Rendi Bashkësisë Primitive
Iliret
Iliret Shtese
Iliret ne shkrimet e Autoreve Antike
Shteti Ilir
Shtese
Lufterat Iliro-Romake
Arti dhe Kultura Ilire
Vendosja e Sundimit Romak
Iliria ne Antikitetin e Vone
 
 
 
 
 
 

 

Iliret ne shkrimet e Autoreve Antike

1. Shtepite e tyre jane ndertuar ne kete menyre: ne mes te liqenit, mbi trre te vene ne kryq, jane vendosur shtroja derrasash. Ato lidhen me token me anen e nje ure. Atje rronin ne kete menyre: Secili mbi keto shtroja kishte nje kasolle, ne te cilen banonte dhe kishte nje qepen te lidhur mire, i cili sherbente per te zbritur poshte ne liqen. Femijet e vegjel i lidhnin per kembe me litar, nga frika se mos binin poshte ne liqen. Peshk kapnin me shumce aq te madhe saqe ne qoftese ndonje e hapte qepenin, leshone me litar koshin e zbrazet dhe pas pak e terhiqte koshi mbushej plot me peshq. Herodoti, shek V para eres se re.
2. Ehste nje fushe, Helopia, shume pjellore dhe me luadhe te mira e te pasura, me dele dhe qe kembeharkuar… Ketu banojne burra me shume kopi gjedhesh. Hesiodi, shek VIII-VII para eres se re.
3. Thone se tek iliret e quajtur taulante bejne vere nga mjalti: pasi i shtrydhnin hojet, mjaltit i hedhin uje dhe e ziejne ne kazan, gjera te mbetet gjysma. Kete e hedhin nder ene prej balte dhe e lene gjersa perseri te mbetet gjysma, pastaj lengun e shtien nder ene prej druri. Ketu thone se e lene te fermentohet per nje kohe te gjate dhe behet si vere, dhe madje nje vere e embel dhe e forte. Kurse tani thone se kjo behet dhe ne disa vende te Hellades. Aristoteli, shek IV para eres se re.
4. Pastaj vjen Iliria, nje toke e gjate me shume popuj brenda. Thone se popullsia e saj eshte shume e madhe. Nga keta popuj disa banojne ne viset e brendshme, dule leruar token, disa te tjere anes detit Adriatik. Nje pale nga keta i binden pushtatit te basilejve, disa te tjere monarkeve dhe nje pale tjeter vetesundohen. Thone se keta i nderojne shume perendites, se jane shume te drejte dhe mikrpites, se e duan jeten shoqerore dhe jane te dhene pas nje jete shume te hijshme. Scymni, shek III-II para eres se re.
5. I gjithe bregdeti i Ilirise eshte me shume limane, si ne bregdetin e gjate, ashtu dhe ne ishujt e aferm, kurse perkundrazi, ana e Italise perballe s'ka limane. Gjithashtu i ngrohte dhe frytdhenes eshte ky vend, se eshte plot me ullishta dhe me vreshta te mira, pervec ne disa vende te pakta ku toka eshte fare e ashper. Straboni, shek I para eres se re.


Ka ardhur koha qe 
dhe ju te keni nje faqe ne web.


2001-2002 Shqiperia.com