Një lajm i publikuar me dt 4 tetor 2010 në Gazetën Tribuna (Në versionin e saj Online) më tërhoqi vëmëndjen pasi flitej për një bashkëpunim të mundshëm ndërmjet Shqipërisë me gjigandin e webit Google!
Nga artikulli në fjalë po ju sjell disa nga prononcimet e bëra nga Zv/Ministri Ferdinand Poni (i cili është prononcuar për ATSH)!
ekzistojnë të gjitha kushtet dhe jemi në prag të fillimit të bisedimeve me kompaninë e internetit Google, në mënyrë që të dhënat elektronike të adresave të qytetarëve, të mund të transportohen edhe në këtë Web.
Nëse do të klikosh në një pikë të caktuar të territorit të Bashkisë së Tiranës apo asaj të Durrësit e me radhë, do të mund të dallosh se cilët janë personat që banojnë atje dhe anasjelltas. Në se do të kërkosh në Regjistrin Civil personin për të cilin je i interesuar, këto të dhëna do të dalin në një referencë gjeografike, në ekranin e adresave, u shpreh numri dy i ministrisë së Brendshme.
Personalisht mendoj që këto pjesë të cituara janë të gabuara në disa nivele dhe nuk e di sa i vërtetë mund të jetë ky prononcim i Zv/Ministrit, por, sinqerisht, nëse është i vërtetë, më duket i nxituar nga ana e tij, dmth pa njohuritë e duhura mbi proçesin në fjalë!
Pa u futur në diskutime mbi princip privatësie, apo kushtetutë (tematika e këtij blogu është webi) ! Zotëria, jam i sigurtë që nuk është në dijeni se si funksionon shërbimi në fjalë (Google Maps).
Të jeni të sigurtë, nëse ju do i drejtoheni kompanisë Google duke i propozuar që të vendosin në sistemin e tyre të dhëna personale “delikate” (si ato theksuar më sipër nga citimi), ata, do ju ftojnë të kontrolloni një herë më parë shërbimin se si funksionon, pastaj do ju bëjnë disa leksione demokracie, pastaj akoma nëse do e kuptoni për çfare flasin dhe gjithashtu pasi të bindeni që ajo që ju propozoni është shumë e gabuar, ndoshta do marrin parasysh një bashkëpunim me qeverinë shqiptare.
Për sa i përket shërbimit:
1) Google ka makinat/satelitet e saj që bëjnë hartimin e territoreve!
2) Privatësia është një nga pikat që Google e trajton me shumë seriozitet (të paktën këtë deklaron)
Për të patur një ide mbi trajtimin që Google i bën problematikës së privatësisë mund të lexoni këtë artikull shkruar nga Matt Cutts (një nga zërat zyrtarë të kompanisë Google në internet).
Ndaj, nëse deklarata është e vërtetë dhe ajo që propozohet mendohet seriozisht është shumë e gabuar, përveç faktit që unë si qytetar nuk kam dëshirë që vendbanimi im të gjëndet me një kërkim në Google nga personi i parë qe futet ne internet. Thjesht mendoni që në Shqipëri është akoma aktuale problematika e gjakmarrjes apo mendoni për biznesmenët, gazetarët, politikanët, që janë në linjën e parë dhe nën presionin e përditshëm të cilët rrezikojnë më shumë se të gjithë, do ju serviren të dhënat tona personale “vendbanimi dhe se kush banon në X apo Y adresë” në një pjatë kompanisë Google.
Ministria e brëndshme po i krijon vetes probleme të mëdha në këtë mënyrë, gjë që mund të evitohet nëse personave të kualifikuar do ju jepet mundësia të jenë pjesë e këtij “bashkëpunimi” me Google, në mënyrë që të evitohet patjetër vënia në dispozicion të publikut të gjërë apo kompanisë Google të të dhënave personale të qytetarëve shqiptarë.
Uroj që të ketë qënë një lapsus i Zv/Ministrit apo i gazetarëve dhe sqarime të detajuara do jepen, megjithëse lajmi tani gjendet gjithandej në web!
burimi:
1)Tribuna
2)Agjencia e Lajmeve Ekonomia
3)ShqipMEdia
4)PcWorld.al
imazhi: Google Streetview car
Si do te bashkepunoje Shqiperia me Google? shkruar tek: eklipsi.com
Artikulli Origjinal