Struktura e Kapitalit Aksioner te Bankave ne Shqiperi

Struktura e Kapitalit Aksioner te Bankave ne Shqiperi
Sistemi bankar shqiptar filloi të zhvillohet me strukturën e ekonomisë së tregut në vitin 1992, kur u krijua edhe fillimisht sistemi me 2 nivele: Banka Qëndrore dhe bankat e nivelit të dytë. Në vitin 1992, ekzistonin tre banka me kapital shtetëror: Banka e Kursimeve, Banka Kombëtare Tregtare dhe Banka Tregtare Agrare. Gjatë 20 viteve të fundit është shënuar një progress i dukshëm në këtë sistem, përmes zgjerimit të bankave të reja private, privatizimit dhe ristrukturimit të bankave shtetërore, shtrimit të rrjetit bankar, përmirësimit të legjislacionit dhe zhvillimit të teknologjisë.

Tashmë sistemi karakterizohet nga një numër relativisht I madh bankash private (16), i financuar kryesisht nga depozitat e publikut, dhe i fokusuar në aktivitetin e kredidhënies, kryesisht për bizneset. Struktura e kapitalit aksioner të bankave në Shqipëri pasqyrohet në tabelën e mëposhtme:


Burimi: Banka e Shqipërisë
Komentet dhe analiza: ODA (Open Data Albania)

Sikurse mund të vihet re, i gjithë sistemi bankar tashmë është i privatizuar, dhe pjesa më e madhe e kapitalit zotërohet nga entitete të huaja. Grafikisht shpërndarja sipas origjinës së kapitalit aksioner paraqitet si më poshtë:




Vendi që mban pjesën më të madhe të peshës së kapitalit është Greqia me 25%, dhe pastaj vjen Italia me 12%, ndërkohe kapitali me burim vendas zë 11.4%. Vende të tjera me peshë të rëndësishme janë Austria, Zvicra, Gjermania, Kuvajti dhe Turqia.

Sistemi bankar shqiptar nuk paraqet një përqëndrim të theksuar në një vend të caktuar, dhe kjo mund të konsiderohet si një element pozitiv për shkak të efekteve të diversifikimit.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama