-Riforcimi i Mbreterise Ilire
(251-230 para eres se re)
Ne mesin e shek. III para eres se re ne krye te mbreterise Ilire dolen ardianet.
Aristokracia skllavopronare ardiane, e cila kishte krijuar nje organizim
te mire ushtarak, ne vitin 251 para eres se re mori ne dore pushtetin dhe
perfaqesuesi i saj u be Pleurati. Keshtu, ne fuqi erdhi dinastia ardiane,
qe sundoi per me teper se 80 vjet, me kryeqytet Shkodren.
Ne lufte me keltet, ardianet arriten t'i debonin ata pertej lumit Narona,
kurse ne jug arriten te rrezonin mbreterite e vjetra te enkelejve e te
taulanteve, duke e shtrire pushtetin e tyre ne tere Ilirine e Jugut.
Pas vdekjes se Peluratit ne vitin 250 para eres se re erdhi ne fron Agroni,
i biri i tij, i cili sundoi per 20 vjet. Gjate sundimit te Agronit shteti
ilir beri hapa te medhenj perpara ne fushen ekonomike, politike dhe ushtarake.
U krijua nje ushtri e forte dhe nje flote e fuqishme, u forcua pushteti
qendror ne dem te autonomise lokale: U rivendosen kufinjte e meparshem
qe nga Vjosa deri ne Narona, me perjashtim te tri kolonive bregdetare:
Dyrrahu, Apolonise dhe Ises. Mbreteria Ilire u be nje shtet i forte dhe
nje fuqi detare. Lundrimi ne Adriatik u fut nen kontrollin e flotes Ilire.
Me vdekjen e Agronit ne krye te shteti erdhi gruaje e tij Teuta, e cila
nuk ndryshoi politiken e jashtme te shteti ilir. Duke mbajtur aleancen
me Maqedonine, Teuta ne vitin 230 para eres se re nisi kunder Epirit ushtrine
dhe floten Ilire. Ekspedita perfundoi me sukses dhe Republika e Epirit
hyri ne varesine e Mbreterise Ilire.
Ne vitin 229 para eres se re Teuta iu drejtua qyteteve bregdetare. Meqenese
Dyrrahu dhe Isa rezistuan, flota ilire nen komanden e Dhimiter Farit iu
drejtua Korkure dhe pasi shpartalloi floten greke, e pushtoi ate. Keto
fitore e bene Mbreterine Ilire nje nga fuqite me te medha te pellgut te
Mesdheut.
Lufta e Pare Iliro-Romake (229-228 para eres se re)
Rritja e fuqizimi i Mbreterise Ilire vuri ne shqetesim jo vetem shtetet
e Greqise por dhe Republiken e Romes, e cila synonte te sundonte ne detin
Adriatik. Ne vjeshte te vitit 229 para eres se re Roma filloi luften kunder
Mbreterise Ilire.
Fati i luftes me Romen nuk u percaktua aq nga veprimet luftarake sesa
nga dobesite e brendshme te shtetit Ilir. Qytetet e medha si Dyrrahu,
Apolonia dhe Isa te cilat perbanin mbeshtetjen kryesore te mbrojtjes u
bashkuan me romaket. Njeri nga komandatet e Teutes Dhimiter Fari tradhetoi
dhe ia doresoi armikut floten Ilire dhe ishullin e Korkyres. Ne keto kushte
Teuta u detyrua te nenshkruante paqen me Romen.
Kushtet e paqes se vitit 228 para eres se re qene te renda per Mbreterine
Ilire. Teuta detyrohej t'u paguante romakeve nje takse, te hiqte dore
nga pjesa me e madhe e Ilirise dhe te mos lundronte ne jug te Lisit me
me shume se dy anije. Keshtu Mbreteria Ilire u reduktua ne nje shtet te
vogel ne veri te Lisit.
Lufta e Dyte Iliro-Romake (219-219 para eres se re)
Pas nenshkrimit te paqes u duk sikur ne Iliri qe vendosur plotesisht sundimi
Romak. Por ngjarjet tregojne se as iliret, as fqinjet e tyre maqedonet
nuk u pajtuan me gjendjen e krijuar. Ne vitet qe pasuan, Dhimiter Fari
u be mekembes i Mbreterise Ilire ne vend te Teutes e cila ishte larguar
nga froni. Dhimiter Fari e shtriu pushtetin e tij mbi gjithe Mbreterine
Ilire dhe ndermori nje politike te pavarur nga Roma; ai lidhi aleance
me Maqedonine, mekembi ushtrine, ndertoi nje flote te fuqishme dhe u be
nje kundershtar i ri per Romen.
Roma nuk mund ta lejonte kete fuqizim te ri te Mbreterise Ilire dhe me
219 para eres se re i shpalli lufte. Edhe kete radhe iliret vuanin nga
percarjet e brendshme. Nje pjese e aristokracise skllavopronare me ne
krye Skerdilaidin, kaloi ne anen e romakeve. Me 218 para eres se re pas
dy betejave shume te ashpra, njera ne Dimal (midis Fierit e Beratit) dhe
te tjera ne ishullin e Farit (Dalmacine Jugore), Dhimiter Fari u mund
dhe u largua per ne Maqedoni. Ne keto kushte Roma e cila kishte shqetesimet
e saj te brendshme lidhi me te shpejte nje marreveshje me Skerdilaidin
i cili u be sundimtar i shtetit Ilir dhe detyrohej ti paguante Romes disa
taksa.
Lufta e Trete Iliro Romake (170-167 para eres se re)
Pas luftes qe perfundoi me fitoren e Romes, ndikimi i saj mbi shtetin
Ilir erdhi duke u rritur. Kjo beri qe forcat antiromake ne Ilir te zgjeroheshin.
Pleurati (i biri i Skerdilaidit), me gjithe perpjekjet qe beri, nuk qe
ne gjendje te clirohej nga vartesia e Romes. \
Hipja ne fron e Gentit me 181 para eres se re shenon nje etape te re
per shtetin Ilir. Ai u perpoq shume per forcimin ekonomik e politik te
shtetit ilir. Ai synoi te vendoste nje sistem monetar te perbashket per
gjithe mbreterine. Nder masat qe mori, perqendroi pushtetin ne duart e
tij, forcoi ushtrine dhe floten, lidhi miqesi me shtetet fqinje dhe me
Maqednie, kundershtaren e re te Romes ne Ballkan. Me fillimin e luftes
ndermjet Romes e Maqedonise ne vitin 171 para eres se re iliret u rreshtuan
ne aleancen tripaleshe antiromake iliro-maqedono-epirote.
Flota Ilire filloi veprimet luftarake ne det po nuk arriti dot te pengonte
romaket te cilet ne vitin 168 para eres se re zbarkuan me ushtri te shumta
ne brigjet e Ilirise. Romaket i perqendruan ushtrite e tyre ne Genus (Shkumbin)
e prej andej pushtuan qendrat e rendesishme gjate rruges dhe u gjenden
para mureve te Shkodres. Ne vend qe forcat ilire te qendronin brenda mureve
te qytetit, Genti e nxorri ushtrine e vet nga keshtjella dhe u sulmoi
romaket ne fushe te hapur, pikerisht aty ku kerkonte armiku. Ndeshja perfundoi
me thyerjen e plote te ushtrise ilire. Genti u dorezua rob me gjithe familjen
dhe u dergua si rob ne Rome. (Varri i tij ndodhet ne Umbio, Gubio)
Pas fitores mbi Shkodren, romaket iu drejtuan Maqedonise e cila gjithashtu
pesoi disfate. Nje vit me vone me 167 para eres se re romaket pushtuan
dhe Epirin.
Pas mbarimit te Luftes se Trete Iliro-Romake, Iliria e Jugut u copetua
dhe u shkaterrua ekonomikisht, qytetet dhe fshatrat u plackiten dhe u
rrenuan. Per Iliret dhe Epirotet filloi nje periudhe e gjate e sundimit
romak e cila vazhdoi dhe per me teper se pese shekuj e gjysem.
|