Ditën e premte, më 20 prill, ora 19:00, në Teatrin e Operës dhe Baletit, do të zhvillohet një koncert nga orkestra sinfonike e Radio Televizionit Shqiptar me dirigjentin e mirënjohur Jetmir Barbullushi. Në këtë koncert do të interpretojnë solistët Aristidh Prosi(violincel), Admir Doci(kitare) dhe Reinald Foci(trompe). Programi do të përmbajë krijmtarinë e re të kompozitorit Aleksander Lalo.