Ne galerine Fab hapet ekspozita Identitete Kolonjare me foto nga Dhimiter Vangjeli Prodani dhe misioni italian. Te veshur me kostume popullore, mbi shtate burra qendrojne te ulur ne shkallet e gurta te nje shtepie. Veshtrimi i tyre duket i fokusuar nga fotografi, ndersa fotoja duhet te jete bere rreth viteve 1910-1915. Pak me tej nje grua e veshur me fustan te gjate te zi mban ne dore nje tufe me lule, teksa pozon bri murit ne oborrin e shtepise, ku ka varur nje mbulese te qendisur me dore.
Njerez te ndryshem, te varfer, te pasur, fshatare, qytetare ne studio, jashte ne natyre, komite, luftetare, patriote ne mbrojtje te territoreve shqiptare. Njesoj me trashegimine fotografike qe kane qytete si Shkodra dhe Korca, eshte dhe qyteti i vogel i Kolonjes. Dhimiter Vangjeli eshte nje bashkekohes i fotografeve te njohur shqiptare e po aq i rendesishem ne historine e fotografise shqiptare.
Të drejtat Shqiperia.com . 2001 - 2022. Mundësuar nga ShqiperiaCom sh.p.k.