Ne galerine Fab hapet ekspozita Identitete Kolonjare me foto nga Dhimiter Vangjeli Prodani dhe misioni italian. Te veshur me kostume popullore, mbi shtate burra qendrojne te ulur ne shkallet e gurta te nje shtepie. Veshtrimi i tyre duket i fokusuar nga fotografi, ndersa fotoja duhet te jete bere rreth viteve 1910-1915. Pak me tej nje grua e veshur me fustan te gjate te zi mban ne dore nje tufe me lule, teksa pozon bri murit ne oborrin e shtepise, ku ka varur nje mbulese te qendisur me dore.
Imazhe femijesh, burrash ne momente pune apo gezimi, foto familjare ne stilin e njohur te Marubit, apo foto nga rituale vdekjesh? jane pjese e nje kolazhi fotografik realizuar nga fotografi Dhimiter Vangjeli Prodani, te cilat na rikthejne ne Kolonjen e viteve 1910-1917. Dje pasdite ne galerine FAB u hap ekspozita Identitete kolonjare e fotografit te njohur, Dhimiter Vangjeli Prodani, dhe misionit italian. (FOTO: Eftali Tota )
Të drejtat Shqiperia.com . 2001 - 2022. Mundësuar nga ShqiperiaCom sh.p.k.