Si nga asgjeja bankat bejne para

Si nga asgjëja bankat bëjnë para

A e keni bërë ndonjëherë pyetjen pse nuk ju ka ndodhur asnjëherë të vini në bankë dhe t’ju thonë se nuk mund të merrni kredi sepse nuk kanë aq të holla sa ju nevojiten dhe prandaj duhet të prisni që dikush të vendos të holla, që juve t’ju miratojnë kredinë?

Oferta dhe kërkesa

Tregu financiar nga fillimi bazohet tek oferta dhe kërkesa. Puna e bankave të sotme bazohet në mbledhjen e depozitës, përkatësisht mjeteve në të holla të qytetarëve, ndërmarrjeve dhe subjekteve të tjera. Kështu, depozitat e mbledhura janë obligim i bankës dhe në pasivin e saj dhe një pjesë e mjeteve duhet të lihen për rezervën e detyrueshme dhe rezervën për likuiditet (që jepet nga BKRM) që të mund të kryejë obligimet e veta, kurse pjesa tjetër e mjeteve mund të përdoret për dhënien e kredive për klientët e vet apo si ndonjë investim tjetër.

Nuk është e vërtetë se bankat fitimin e bazojnë në shkallët e ndryshme pasive të kamatës (kamata të depozitave të zbatuara) dhe shkallët e ndryshme aktive të kamatës (kamatat e kredive të dhëna), duke menduar se banka nga depozita e marrë, të themi 10.000 denarë, miraton kredi me shumë të njëjtë apo më të vogël. Kjo nuk është aspak e vërtetë

Më qartë

Nëse banka mbledh 10.000 denarë depozitë dhe jep 2.000 denarë për rezervën e obligueshme dhe 1.000 denarë për likuiditetin i mbeten edhe 7.000 denarë për aktivitetin kreditor dhe ai është potenciali i saj momental i kreditimit. Nëse supozojmë se banka arrin t’i japë ata 7.000 denarë në formë kredie, një pjesë e plasmanit të miratuar do të kthehet ose do të mbetet në llogarinë e vet (shkalla për mbajtjen e mjeteve në bankë) dhe nëse supozojmë se nga kredia e parë e miratuar, 3.000 denarë do t’i kthehen bankës, kjo përsëri është depozitë e re dhe bazë e re për dhënie të kredisë tjetër. Në këtë mënyrë banka e shumëfishon vlerën e një depozite dhe bën ekspansion të kredive. Të mos harrojmë se ky është shembull i një banke ku supozohet se 3.000 denarët do të mbeten, përkatësisht do të kthehen në bankë, kurse 4.000 denarët e tjerë mund të hyjnë si depozitë në një bankë tjetër, që gjithashtu veçon rezervë të obligueshme dhe rezervë për likuiditet, kurse pjesën tjetër e jep si kredi dhe kështu zinxhiri vazhdon tutje.

Në këtë mënyrë arrijmë tek i ashtuquajturi makroshumëfishim, përkatësisht ekspansion i kredive të bankave të ndryshme të cilat

llogarisin

edhe kamatë për çdo shumë. Banka Popullore e RM-së, si rregullues i politikës monetare, i kushton rëndësi të veçantë këtij procesi, sepse shkalla më e ulët e rezervës së obligueshme dhe rezervës së likuiditetit do të thonë edhe potencial më i madh i bankave që të japin kredi dhe kështu mund të arrihet inflacion më i lartë, përkatësisht shtrenjtim i prodhimeve.

//burimi


Artikulli Origjinal

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama