Ne galerine Fab hapet ekspozita Identitete Kolonjare me foto nga Dhimiter Vangjeli Prodani dhe misioni italian. Te veshur me kostume popullore, mbi shtate burra qendrojne te ulur ne shkallet e gurta te nje shtepie. Veshtrimi i tyre duket i fokusuar nga fotografi, ndersa fotoja duhet te jete bere rreth viteve 1910-1915. Pak me tej nje grua e veshur me fustan te gjate te zi mban ne dore nje tufe me lule, teksa pozon bri murit ne oborrin e shtepise, ku ka varur nje mbulese te qendisur me dore.
Prezantimi i kesaj ekspozite, ne ambientet e galerise Fab ku mblodhi shume kolonjare, eshte vetem nje hap drejt njohjes me punet e realizuara nga Dhimiter Vangjeli, ky artist i permasave te larta, puna e te cilit ka qendruar ne vite ne hije. Kjo ekspozite tregon se Shqiperia ka nje trashegimi fotografike te pashembullt ne Ballkan, e cila ka mbetur deri me sot e panjohur jo vetem pertej kufirit, por edhe brenda vendit. Keto foto te realizuara nga Vangjeli jane deshmi e nje kulture, dhe pohim i nje identiteti te thelle kombetar. ?
Të drejtat Shqiperia.com . 2001 - 2022. Mundësuar nga ShqiperiaCom sh.p.k.