëshme. Por s’ishte aqë fort ndamja (skizma) kishëtare se sa njaj shpirt i administratës byzantine, plot ankth e myk, që u plakos si një shpirtër e zezë, si një hieje murtaje pothue mbi mbarë Kombin Shqiptar.

Se shka don me thanë spiritë byzantine e di pothue seicili që ka këndue ndopak nër fletët e historiës së kulturës dhe në literaturën kulturë filozofike. Na këtu po mjaftohemi vetëm tuj permendë që byzantinizma kulturë historike asht po njëlloji me orjentalizmën shqiptare që u pershkrue ma nalt. Shqiptari i shkretë ja ka thithë langun njasaj bime dehëse dhe helmatuese mrenda 12 shekujve të kaluemë – qysh nga vjeti 740 – dhe asht kalbë dalëngadalë në trup e në shpirt të vet tuj i u shprishë kësodore fuqiët e tij ma të thjeshtat dhe ma fisniket kolektive-kombëtare. Po Shqiptari dikur ka qenë kolektivist e universalist; ka pasë një dashunië të pervëlueshme dhe një besim të pa fundt ndaj Zotat e qiellit e të Tokës, ndaj vendit dhe trashigimisë të parëve të vetë dhe ndaj vëllaznit e vetë shqiptarë. Vala e nxehtë kolektiviste aristokratike dhe drita e flakët politike-filozofike që derdhen edhe sot nër amanetet e cungueme të Kanunit të Lekë Dukagjinit dhe nër sa e sa tradita malësore-shqiptare na lanë me kuptue naltësiën shpirtnore dhe heroizmën vetflijuese të të Parëve t’onë dikur. Porse të gjitha njato vetijë – të nalta e ndertuese-kolektiviste shkuen dam dhe hurq nepër helmin shkatrues të byzantinizmës. Sepse shi në mbarështimin shoqnor e politik, d.m.th. nër marrëdhanje të
shqiptarit me shtetin dhe eprorët e tijë bunoj dhe u perhapë spirita byzantine si një epidemië renimtare dhe e deformoj karakterin e shqiptarit në një bollë amorfe dhe sy-sfingore. Genjusi i popullit ja ka gjetë mandej formulën karakteristike, tuj e kristalizue të gjithë filozofiën e sajë – perfide dhe simahore – në shanjën shekullore:

bu gjun jarën!

Si i tha nënprefekti djalit të ri që po hynte rishtas kryetar komuneje?

-”Biro, ato që ka mësuarë nër kurse dhe nër libra hidhi më nj’anë. Po deshte të jesh një nënpunës i mirë, të lavdërohesh dhe të nderohesh, mbaje popullin me premtime. Sjelle vërdallë nga njëra ditë më tjatrën, gjër sa të merzitet, dhe mos i kryej asnjë punë….”

Qé pra byzantinizma, mikrobi i demoralizimit dhe i bastardhimit të Kombit t’onë…. dhe qé edhe murtaja shpirtnore e sa e sa kombeve tjerë. Dhe në qoft që Muhamedanizma heroike e dikurshme, në qoft që kombi zhenjal arab dhe turmat hovplote dhe ngadhnimtare të Tyrkmenëve u shprishën shpirtnisht dhe ranë posht qysh para se me e pushtue
Byzanzin (Stambollin) më 1453, kuptohet vetëm e pervetëm nga fakti që njaj mikrob shkatrimtar u infiltrue qysh nga lufta byzantine-arabe (720 e tëhu!) – nër zemrat të tyne. Tyrqija e pastajme s’ka qenë tjetër veç se trashigimtarja dhe kujdestarja e miraz-it byzantin, dhe fesi i kuq – një krijesë greko-byzantine u pranue si symbol i njatij trashigimi….

Dhe s’asht çudië që Atatyrku zhenjal – me një gjest prap symolik e flaki fesin mb’atë anë dhe e shkëputi zemrën e kombit tyrk – kryegjytetin – nga pellgu i miazmave të Stambollit….
Kaqë sot sa per stambollinjt e sotshëm shqiptarë – pleq apor të rij!….

Prof. Dr. Kristo Maloki

Shkrimi me siper eshte shume interesant per ata qe kane durim ta lexojne deri ne fund. Duhet te jete shkruar diku ne vitet 30-40, por nuk kam fakt per kete gje. Sidoqofte situata e sotme eshte po e njejte me kete te viteve qe cek Prof. Maloki.

Krist Maloki (1900-1972) është një ndër mendimtarët më të mprehtë të viteve 30. U lind në Prizren në 1900. Mësimet fillore i mbaroi në vendlindje, pranë shkollës katolike të Prizrenit. Në moshën 12- vjeçare dërgohet me bursë për studime në Austri. Aty kreu shkollën e mesme dhe mori dy doktorata, të parën me 1929 në Filozofi dhe të dytën në Shkencat Juridike më 1934.

Qe profesor i rregullt i Akademisë Tregtare të qytetit të Gracit dhe profesor pranë këtij Universitet për letë
Artikulli Origjinal


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama