Ajo ka paur nje plastik fytyre, nje ekspresion dhe kete e ka treguar gjithnje nepermjet ekranit”, thote Roza. Por koleget e saj mendojne se perfshirja e Marjanes ne Trupen e Teatrit Kombetar eshte i vonuar. Bujar Asqeriu, me te cilin Marjana ka intepretuar tek pjesa “Kengetarja tullace” thote se ajo shquhet per indvidualitetin krijues te personazhit. “Mariana ne konfiguracionin e saj, krijoi nje aktore me nuanca te spikatura individuale. Eshte shume e rendesishme qe te konsolidosh nje individualitet tendin”, shprehet Asqeriu. Por ne galerine e personazheve qe Marjana ka krijuar, roli me i dashur i saj eshte ai tek “Komedia Venecia” i Spiro Dunit. Pronarja e nje shtepie publike qe kthehet tek dashuria e pare, “realizmi magjik” mesa duket e ka mrekulluar.
Optimiste e lindur, per Asqeriun, Marjana ne jeten e perditshme njihet ne kete menyre: “Kaq e kendshme sa eshte ne skene, eshte edhe ne jete”, thote Bujari. Ndersa Roza Anagnosti ne kete fund-viti percjelle kete urim: “I uroj Marianes cdo te mire dhe kam besim se ajo do te krijoje figura artiske ne te ardhmen”, shprehet Roza.