Ne galerine Fab hapet ekspozita Identitete Kolonjare me foto nga Dhimiter Vangjeli Prodani dhe misioni italian. Te veshur me kostume popullore, mbi shtate burra qendrojne te ulur ne shkallet e gurta te nje shtepie. Veshtrimi i tyre duket i fokusuar nga fotografi, ndersa fotoja duhet te jete bere rreth viteve 1910-1915. Pak me tej nje grua e veshur me fustan te gjate te zi mban ne dore nje tufe me lule, teksa pozon bri murit ne oborrin e shtepise, ku ka varur nje mbulese te qendisur me dore.
I lindur ne vitin 1872, emri i Dhimiter Vangjelit ka qene pothuajse i panjohur ne fotografine shqiptare dhe pse gjithe jeten e tij ia kushtoi ketij arti. I terhequr kryesisht nga qyteti i tij i lindjes, Kolonja, Vangjeli ka lene pas nje mori fotosh te jashtezakonshme me vlera historike. (FOTO: Mihal Petro Prodani me gruan e tij Marianthi Dionis (Jani) Prodani )
Të drejtat Shqiperia.com . 2001 - 2022. Mundësuar nga ShqiperiaCom sh.p.k.