Deri në datën 19 prill, piktori Parid Dule, çel ekspozitën e tij vetiake në Muzeun Historik Kombëtar. Kjo ekspozitë vjen pas një sërë ekspozitash të çelura nga viti 1979 në shumë qytete të Shqipërisë. Piktori lëvron gjininë e pikturës në vaj akuarel, pastel, miks,vizatime. Në këtë ekspozitë autori i inspiruar nga muzika e Vivaldit na sjell katër stinët të kompozuara me një larmi ngjyrash e koncept poetik. Pikturat e Paridit vijnë si natyrë e qetë, pejsazhe, kompozime, portrete. Janë rreth 57 tablo të përmasave të ndryshme të gjitha në teknikën e vajit në kanavacë.