|
|
- Lindja dhe zhvillimi i qyteteve ilire.
Njoftimet me te hershme te shkruara per ekzistencen e qyteteve ne Iliri
i takojne misit te shek IV para eres se re, por sic deshmojne dhe te dhenat
arkeologjike, zanafillen e tyre duhet ta kerkojme me heret, aty nga mesi
i shek V para eres se re.
Gjate shek IV-II para eres se re qyteti dhe jeta ne Iliri moren nje zhvillim
te vrullshem. Ato u zhvilluan vecanerisht ne krahinat e ultesires bregdetare,
nga Dyrrahu deri ne Apoloni. Qytetet ishin te ngritura mbi kodra te mbrojtura
nga pikepamja natyrore e te fortifikuara me mure rrethuese te ndertuara
me blloqe guresh te punuar. Ne arkitekturen e tyre te brendshme qytetet
ilire u ndertuan sipas shembullit te qyteteve bashkohese te Greqise, Maqedonise
dhe Epirit. Ne vendet me te mira ndertoheshin ngrehinat e rendesishme
shoqerore si tempujt, portiket, teatrot, stadiumet etj. Ne Bylis e Klos
u ndertuan teatro, ne Amantie e Bylis, stadiume.
Qyteti ilir isht para se gjithash qender ekonomike, ku krahas skllavopronareve
jetonin dhe vepronin dhe zejtaret dhe tregtaret. Qyteti kishte edhe funksion
uhstarak, shoqeror e kulturor. Periudha e zhvillimit dhe e lulezimit te
qytetit e te Kultures qytetare perkonte me kohen e fuqizimit me te madh
te shtetit Ilir.
Arti dhe Besimet
Ne epoken prehistorike iliret kishin te zhvilluar artin dekorativ, i cili
gjeti zbatim te gjere ne prodhimet e artizanatit, si ne enet prej balte
ashtu dhe ne objektet e zbukurimit prej bronzi. Motivet qe perdoreshin
me shpesh per zbukurim si trekendesha rombe, vija zigzage, rrathe etj
kishin qellim estetik, por dhe botekuptimor. Ne Lepenice te Vlores dhe
ne Tren te Korces jane gjetur piktura shkembore te bera me boje.
Gjate periudhes qytetare ilire, arti u zhvillua ne perputhje me artin
bashkekohor. U shfaq skulptura prej guri qe paraqiste shtatore me veshje
ilire. Perhapje te gjere mori punimi i terrakotave prej balte te cilat
paraqitnin kryesisht forma qe adhuronte popullsia ilire. Kulti me i perhapur
ishte kulti i Diellit i cili simbolizohej ne forme rrethi, ne forme spiralee
dhe kryqi te thyer. Shume i perhapur ka qene dhe kulti i gjarpreit.
Gjuha Ilire
Iliret flisnin nje gjuhe indoevropiane qe dallohej nga gjuhet e tjera
te kohes se lashte te ballkanit. Deri me sot nuk eshte zbuluar asnje mbishkrim
i plote i shkruar ne ilirisht. Me themelimin e kolonive greke dhe zhvillimin
e qyteteve ilire, perhapje te gjere mori gjuha e shkruar greke e me pas
ajo latine. Ne mbishkrimet e zbuluiara ka shume emra njerezish qe shpjegohen
me Ilirishten
|
|
|