Si te aktivizoni faqen e re te YouTube

Si te aktivizoni faqen e re te YouTube

Post image for Si te aktivizoni faqen e re te YouTube

Para ca kohësh u dha lajmi për designin e ri të YouTube i cili ishte në faza testimi me një grup të vogël përdoruesish por do duhej kohë të aktivizohej për publikun e gjerë.

YouTube i vjeter

YouTube i vjeter

Tani keni një mënyrë për ta aktivizuar edhe ju pa patur nevojë të prisni derisa të vihet në dispozicion nga ata vetë.

Truku në fjalë është testuar me Firefox dhe Chrome.

Ndiqni këto hapa:

Hapni faqen e YouTube. Pastaj duhet hapur opsioni development tools i lundruesit.

Mund ta bëni duke përdorur këtë komandë:

Në Firefox: Ctrl Shift K (Windows) | Cmd Shift K (Mac)
Në Chrome: Ctrl Shift J (Windows) | Cmd Alt J (Mac)

Tani do shikoni kursorin që pulson ku mund të vendosni tekst. Kopjoni stringën e mëposhtme vendoseni tek dritarja e hapur dhe jepini enter siç është ilustruar tek imazhi:

document.cookie="VISITOR_INFO1_LIVE=ST1Ti53r4fU";

Mbyllni dritaren e vogel ku vendosët stringën dhe pastaj mjafton të bëni refresh faqes ose të klikoni tek logo e YouTube për të vizituar versionin e ri të faqes fillestare.

YouTube i ri

YouTube i ri

Si te aktivizoni faqen e re te YouTube shkruar tek: eklipsi.com


Artikulli Origjinal

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama