Rendi Bashkësisë Primitive
Iliret
Iliret Shtese
Iliret ne shkrimet e Autoreve Antike
Shteti Ilir
Shtese
Lufterat Iliro-Romake
Arti dhe Kultura Ilire
Vendosja e Sundimit Romak
Iliria ne Antikitetin e Vone
 
 
 
 
 
 

 

SHTETI ILIR

Lindja dhe zhvillimi i shtetit Ilir.
Lindja e shtetit ilir u parapri nga krijimi i federatave fisnore, te cilat formoheshin nga lidhjet qe krijoheshin ndermjet fiseve te vogla. Federata te tilla ishin ato te taulanteve, enkelejve, moloseve, dardaneve etj. Ne krye te federates ishin bazileusi (mbreti), pushteti i te cilit erdhi duke u fuqizuar dhe me pas u be i trashegueshem.

Aty nga mesi i shek V para eres se re, iliret u futen ne rrugen e zhvillimit skllavopronar, kurse gjate shek IV-II para eres se re u vendosen marredheniet skllavopronare dhe u formua shteti Ilir. Ai ushtroi pushtetin e vet ne nje territor te gjere, qe perfshinte krahinat Luhnid ne kufi me Maqedonine, duke pasur si kufi ne veri Mbreterine Dardane. Qendra e shtetit ilir u zhvendos ne juglindje ku u formua Mbreteria e Enkelejve, ne jugperendim, Mbreteria e Taulanteve dhe me vone ne krahinat veriore, Mbreteria e Ardianeve.

Ne krahinat jugore u formua shtati i Epirit, i cili ne kohen e shtrires se tij me te gjere perfshinte territeret nga Vjoesa ne veri deri ne gjirin e Artes ne jug. Ne krahinat e brendshme jugore e qendrore ilire u formuan tri mbreteri te vogla: Mbreteria e Pajoneve, e Dardaneve dhe Athamaneve.

Mbreteria Ilire (shek V-III para eres se re)
Mbreteria Ilire u formua ne cerekun e fundit te shek V para eres se re ne lindje te Durresi nen udheheqejen e dinasties mbreterore te taulanteve. Ne kohen e fuqizimit te saj ajo zinte nje territor qe kishte si kufi jugor Lidhjen Molose (lumi i Vjoses) dhe kufi verior Federaten Liburne (lumin Narona). Ne lindje kufizohej me shtetin maqedon dhe me Federaten Dardane. Ne anen perendimore ndodheshin dy qytet-shtetet me te rendesisme te Adriatikut: Dyrrahu dhe Apolonia.

Qe ne fillimet e saj aristokracia ilire sunoi te perfshinte ne kufinje e shtetit te vet dhe Dyrrahun. Per kete arsye, mbreti i taulanteve u perzie ne luften civile qe plasi ne Dyrrah ne vitin 436 para eres se re ndermjet aristokracise dhe demokrateve ku mbajti anen e demokracise. Keshtu, duke u nisur nga Dyrrahu filloi konflikti i gjate i njohur ne histori si "Lufta e Peleponezit" ndermjet dy koalicioneve te medha greke te kryesuara nga Athina dhe Sparta (431-411). Peshen kryesore te kesaj lufte nga ana e fiseve ilire e mbajten enkelejte te cilet banonin ne treven e liqenit Lyhnid (te Ohrit). Per hir te kesaj peshe, ne krye te shtetit ilir u vune mbreterit e dinastise enkelease. Nen udheheqjen e tyre, ne vitin 423 para eres se re iliret korren nje sukse te madh pasu thyen ne kufinjte e tyre lindor forcat e bashkuara maqedonase dhe spartane.

Ne vitet 393-350 para eres se re ne krye te shtetit te enkelejve erdhi Bardhyli i cili u shqua si komandat ushtarak dhe udheheqes politik. Ai ishkeputi Maqedonise mjaft toka dhe i detyroi mbreteri e saj te paguanin taksa. Duke nderhyre ushtarakisht, Bardhyli vendosi nen sundimin e vet dhe Mbreterine Molose. Por ne fund te jetes se tij, raporti i forcave ndryshoi ne dem te Ilirise.

Pasardhesit e Bardhylit nuk qene ne gjendje ta rimerrnin veten, per me teper kur ne fronin maqedon erdhi Aleksandri i Maqedonise, i cili ne betejen qe u zhvilluar ne Pelian 355 para eres se re mundi ushtrine e Mbreterise Ilire.

Kjo renie qe e perkohshme. Pasi vdiq Aleksandri (323), Mbreteria Iliri rifitoi pavaresine, kete radhe nen udheheqjen e Glaukise, mbret i Taulanteve. Ne lufte kunder Maqedonise, Glaukia pati disa humbje por pastaj korri suksese te medha. Ai rifitoi tokat e humbura ne lindje dhe me pas 312 para eresse re mori Dyrrahun dhe Apolonine, kurse tre vjet me vone nderhyri ne shtetin molos duke vendosu ne fron Pirron.

Gjate kohes se sundit te Glaukias, rreziku maqedon erdhi duke u dobesuar. Pas vdekjes se tij mbreterise Ilire i lindi nga jugu nje rrezik i madh i shtatit molos i cili gjate sundimit te Pirros u be fuqia me e madhe e Ballkanit.

Shteti i Epirit
Ne kohen antike treva qe shtrihej nga lumi Vjosa ne veri, deri ne gjirin e Ambrakise ne jug dhe pertej detit Jon deri ne malet e Pindit ne lindje, formonte nje njesi gjeografike e politike me vete, qe njihej me emrin Epor (apeiros-toke, stere). Ne kete treve banonin 14 fise, si Tesprotet, Kaonet, Moloset etj, te cilet sipas burimeve te shkruara te autoreve antike greke, ishin "barbare", dmth popuj jo greke.

Rolin kryesor ne formimin e federates epirote e luajten moloset, prandaj ne fillim u quajt koinoni molos. Koninoni mori tiparet e nje shteti gjate sjysmes se pare te shek. IV para eres se re, kur ne pushtet erdhi dinastia e Ajakideve. Ne fillim Mbreteria Epirote qe shume e dobet per shkak te grindjeve te brendshme. Ne fillim te shek III para eres se re keto grindje u kapercyen kur pushtetin e mori ne dore Pirroja i Epirit (297-272 para eres se re).

Pirroja u tregua qysh ne fillim nje sundimtar i shkathet dhe perqendroi gjithe pushtetin e ne duart e veta. Gjate sundimit te tij shteti epirot u be fuqi e renresishme e kohes me nje fuqi te madhe ushtarake, si dhe me nje autoritet politik te shquar ne Mesdhe, Pirroja vendosi marredhenie diplomatike me nje sere shtetesh te fuqishme dhe i forcoi keto lidhje me martesa te shumta qe beri me bijat e sundimtareve te tjere. Ai i kushtoi nje vemendje te vecante organizmit te ushtrise dhe perpunimit te nje strategjie efektive ushtarake e cila i sherbeu per te ndermarre nje sere fushatash ushtarake. Pirroja i zgjeroi territoret e shtetit te Epirit duke pushtuar vise te Maqedonise deri ne lumin Vardar, ne jug pushtoi territore te Greqise deri ne gjirin e Korintit, kurse ne Veri i shtriu kufinjte e shtetit te tij deri ne Shkumbin.

Fuqizimi ekonomik e ushtarak ia arrit aristokracise epirote lakmine per pushtime te tjera. Rasi u gjet kur Tarenti, nje qytet i Italise se Jugut, u kerkoi epiroteve ndihme per t'u mbrojtur nga Roma. Ne lufterat qe zhvilloi Pirroja ne Itali, i theu keqas romaket, por edhe epirotet pesuan humbje te medha. Pas disa fitoresh qe arriti edhe ne Sicili, si dhe pas humbjes qe pesoin ne vitin 273 para eres se re u kthye ne Epir ku perseri nuk ndenji i qete. Me ushtrite e tij hyri ne Greqi por u vra gjate luftes qe zhvilloi 272 para eres se re ne qytetin Argo te Korintit.

Pas vdekjes se Pirros ne Epir shperthyen perseri konflitet e brendshme te cilat cuan ne dobesimin e mbreterise se Epirit dhe ngushtimin e kufinjve te saj. Me 234 para eres se re vendin e monarkise e zuri republika e federuar me emrin "Lidhja Epirote" me kryeqytet Finiqin afer Sarandes.

Mbreteris Dardane
Ne fillim te shek.III para eres se re ne treven qendrore te Ballkanit spikati Mbreteria Dardane si nje organizim politik i rendesishem. Duke zene gjithe territorin e sotem te Kosoves, ajo shtrihej ne veri deri ne Nish, kurse ne jug perfshinte Shkupin. Ne trojet e saj banonin fise te ndryshme ilire por rolin kryesor e luante fisi i dardaneve.

Mbreteria Dardane u formua ne mjedisin e lufterave te vazhdueshme qe fiset ilire te kesaj treve u detyruan te zhvillonin kunder maqedoneve, te cilet sunonin te vendosnin hegjemonine ne Ballkan. Ne kete lufte te gjate mbrojtese dardanet lidhen aleanca me fiset e tjera ilire qe kercenoheshin nga ekspansioni maqedon. Konfliktet me Maqedonine u nderprene per pak kohe, rreth vitit 280 para eres se re kur keltet e ardhur nga veriu ndermoren nje fushate per pushtimin e Dardanise , Maqedonise dhe Greqise. Dardanet dhane nje ndihmese te rendesishme ne shpartallimin e kelteve por pasi kaloi rreziku i tyre, maqedonet rifillian perpjekjet e vjetra per te nenshtruar Dardanine. Keto luftera moren perpjesetime te medha nga fundi i shek III para eres se re. Megjithate, Mbreteria Dardane i perballoi te gjitha fushatat ushtarake qe ndermori Maqedonia ne fund te shek III para eres se re. Ne vitin 200 para eres se re Mbreteria Dardane qendronte e fuqishme ne kufinjte e saj historike.



Ka ardhur koha qe 
dhe ju te keni nje faqe ne web.


2001-2002 Shqiperia.com