Shqiperi viti 2009 me disa divorce te personaliteteve te njohura

Shqipëri, viti 2009 me disa divorce të personaliteteve të njohura
Duket që shkoi ka qenë një ters edhe për personalitetet e njohura shqiptare, pasi që viti 2009 ka qenë i mbushur me disa divorce, ku më së shumti te këngëtarët dhe politikanët. Kërkesa për shkurorëzim e sopranos Inva Mula është kthyer në një telenovelë, për të cilën seria tjetër është caktuar në vitin 2010-të. Aida Shtino, prezantuesja e emisionit "Njerëz të Humbur" në TV Klan, është një tjetër emër, që shkaktoi habi për ndarjen nga bashkëshorti i saj. Si person që bashkonte familjet, Shtinos i ndodh të humbë bashkëshortin e vet. Një tjetër emër i rëndësishëm i botës së televizionit është edhe Ketrin Gjoçaj, së cilës kohët e fundit i është dashur shpesh të shkojë në sallën e gjyqit përballë togave të zeza, duke kërkuar zgjidhje martese. Por, në këtë bum ndarjesh nuk mungojnë as politikanët. Ndër më të përfolurit është kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Astrit Patozi, i cili këtë vit ka marrë vendimin t'i japë fund martesës më bashkëshorten e tij Enkelejda. Një tjetër politikan, të cilit i është dashur shpesh të ngjitë shkallët e gjykatës së Tiranës është edhe Gaqo Apostoli, të cilit i është caktuar data më 27 janar për të vijuar seancën e radhës për shkurorëzim. Por, ajo çfarë bie në sy në të gjitha kërkesat me objekt "zgjidhje martese" është fakti mospërcaktim i fajësisë. Pra, çiftet VIP kanë kërkuar divorcin, por duke fshehur shkaqet e vërteta, se pse kanë arritur deri në shkatërrimin e familjes.



Gazeta Shekulli

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama