Në kuadër të 100-vjetorit të pavarësisë, Bashkia Tiranës në bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Basketbollit dhe Universitetin e Sporteve po organizon një turne basketbolli për ekipe të djemve nën moshën 14 vjeç, të titulluar Bam - Passarella 2012-të. Ky aktivitet, i pari në 22 vitet e fundit për këtë grupmoshë, ka si qëllim gjallërimin e jetës sportive të qytetit te Tiranës, për të bërë të mundur krijimin e një mjedisi sa më argëtues për fëmijët. Turneu është i shtrirë në 10 javë, i ndarë në 3 faza. Marrin pjesë 12 skuadra me një total prej 180 djemsh nën moshën 14 vjeç. Ne fazën e parë do të zhvillohen 30 ndeshje, në të dytën 15, kurse në fazën, që do mbahet me 1 qershor, do të zhvillohen 3 ndeshje. Aktiviteti zhvillohet në ambientet e Universitetit të Sporteve.
Datë 14 prill
15:00 Sonia Basket 1 - Teuta
15:00 Studenti 1 - Shkodra Basket
16:15 Superior Klima - Studenti 2
16:15 Sonia Basket 2 - Marsi Basket 1
17:30 ABC Valbona - Marsi Basket 2
17:30 Superior Klima 2 - Tirana
Datë 21 prill
15:00 Studenti 2 - Teuta
15:00 Shkodra Basket - Tirana
16:15 ABC Valbona - Sonia Basket
16:15 Sonia Basket 2 - Superior Klima 2
17:30 Marsi Basket 1 - Studenti 1
17:30 Marsi Basket 2 - Superior Klima