Notice: compact(): Undefined variable: extras in /home/shqiperia/library/Zend/View/Helper/HeadLink.php on line 381

Notice: Undefined variable: reklama in /home/shqiperia/application/views/helpers/Reklama720.php on line 8

Ne galerine Fab hapet ekspozita Identitete Kolonjare me foto nga Dhimiter Vangjeli Prodani dhe misioni italian. Te veshur me kostume popullore, mbi shtate burra qendrojne te ulur ne shkallet e gurta te nje shtepie. Veshtrimi i tyre duket i fokusuar nga fotografi, ndersa fotoja duhet te jete bere rreth viteve 1910-1915. Pak me tej nje grua e veshur me fustan te gjate te zi mban ne dore nje tufe me lule, teksa pozon bri murit ne oborrin e shtepise, ku ka varur nje mbulese te qendisur me dore.

2 nga 8

Ekspozita eshte kuruar nga fotografi Roland Tasho dhe eshte mbeshtetur nga nje grup kolonjaresh si Enkelejd Joti, deputeti i zones, Alfred Dalipi, Edi Poda dhe Ylli Rakipi. Fotot jane marre nga arkivi i Bashkise se qytetit te Ersekes, te cilat i ishin sekuestruar Vangjelit me hyrjen e regjimit komunist ne vend. Ne arkiv, fotot kane qene te ruajtura si sekret. Teksa veshtron keto fotografi, joshesh nga stili dhe menyra e jeteses e qytetit e me shume se gjysmeshekulli me pare. Fotot tregojne nje kulture ne nivelin e jeteses dhe nje admirim per shkollen dhe nje lidhje me te ngushte mes njerezve dhe qytetit.


Notice: Undefined variable: reklama in /home/shqiperia/application/views/helpers/Reklama720.php on line 8

Reklama

Prona ne Tirane

Foto Flickr

Reklama