I shtyrë nga rrethanat, mendja e këtij artisti inskenon rrëmbimin e fëmijës së doktorit, i cili e operoi. Ai mendon se gjithçka do kalojë me mirëkuptim dhe humor, pas kthimit të fëmijës në familjen e prindërve të tij. Por gjërat nuk shkojnë ashtu siç i kishte parashikuar ai, pasi djali i vogël i doktorit zhduket.
Në këtë moment publiku do të njihet edhe me një tjetër familje të varfër shqiptare, fqinje të shkrimtarit. Të detyruar nga kushtet ekonomike, ata bien dakord të birësojnë djalin e tyre më të vogël tek një familje e pasur italiane. Luajnë aktorët Xhevahir Zeneli, Xhemil Tagani, Andon Qesari, Genc Fuga, Eliona Thomaraj, Esmeralda Kame, Arjeta Dhima, Klodiana Keco, etj.