|
|
HISTORIA E LASHTE
-Rendi i Bashkesise Primitve
Fillimet e shoqerise njerezore
Gjurmet me te hershme te ekzistences se njeriut ne territorin e Shqiperise
shfaen ne kohen e paleolitit (furit te vjeter). Deshmite arkoelogjike
i kemi nga vendbanimi i Xares, 3 km ne jug te Butrinit, nga shpella e
Gajtanit, 5 km ne lindje te Shkodres dhe nga vendbanimi i Kryegjates (zbuluar
tani se fundi ne afersi te Apolonise). Ne keto stacione jane gjetur vegla
te veshjes. Teknika e punimit te veglave prej stralli, si dhe kockat e
kafsheve te gjetura bashke me to, deshmojne se keto vendbanime kane filluar
te bahohen nga fundi i paleolitit te mesem, rreth 50 000 vjet me pare.
Njerezit e kesaj kohe i takonin tipit fizik te neandertalit dhe ushqeheshin
kryesisht me gjah, rrenje dhe fruta. Klima e ftohte i deturonte ata te
mbroheshin duke u veshur me lekuren e kafsheve te efra. Me anen e ferkimit
te objekteve (dru me dru etj.), njeriu i neandertalit mesoi te ndizte
zjarrin, te cilin e perdori me sukses kunder te ftohtit dhe kafsheve te
egra. Ne lufte me veshtiresite e natyres u forcuan lidhjet ndermjet anetareve
te grupeve. Lidhjet e gjakut dhe bashkepunimi cuan shkalle shkalle ne
krihimin e bashkesive primitve, te majmunit-njeriut te neandertalit.
Gjate paleolitit te larte (30 000 - 10 000 vjet para eres se re) pati
nje shtrirje me te madhe te vendbanimeve ne gjithe territorin e Shqiperise,
si ne Xare, Konispol, Shen Marine, Kryegjate, Rreza e Dajtit, Gajtan etj.
Ne keto vendbanime jane gjetur fosile kafshesh, mbeturina te zjarrit,
si dhe vegla pune prej stralli, te cilat deshmojne per persosjen e teknikes
se punimit te veglave te punes. Kjo u shoqerua me ndryshimin e pershkallezuar
te vete njeriut, i cili u shkeput perfundimisht nga bota e kafsheve, duke
forumuar homo sapiens-in (njeriun e sotem).
Keta njerez me "arsy" formuan grupe te qendrueshme jo vetem
nga menyra e jeteses dhe e sigurimit kolektiv te ushqimit, por dhe nga
lidhjet e gjakut, nga origjina e tyre e perbashket. Keshtu u formuan berthamat
e para te organizimit shoqeror, bashkesia matriarkale.
Territori i vendit tone vazhdoi te banohej edhe gjate epokes se mezolitit
(gurit te mesem 10 000-7000 para eres se re) dhe kjo deshmohet dhe nga
mbeturinat e veprimtarise njerezore ne shpellen e Konispolit, nga vendbanimi
i Vlushes (Skrapar) dhe i Kryegjates. Ne keto stacione jane zbuluar vegla
stralli me forma tipike mezolitike.
Lulezimi i bashkesise matriarkale ne naolit
Gjate epokes se neolitit (gurit te ri), 7000-3500 vjet para eres se re
u bene ndryshime te rendesishme ne zhvillimin ekonik e kulturor. Njeriu,
nga skllav i natyres sic ishte ne paleolit, u shnderrua pak nga pak ne
zoterues te saj. Linden dhe u zhvilluan bujqesia e blegtoria, prodhimi
i eneve prej balte, tjerrja dhe endja e pelhurave, teknika e ndertimit
te banesave. U persos teknika e punimit te veglave prej stralli e kocke
dhe hyri ne perdorim teknika e puminit te gurit me ane te prerje dhe lemimit.
Per kete arsye kjo epoke quhet ndryshe dhe epoka e gurit te lemuar.
Gjate epokes se neolitit, territori i Shqiperise ka qene shume i banuar.
Dhjetera vendbanime te zbuluara e te studiuara, me shtrirje ne gjithe
territorin jane te vendosura ne fusha pjellore, ne tarraca lumore e ne
shpella. Banesat ishin ne kasolle te thjeshta te lyera e te shtryara me
balte. Ne Dunavec jane zbuluar banesa te ngritura mbi hunj. Jeta esedentare
e tyre ishte e kushtezuar nga zvillimi i bujqesise e blegtorise dhe kjo
coi ne marrjen me veprimtari te tjera, si persosja e punimit te veglave
te punes prej furi e kocka, tjerrja dhe endja dhe vecanerisht pergatitja
e eneve prej balte.
Ky zhvillim kulturor mund te konkretizohet nepermjet vendbanime te Podgorices,
Dunavecit e Maliqit (rrethi i Korces) te cilat deshmojne per perparimin
e gjithanshem ekonik, ku rolin paresor e luante gruaja. Ajo merrej me
bujqesine, me punimin e qeramokes, ruante zjarrin dhe kujdesej per rritjen
e femijeve. Paraqitja e saj ne figurat prej balte deshmon se ajo gezonte
pozite sunduese ne gjini. Tregues i rendesishm i gjinise matriakale ishte
dhe martesa me cifte.
Banoret e lashte te vendit tone ne eneolit
Zbulimet e bera ne vendbanimin e Maliqit deshmojne se rreth mesit te mijevjecarit
te kart para eres se re, banoret e tjelashte te Shqiperise prodhuan veglat
e para prej bakri, ndaj kjo epoke mori emrin eneolitike (baker-gur 3500-3000
para eres se re). Ne kete periudhe u persos punimi i eneve prej balte,
i veglave te punes prej guri e kocke dhe u zhvillua me tej bujqesia e
blegtoria te cilat u cuan pak nga pak ne nje ndryshim cileso, ne vecimin
e bujqesis nga blegtoria. Per rrjedhoje u bene ndryshime dhe ne organizimin
shoqeror, filloi shthurja e gjines matriarkale dhe lindja e marredhenieve
te reja patriarkale.
Si rezultat i perparimeve ekonomike e kulturore qe u bene ne te gjitha
veprimtarie e shoqerise eneolitike, nga fundi i epokes u arrit te formohej
nje bashkesi e gjere kulturore, bartesit e se ciles ne pikepamje gjuhesore
ishin paleoindoevrpopiane. Sipas burimeve te autoroeve te vjeter, si Homeri,
Hesiodi, Herodoti etj, kjo popullsi e hershme e Gadishullit Ballkanik
ishte pellazge ndaj dhe banoret e tejlashte te territorit te vendit tone
mund te quheshin pellazge.
|
|
|